“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Dy analistë amerikanë thonë se forcat politike në Shqipëri duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave dhe demokratizimit. Profesori Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe Damon Wilson i Këshillit të Atlantikut, thanë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara duan të shikojnë integrimin e Shqipërisë dhe forcimin e institucioneve, përfshirë pavarësinë e gjyqësorit dhe funksionimin e parlamentit. Me analistët bisedoi Keida Kostreci.
Zoti Serwer thotë se pas zgjedhjeve duhert të respektohen rezultatet dhe duhet punuar drejt konsolidimit të institucioneve.
?Rruga përpara është me pjesëmarrjen e plotë të opozitës dhe duke respektuar opozitën, por edhe respektimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe përgjegjësive të partisë qeverisëse. Dhe ato përgjegjësi përfshijnë konsolidimin e institucioneve demokratike, veçanërisht të gjyqësorit të pavarur?, thotë ai.
Zoti Wilson, zv/president ekzekutiv në Këshillin e Atlantikut thotë se ka pasur shumë pasiguri në Bruksel dhe Uashington për ritmin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
?Kështu shpresoj që ky mandat të jetë sinjal për qeverinë, por edhe për opozitën se ky është një mandat që i duhet vendit për të ecur përpara në disa nga çështjet kryesore si sundimi i ligjit dhe masat antikorrupsion, për të çuar përpara procesin e anëtarësimit në BE?, tha ai për Zërin e Amerikës.
Ai thotë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që ky proces të fillojë në verë. Zoti Wilson thotë gjithashtu se zgjedhjet dërguan edhe sinjalin që njerëzit duan të shohin opozitën të luajë rolin e saj.
?Njerëzit duan të shohin demokracinë në funksionim, duan të shohin opozitën të marrë pjesë në demokracinë parlamentare të Shqipërisë dhe të jetë opozitë aktive brenda parlamentit, mbështetëse e interesave të vendit”, shton zoti Wilson.
Zoti Serwer dhe zoti Wilson thonë se megjithë disa probleme duket se zgjedhjet ishim më të mira se në të kaluarën.
Zoti Serwer është dakord me përfundimet e vëzhguesve të ODIHR-it si për anët pozitive edhe për shqetësimet që ngrenë ata. Zoti Serwer thotë në lidhje me shitblerjen e votave se sa më shumë rritet mirëqenia dhe të ardhurat individuale, aq më e kushtueshme bëhet të blihet vota.
Por ai shqetësohet sidomos për përdorimin e administratës në shërbim të partisë, pasi e sheh si një problem më afatgjatë.
?Abuzimi me detyrën më duket se është një kritikë shumë më e thellë. Dhe ne duhet të shmangim kapjen e shtetit nga forcat politike. Dhe sidomos kur zgjidhet i njëjti kryeministër tre herë me radhë ka një rrezik për kapjen e shtetit?, tha ai.
Zoti Wilson bie dakord me nevojën për ta shmangur një gjë të tillë.
?Shqipëria po shqyrtohet me kujdes. Ende nuk ka filluar procesin e pranimit real për Bashkimin Evropian për shkak të disa dyshimeve që shumë hartues të politikave në Evropë që kanëlidhje me angazhimin e saj për sundimin e ligjit?, tha ai.
Zoti Serwer thotë se megjithëse ka pasur përparim në vend, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të shqetësuara për probleme si sundimi i ligjit dhe korrupsioni. Ashtu si edhe shqiptarët, thotë ai.
?Unë nuk pres nga askush në demokraci që të jetë i kënaqur. Ata duhet të kërkojnë nga qeveria e tyre atë që duan. Dhe një nga shqetësimet kryesore të popullit shqiptar tani është korrupsioni dhe sundimi i ligjit dhe vendet e punës.?
Zoti Wilson thotë se SHBA nuk mbështet palët por Shqipërinë.
?Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mbështesin një kandidat të veçantë, apo një person apo një individ. Nuk funskionon kështu, kur je një anëtar i NATO-s dhe je në rrugën për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian?, thotë ai.
Zv/Presidenti i Këshillit të Atlantikut thotë se mandati i tretë do të jetë një shans për shumicën për të fituar besimin e duhur për integrim.
?Është një mandat për ta marrë seriozisht këtë proces, për të përshpejtuar përpjekjen e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe për t’u bashkuar me familjen e vendeve të BE-së, ashtu siç ka hyrë në aleancën e NATO-s. Tani është koha për të parë Shqipërinë në atë familje dhe në atë komunitet.?
Të dy analistët bien dakord se angazhimi i shprehur nga Shtetet e Bashkuara ndaj proceseve në Ballkan, është që sinjal që Shqipëria dhe vendet e tjera të vazhdojnë në rrugën e reformave të nevojshme dhe demokratizimit.
Një aksident ka ndodhur në hyrje të Sarandës ku dy automjete...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët n...
Një banesë në katin e pestë të një pallat në Korçë është për...
Avokati Spartak Ngjela e konsideroi rezultatin e deritanishë...
Në KZAZ numër 32 në Tiranë në shkollën ‘Hoxha Tasim’ është ...
Partia Demokratike ka arritur të triumfojë në Njësinë 9 në k...
Zbardhet bilanci i krimeve zgjedhore në vend dy ditë para dh...
Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit.Der...
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë...
Shtyhet sërish afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar...
Procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin po shkon d...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Po...
Partia Socialiste ka mundur të marrë mandatin e pestë në qar...
Në qarkun e Shkodrës janë duke u numëruar nëntë kutitë e fun...
Mbyllet numërimi i votave në Shijak.Në këtë bashki si në pje...
Ka përfunduar numërimi i votave në të gjithë Qarkun e Vlorës...
Po shkon drejt përfundimit numërimi I votave në qarkun e Elb...
Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ me nr. 59 ku u numër...
“Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit (...
Një vëzhgues i PD-së në një prej qendrave të numërimit ka pr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...