web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherret e kandidatëve/Rrahje në PD-në e Shkodrës

15 Prill 2021, 15:14, Politikë CNA

Lufta për vendin e deputetit ka nxitur përçarje të forta brenda kampeve politike.

Pas shumë përplasjeve të socialistëve dhe ndërhyrjes të Ramës për të votuar vetëm numrin 12, tashmë ?lufta? është thelluar brenda kampit opozitar.

Burime nga PD në Shkodër, thanë për CNA.al se dy netë më parë kreu i listës Helidon Bushati dhe ish-deputeti Bardh Spahia janë konfliktuar ashpër në prani edhe të disa drejtuesve të tjerë lokalë.

Konfliktet kanë filluar pasi Spahia e ndjen veten të rrezikuar në vendin e 7 të listës, i cili është maksimumi i të gjithë opozitës dhe rrezikohet nga LSI por edhe nga PSD.

Pas shumë përplasjesh të ashpra, ndarjes së trupës së militantëve dhe konfliktit për mbulimin e zonave dhe votimin e numrit brenda listës të PD dhe aleatëve të saj ka ardhur dhe përplasja e ashpër.

Rrahja mes dy kandidatëve të Lulzim Bashës në Shkodër është një tjetër ngjarje e rënde dhe e përsëritur pas përplasjeve të ashpra në Korçë, Durrës dhe Tiranë.

PD lokale refuzoi të jepte sqarim për ngjarjen duke theksuar se ka pasur vetëm debate për ecjen përpara drejt fitores./CNA.al





Lajmet e fundit nga