web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimet në infrastrukturë/ Gazetari “zë ngushtë” Ramën

12 Prill 2021, 21:22, Politikë CNA

Gazetari Neritan Sejamini ka vënë në vështirësi mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama, teksa kanë debatuar për investimet në insfrastrukturë.

Sejamini tha se gjatë qeverisjes së Ramës janë marrë shumë para borxh dhe janë bërë shumë pak investime në infrastrukturë, ndërsa kreu i qeverisë e ka kundërshtuar.

Por gazetari listoi disa nga rrugët që ka bërë qeveria, prej të cilave vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë dytësore.

Debati në Euronews Albania:

Sejamini: Keni marrë borxh 3.7 miliardë euro dhe jeni qeveria që keni bërë me pak investime në infrastrukturë në rrugë porte apo aeroporte. Pse keni vendosur që investimet t?i çoni në fusha të tjera dhe jo infrastrukturë, fushë që shton dhe rigjeneron ekonominë?

Rama: Ne nuk kemi bërë më pak, por më shumë, jemi qeveria që kemi investuar më shumë se sa çdo qeveri i mëparshme. Kemi investuar në disa rrugë të nisura prej tyre, më shumë se sa vetë ata kanë investuar.

Sejamini:  Kam përpara listën e rrugëve që keni ndërtuar ju, dhe vetëm dy janë rrugë kryesore, të tjerat janë rrugë dytësore. Përveçse Rruga e Elbasanit dhe bypassi i Fierit, që janë rrugë të mëdha, të tjerat janë dytësore.

Rama: Është Rruga e Pogradecit.

Sejamini: Është zgjerim, rindërtim.

Rama: Rruga e Arbrit.

Sejamini: Është koncesion privat, është vazhdim i asaj që nisi më herët.

Rama: Është projekt i ribërë nga e para. Janë 7 ura të ndërtuara nga buxheti i shtetit. Pjesa që lidh poshtë rrugën e Kombit, rruga që lidh Milot-Lezhën. E vërteta është që janë shumë, autostrada Durrës-Lushnjë-Fier është financuar nga ne dhe pjesa më e madhe e punës është bërë në qeverisjen tonë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga