Trump akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë, që e nxitin rininë të largohen nga vendi. Mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mos-mbështetja institucionale.
Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale.
Mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të tyre.
Afro 70 për qind e të anketuarve pohojnë se mungojnë programet mbështetëse për punësim të studentëve me kohë të pjesshme që kanë mbaruar studimet. Kjo sipas tyre shkakton edhe mospunësimin afatgjatë të tyre.
Madje të rinjtë mendojnë se në Shqipëri nuk bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut të punës për ta.
Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për shkollim, punësim dhe jetesë normale.
Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.
Afro 65 për qind e të anketuarve pohojnë se si qeverisja qendrore edhe ajo vendore i mban ata jashtë proceseve vendim-marrëse, që provohet edhe nga buxheti i pamjaftueshëm për programet rinore dhe ligjin për rininë.
Partitë politike, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, dëgjojnë zërin formalisht mendimet e të rinjve vetëm gjatë fushatave zgjedhore.
Mbi 90 për qind e tyre pohojnë se kriminaliteti i të rinjve po rritet dhe ky është një problem shumë shqetësues.
Mbi 92 për qind e të rinjve e vlerësojnë nivelin e korrupsionit si të niveleve të larta, kryesisht në administratë publike, ministritë, bashkitë dhe universitetet.
Një problematikë tepër shqetësuese për shëndetin e të rinjve janë edhe stresi dhe depresioni që mbizotëron në afro 90 për qind të të rinjve.
Megjithatë, afro pjesa më e madhe e tyre pohojnë në anketën e Rrjetit të të Rinjve se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.
Mbi 58 për qind e të rinjve të anketuar pohuan se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sepse besojnë që kjo është një rrugë për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.
Këtë fushatë zgjedhore partitë politike e kanë mbështetur kryesisht tek premtimet për rininë, ndërsa dita e zgjedhjeve është vetëm një javë larg.
Mbi 60 për qind e tyre pohojnë se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq.
Më shumë se gjysma e tyre shprehen problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre është niveli i korrupsionit në universitete./voa
*Nga Miron Çako: Shpeshherë shikojmë tek njerëzit, të cilët ...
Mesdita pritet që të sjellë vranësira në zonat jugore dhe gr...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur lid...
Pasojat e pandemisë kanë qenë më fatale te burrat, vdekshmër...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka përjasht...
Moti i paqëndrueshëm i kësaj të mërkure do t’i lerë vendin m...
Në programin shëndetësor të PD është edhe zgjidhja e problem...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një po...
Vranësira e shpeshta, të cilat herë pas herë do fuqizohen du...
Ka nisur vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë k...
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e C...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar...
Autoritetet myslimane kanë diskutuar rregulloret për lutjet ...
Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fu...
Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për muaji...
Dita e sotme do të nisë me kthjellime të pakta dhe vranësira...
Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ra...
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nga Kosova, vizituan k...
Zv/ministja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli garanton të gjith...
Qarku i Korçës është duke u përballur përsëri me një rritje ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti n...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...