“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Në fillim të marsit 2020, Karen Nascembeni dhe bashkëshorti i saj, Steven Richard, u sëmurën. Mjekët u thanë se ishte infeksion i sinozitit si dhe një virus i panjohur, u dhanë recetë për antibiotikë dhe u thanë të rrinin në shtëpi.
?Në atë kohë ishte krejt situatë kaotike,? thotë zonja Nascembeni, e cila më vonë u diagnostikua me COVID-19. ?Askush nuk e dinte ç?ishte kjo gjë dhe sa serioze ishte. Por në realitet e ndjen se trupi nuk ushqehet sa duhet me oksigjen dhe fillon të humbasësh kontrollin?.
Bashkëshorti i saj, Steven ishte aq i pafuqishëm sa që morën një karrige nga dhoma e bukës që ai të ulej sepse nëse ulej në kolltukun e thellë e më të ulët, nuk kishte fuqi të ngrihej dot.
?Ishim letargjikë, në një formë që nuk e kisha provuar ndonjëherë, megjithëse kam kaluar më parë pneumoni të rëndë për disa muaj. Kjo ishte shumë më e rëndë,? thotë zonja Nascembeni. ?Ishim si në kllapi pasi nuk ushqehej truri sa duhej me oksigjen,? kujton ajo.
Më në fund një mjek shprehu dyshime se mund të ishin me COVID dhe i këshilloi të shkonin në urgjencë. Ekipi mjekësor fillimisht u mor me bashkëshortin:
?Pritëm në makinë deri sa erdhën. E morën menjëherë. Kur po dilte nga makina, u kthye, më dërgoi një të puthur me dorë, më tha ?të dua?. Ishte hera e fundit që e pashë,? tregon ajo.
Kjo ndodhi më 17 mars 2020, në festën e Shën Patrikut. Steven Richard vdiq një javë më pas në moshën 58-vjeçare. Ai ishte ndër të parët në shtetin Masaçusets që vdiste nga kjo sëmundje e panjohur që shumë shpejt do të dërrmonte vendin dhe botën. Babai i zotit Richard, 99-vjeçari Earl që kishte luftuar në Luftën II Botërore, vdiq nga COVID-i pesë ditë pas të birit. Po ashtu edhe një mik i çiftit.
Por zonja Nascembeni, menaxhere e një teatri në Masaçusets, nuk dinte çfarë po ndodhte. Ajo ishte vënë në koma pasi kishte pësuar keqësim. Kur doli nga koma pas 31 ditësh u ndesh me një botë të ndryshuar.
?Mësova se im shoq, vjehrri dhe një shok kishin vdekur. Kisha humbur punën pas teatri ishte mbyllur,? kujton zonja Nascembeni. ?Praktikisht kisha humbur çdo gjë, thuajse kisha humbur edhe jetën?.
Ajo kaloi disa javë në rehabilitim dhe thuajse katër muaj të tjerë me familjen e motrës, deri sa u forcua dhe filloi të ecte përsëri.
Gjatë periudhës së përmirësimit, zonja Nascembeni kishte mbështetjen e familjes, miqve dhe ish-kolegëve në Teatrin Muzikor ?North Shore? të cilët grumbulluan fonde dhe krijuan një program burse në nderim të bashkëshortit të saj, Steven Richard.
?Steven ishte ndoshta njeriu më i mirë që kam takuar në jetë. Ai gjithmonë bënte për të tjerët. Ishte ndër ata njerëz që gjithmonë e duan fëmijët, e duan kafshët. Ishte me zemër të mrekullueshme. Shpirt njeriu. Ma do mendja do të shtangej nëse do ta shihte sa të prekur janë të gjithë nga vdekja e tij?.
Zoti Richard, i cili kishte një kompani ndërtimi, po bënte punime në banesën e çiftit para se të sëmurej. Zonja Nascembeni tregon se mbi 80 vetë erdhën për të përfunduar punimet që ajo të kthehej në banesë pas rikuperimit. Një vit më vonë, ata vazhdojnë t?i sjellin gatime.
Dashuria dhe përkujdesja e treguar e ndihmon zonjën Nascembeni të vazhdojë jetën, megjithë traumat që kaloi gjatë vitit të fundit.
?Në mes të këtij trishtimi e humbjesh tragjike, gjej bekimet që kam nga gjithë kjo dashuri e mbështetje,? thotë ajo. ?Në atë periudhë u përqëndrova tek ndjenja e mirënjohjes, ajo më shpëtoi. Në vend që të thoja, ?ah sikur të isha me Steven-in për 30 vjet të tjera? thoja ?sa me fat paskam qenë që kalova 30 vjet me atë burrë të mrekullueshëm?.
Zonja Nascembeni po kalon tani probleme të paparashikuara si rezultat i COVID-it.
?Kur dola nga spitali, analizat e gjakut më dolën mirë. Katër, pesë muaj më pas, vura një monitorues të rrahjeve të zemrës, pasi zemra ka filluar të ketë rrahje shtesë. Po ashtu m?u rritën indekset e veshkave. Pra nuk i dihet si do të dalësh kur e kalon,? thotë ajo.
Gjatë sëmundjes, zonjës Nascembeni filluan t?i binin flokët. Ajo dikur punonte me orë të gjata në teatër, tani as që e mendon se mund të përballojë 12-14 orë punë në ditë. Ajo e kupton se njerëzit janë velur nga masat kufizuese, por shpreson se ata do të vazhdojnë të ruhen në mënyrë që të mos kalojnë kurrë atë që kaloi ajo.
?Kam parë njerëz në pavionin e COVID-it ku po kurohesha, të cilët kishin dëmtime të nervit të qafës, apo dëmtime të tjera nga mënyra si ishte mbajtur trupi gjatë trajtimit intensiv. Shumë njerëz vdesin ende çdo ditë. Nuk e do këtë sëmundje, pasi dëmet afatgjata që do të pësosh janë të frikshme,? thotë ajo./ VOA
David Lega dhe Michael Gahler dy eurodeputetët e PPE-së i ka...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Mali i ...
Situata e Covid 19 në Kosovë vazhdon të mbetet e nxehtë.Gjat...
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliz...
Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tre publikime në inter...
Kancelarja Merkel mendon, se në kohën e koronavirusit shpesh...
Një ligjvënës i partisë së kancelares gjermane Angela Merkel...
Ligjvënësi më i fuqishëm i Nju Jorkut në Kongres, udhëheqësi...
Pasi ekspertët theksuan se varianti B.1.1.7 i SARS-CoV-2, i ...
Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas udhëhoqi v...
Irani ka bërë të ditur se është gati të ndërmarrë hapa për t...
Linja e super-marketeve Aldi në Gjermani nisi të shtunën të ...
Papa Françesku vizitoi të dielën pjesën e veriore të Irakut ...
Rreth 900 shtëpi rezultojnë të pabanueshme pas tërmeteve që ...
Bashkëpunëtorë të një zyrtari të partisë së udhëheqëses de f...
Të dielën në Maqedoninë e Veriut kanë arritur 3.000 vaksina ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithëv...
Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Be...
I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Mirosla...
Ish-deputeti i Kuvendit të kosovës, Sejdullah Hoxha ka humbu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...