Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili gjatë një konference për mediat është shprehur se kryeministri Edi Rama urren Shqipërinë dhe shqiptarët.
Më tej, ai shton se në karrigen e kryeministrit është ulur një armik i shqiptarëve.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë!
Shqiptarët e kanë shumë të qartë tashmë, se cili është Edi Rama, i cili e çorri krejtësisht maskën e tij dhe doli haptaz që i urren ata. Dje pa iu dridhur syri aspak, ai deklaroi publikisht që i përçmon shqiptarët, i urren ata, e urren shqipen që ata flasin, e urren Europën, e urren botën, e urren demokracinë. Ai tregoi qartë që shqiptarët nuk kanë asnjë rëndësi, por rëndësi ka që të vijnë skllevër të kohëve moderne nga Bangladeshi, nga Afganistani, nga India e kudo gjetkë.
Megjithatë ju lutem, ndiqeni me vëmendje dhe mos e harroni kurrë këtë video që do të shikoni pas pak çastesh, e cila flet vetë për gjithçka që unë ju tregova më lart. Ta ndjekim videon së bashku dhe gjithçka do të jetë shumë më e qartë për ju të gjithë!
Pra është shumë e qartë. Shqipëria dhe shqiptarët janë gjëja e vetme që Edi Rama urren. Demokracia, fjala e lirë, e drejta e shqiptarëve që të vendosin, e drejta e shqiptarëve që të jenë ata zotër të fateve të tyre, është ajo pikërisht që Edi Rama urren.
Sot është dita më e rëndë se çdo herë tjetër, pasi shqiptarët kanë të ulur në karrigen e kryeministrit, armikun më të egër të tyre, i cili u tregon derën shqiptarëve, të cilët me qindra e mijëra largohen nga Shqipëria, sepse nuk i do. Sepse ata me votën e tyre, zërin dhe vullnetin e tyre, e lëvizin, e hedhin, e shporrin tutje nga karrigia, por kërkon skllevër pa gjuhë, pa gojë, pa të drejtë vote, që nuk kanë asnjë liri.
Edi Rama është armiku i lirive, armiku i demokracisë, e cila është ndërtuar me kaq mund e për të cilën kanë dhënë jetën me mijëra e mijëra shqiptarë. Që nga sot, të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë, që më 25 prill e kanë zgjedhjen të qartë dhe të thjeshtë. Në njërën anë është armiku i tyre, që u tregon derën, që i shkëmben me skllevër nga Bangladeshi, Afganistani dhe India.
Dhe nga ana tjetër janë të gjithë shqiptarët, të përfaqësuar politikisht nga opozita e tyre, të cilët janë gati të luftojnë e të bëjnë çdo sakrificë, për të vendosur demokracinë e liritë e tyre të nëpërkëmbura, e për të ndërtuar fatin, jetën e tyre, të familjeve të tyre, në vendin tonë të dashur që është Shqipëria.
Për ne Shqipëria është një vend i shtrenjtë dhe ne këtu duam të jetojmë. Të rinjtë tanë këtu duhet të kthehen e të rinjtë e tjerë të mos largohen, pasi Edi Rama ky armik i betuar i tyre ka vetëm një qëllim ti largojë.
Çdo gjë që lidhet me demokracinë në këtë vend. Me begatinë personale të familjeve të tyre, Edi Rama e urren. Edi Rama do shqiptarë të varfër, që jetojnë në skamje, që nuk votojnë, që nuk protestojnë, që nuk vendosin për fatet e tyre, do thjesht dhe vetëm skllevër, shurdh memecë.
Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Shqiptarët kanë për të luftuar për të drejtat e tyre për lirinë, për pluralizmin, për demokracinë dhe në vitet shumë të vështira të diktaturës ku me mijëra kanë humbur jetën.
Dhe në 25 prill do të japin atë goditje të tmerrshme, përfundimtare që do të jetë mësim për këdo të marrë në Shqipëri që do të guxonte të diskutonte e të vinte në diskutim fatin e shqiptarëve, të lirive të demokracisë së tyre dhe për të shuar njëherë e përgjithmonë nga memoria e shqiptarëve njeriun më të zi dhe më të urryer që i luftoi me çdo mjet e me çdo kusht ata.
Mos e harroni këtë video dhe në 25 prill votoni duke pasur në mend që ky njeri të largohet njëherë e më parë e të ndëshkohet për gjithë këtë urrejtje që ia ka ndaj popullit tonë, popullit shqiptar. Shqipëria është shtëpia jonë, kështu do të mbetet, armiqtë do t?ua tregojnë vendin në 25 prill atje ku e meritojnë./CNA.al
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizu...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar sot 12 vj...
Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në mbledhj...
Ministrja Elisa Spiropali ka akuzuar LSI si një nga partitë ...
49 kg kokainë janë sekuestruar sot, nga konteineri me banane...
Kandidatja e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku ka denoncuar sha...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jor...
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jor...
Kryeministri Edi Rama në Golem, në një drekë me sipërmarrësi...
Kryetari i Partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir...
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca u ka bërë thir...
Humoristi Julian Deda ka reaguar lidhur me fushatën e vaksin...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka inspektua...
Kandidati për deputet në Elbasan, Gazment Bardhi në vijim të...
Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinad Xhaferra...
Kreudemokrati Lulzim Basha ka realizuar një takim me qytetar...
Pas deklaratave të kryeministi Edi Rama nga Rrogozhina ku fu...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Taulant Balla pas tak...
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Ambasadoren Ursul...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e vaksinimit t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...