web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në Durrës do përmbysim rezultatin”/ Bylykbashi: Marrim tetë mandate, ja si do e mbrojmë votën

18 Prill 2021, 10:28, Politikë CNA

Kandidati i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka bërë një parashikim të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit, në bazë të vlerësimit që kanë marrë gjatë fushatës elektorale.

Në një intervistë për CNA.al Bylykbashi tha se, në këto zgjedhje do të ketë një përmbysje në krah të kundërt të rezultatit, ku këtë herë ndryshe nga vitet e tjera do të jetë PD që do marrë 8 mandate.

I renditur i katërti në listën e qarkut të Durrësit, Bylykbashi tha se, PS gjithmonë ka arritur të mbajë pushtetin në qytetin bregdetar përmes bandave kriminale, duke shtuar se një gjë e tillë u vërtetua nga dosja e famshme ?339?.

?Duke vlerësuar frymën e madhe kundër qeverisë dhe pranimi gjithmonë e më shumë i ofertës pozitive të PD që do të ulë taksat, do të reduktojë shtetin, do të ulë në mënyrë të dukshme instrumentet e kontrollit mbi ekonominë dhe me një seri masash të tjera, të cilat në mënyrë të thjeshtë apo komplekse, të perceptuara nga qytetari i thjeshtë apo nga profesionisti ne gjykojmë që PD dhe opozita do të marrë 8 mandate në qarkun e Durrësit.

Do të jetë një përmbysje në krahun e kundërt në raport me rezultatin e vitit 2017, kur PS mori 8 mandate por që dosja ?339? tregoi qartë se si ishin fituar ato 8 mandate, me dhunën mbi komisionerët, administratën, nga njëra anë dhe organizatat kriminale nga ana tjetër. Kjo është një bindje që ndahet çdo ditë e më shumë nga ne që jemi në fushatë por edhe nga qytetarë të thjeshtë. Të gjithë thonë që këtij pushteti i ka ardhur fundi dhe ndryshimi që do të vijë në 25 prill do të jetë i madh?, tha Bylykbashi për CNA.al.

Kandidati i PD në fund u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, ndërsa theksoi se, opozita ka marrë disa masa të brendshme për të mbrojtur votën.

?Mesazhi im është dilni të votoni masivisht. Vota është e lirë. Janë marrë masa për ta mbrojtur këtë votë përmes një serie të brendshme masash. Opozita do të jetë në komisione dhe kudo për të mbrojtur votën, pra dilni dhe votoni se është mënyra më e mirë kundër këtij regjimi që po i vjedh përditë shqiptarët. Dilni dhe votoni për PD dhe Aleanca për Ndryshim për të bërë mundur integrimin e vendit në BE?, tha Bylykbashi në intervistë për CNA.al.





Lajmet e fundit nga