web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Emrat e tyre i kemi identifikuar”/ Bylykbashi: Shit-blerja e votës problem i përsëritur, do i denoncojmë

18 Prill 2021, 10:10, Politikë CNA

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Oerd Bylkbashi, ka komentuar fushatën elektorale dhe problemet më të shpeshta që ka hasur nga takimet me banorët.

Në një intervistë për CNA.al Bylykbashi shprehu bindjen se, qyteti bregdetar do i japë një rezultat të kënaqshëm opozitës dhe PD, për shkak të pushtimit të qeverisjes së PS përgjatë 20 viteve dhe keqqeverisjes të pushtetit vendor dhe qendror.

I renditur i katërti në listën e Durrësit, kandidati i PD theksoi se, kryefjala e çdo qytetari apo biznesi ka qenë ndryshimi.

?Kjo është një fushatë që ka treguar qartazi një frymë jo vetëm në rritje por edhe të jashtëzakonshme, përsa i përket nevojës për ndryshim. Qytetarët e Durrësit ndryshe nga gjithë vitet e shkuara tregojnë gjithmonë e më tepër padurimin drejt ndryshimit dhe tashmë kanë vuajtur ndoshta më gjatë se të tjerët qeverisjen e Edi Ramës.

E them këtë sepse qyteti i Durrësit ka prej më shumë se 20 vite që qeveriset nga PS dhe në këtë tetë vjeçarin e fundit si në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë ka hequr edhe pasojat e modelit të qeverisjes së Edi Ramës, që është qartazi pasoja e një pushtimi autokratik që nuk respekton ligjin, nuk respekton ndarjen e pushteteve, nuk respekton interesin e individit.

Në këtë aspekt kemi një frymë të madhe kundër qeverisë, por edhe përditë e më shumë duke njohur edhe problematikat gjatë fushatës po kërkojnë ndryshim

Pra kryefjalë nga takimet derë më derë, nga bizneset e vogla, me biznesin e mesëm, me biznesin e madh, me qytetarët në rrugë mbetet ndryshimi. Kjo është ajo që i ka dhënë më shumë inkurajim fushatës tonë, duke na çuar drejt një bindje se do të jetë një fitore e rëndësishme në 25 prill?, tha Bylykbashi për CNA.al.

Më tej, ish deputeti deklaroi se shitblerja e votës mbetet një problem serioz, duke akuzuar qeverinë se po përdor të dhënat personale të qytetarëve për të spiunuar këdo që nuk mbështet PS.

Bylykbashi tha se, ka hasur problematika me fenomenin e shit-blerjes së votës dhe tha se, do të bëjnë denoncimet e nevojshme kundër kujtdo që prek të drejtën e shqiptarëve.

?Problematikat që kemi hasur më pas qartazi janë ato që shihen edhe në shkallë kombëtare. Durrësi është një qytet që shpalos të gjitha problematikat. Presioni ndaj administratës është i dukshëm. Ajo që është parë edhe me skandalin e fundit të publikimit, ku njerëzit e thjeshtë janë të survejuar nga patronazhistë të PS, njerëz që punojnë në administratë dhe ndjekin nga pas persona të tjerë, kolegë të tyre apo njerëz të thjeshtë në jetën e tyre të përditshme, është një problem që po e ndeshim edhe në Durrës.

PS  është duke përdorur administratën në mënyrë masive, për të kontrolluar votën. Nuk është thjesht një operacion shit-blerje vore, por i janë nënshtruar një mekanizmi të madh të kontrollit të zgjedhjeve dhe ka krijuar shumë reagim tek qytetarët e thjeshtë.

Sigurisht kemi informacione, kemi identifikuar personat dhe do të bëhen denoncimet e nevojshme për shit-blerjen e votës?.

?Personazhe të PS që janë njerëz në administratë, drejtorë që përpiqen të mbrojnë vendin e tyre që e përdorin si një mekanizëm korrupsioni apo persona të lidhur me botën e krimit kanë qenë dukshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme të lidhur me pushtetin qendror dhe lokal kanë filluar me tentativat për shit-blerjen e votës.

Emrat e tyre janë identifikuar, janë përcjellë për tu bërë denoncimet përkatëse. Një nga problemet që ne shohim është tentativa për tu marrë karta e identitetit. Ajo që ne shikojmë është se, ka një bindje të njerëzve për të shkuar për të votuar kundër Ramës dhe instrumentave të tij të korrupstuar. Ne mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje masive në datën 25?, tha Bylykbashi për CNA.al





Lajmet e fundit nga