web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet 20 vjeçari në Tiranë

15 Mars 2021, 08:29, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga