web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i zhgënjeu/ Nishani inkurajon demokratët: Keni bërë të pamundurën në këto zgjedhje

28 Prill 2021, 20:12, Politikë CNA

Ish presidenti Bujar Nishani ka inkurajuar të gjithë demokratët, të cilët u zhgënjyen sërish nga Lulzim Basha në këto zgjedhje.

I ftuar në Syri tv, Nishani tha se demokratët kanë sakrifikuar dhe bërë të pamundurën në këto zgjedhje, ndaj dëshpërimin duhet ta kthejnë në forcë dhe besim.

?Dua që ti inkurajoj të gjithë ata mijëra demokratë që kanë sakrifikuar  dhe sakrifica e tyre është përkthyer në pushtete për shumë veta në Partinë Demokratike, ata kanë bërë të pamundurën në këto zgjedhje, janë ende të traumatizuar, por unë besoj që ai dëshpërimi i madh që kanë të kthehet në një besim sepse forca e vërtete është tek ata.

Nëse ata munden dhe duan që të kemi një Parti Demokratike të shekullit që po jetojmë, të vizionit të vitit 2031, jo 2021, absolutisht forca është tek ata?./CNA.al





Lajmet e fundit nga