web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Halimit që di këndim dhe Eduartit të Lulit

7 Mars 2021, 15:14, Politikë CNA

Eduart Halimi është një personazh politik, i cili tërhiqet shumë pas pushtetit por edhe intrigave. Një pushtet që e ka pasur në sistemin e drejtësisë apo edhe atij që do, duke shpresuar se nesër PD do të vijë në pushtet.

Por këto intriga ndaj pushtetit të tij ndaj demokratëve kanë qenë totalisht imorale, fyese dhe të turpshme. Kjo jo për faktin se kush është Eduart Halimi si qytetar dhe si familjar, pasi mund të jetë i shkëlqyer apo edhe si jurist, por për faktin se është njeriu që ka punuar egërsisht kundër PD-së në disa fushata zgjedhore dhe më pas u afrua dhe u bë ministër i kësaj partie, e kur pa që iku në opozitë nuk pranoi që të ishte një njeri me sy në mes të qorrave, por zgjodhi të ikte nga PD.

E quajti trimëri të madhe dorëzimin e mandatit të deputetit dhe atë e dorëzoi me shumë skenarë. Në oborret e PD në atë kohë theksonin se kishte probleme të mëdha shëndetësore, dikush thoshte se iku për një projekt të huaj e të tjera si këto.

Ndërsa CNA.al raportonte se Halimi po ikte pasi nuk donte të ishte në opozitë, por të fitonte me miliona për studion e tij ligjore dhe do të rikthehej shumë shpejt. Vetë Eduarti u shqetësua nga disa shkrimet tona. Kur ne i thoshim se Edi hyn e del nga penxherja në PD, për këto pati shumë shqetësime madje edhe u ankua, na bëri edhe mesazhe miqësore.  Një mesazh, i cili sot nxjerr zbuluar se kush është Eduart Halimi dhe sa vlen ai.

Ai doli nga politika por është rikthyer në politikë dhe përmes një mesazhi më poshtë, drejtuar editorit të CNA.al Halimi thotë se është tërhequr përfundimisht nga politika, ndërsa sot na tha se është rikthyer në politikë.

Mesazh në tetor 2019:

Miremengjes Elvi. Tani me derguan shkrimin qe ke bere per mua. E para, une e kam mbyllur kapitullin tim me politiken dhe ai vendim nuk ka kthim as nga dera e as penxhere. E dyta as nuk me ke asnje borxh dhe as nuk te kam . Kurre ne jeten time nuk e kam thene nje fjale te keqe per ty, as perballe as anash dhe as mbrapa. Nuk i shkruaj kurre atyre qe me shajne, por nuk mund te rrija pa te shkruar pasi nga ty nuk e prisja. Kaq kisha, suksese dhe ty! Edi“, thuhet në mesazhin që Halimi i dërgoi editorit të CNA.al. 

Janë të shumtë ata që ikin nga politika dhe rikthehen, pas ofertave apo pazareve që bën Luli, Edi apo Iliri. Ne i thamë Halimit se ti do ikësh për tu rikthyer, e lexuam në distancë, e lexuam nga larg, e diktuam politikisht se po ikte dhe cila ishte e vërteta, jo ato që thuheshin në korridoret e PD.

Vetë Halimi u kthye, u kthye sot, por jo ashtu siç pretendonte dhe qëndrimin që kushte ndaj nesh apo ankesat që bëri ndaj CNA.al, por shkoj dhe u rikthye tek Lulzim Basha, jo për tu bërë deputet, nuk mund të pranoj këto ofertat. Pazari i tij është më i lartë, ndoshta nuk mund të pranoj as ministër, por ka njerëz që janë në pushtet duke ndenjur në hije, nuk kanë nevojë të jenë deputetë dhe ministra, sepse në Shqipëri në hije mund të kesh më shumë pushtet edhe se sa një ministër, mjafton të bësh shërbimet e duhura, siç kanë bërë Eduart Halimi me pazarin e fundit me Lulzim Bashën.

Më poshtë po sjellim edhe disa nga shkrimet tona të raportuara më parë për Halimin dhe gjithçka që kemi thënë sot u vërtetua. Jo se ne jemi parashikues, por lexues të qartë të asaj që ndodh në politikë me shumë personazhe si Eduart Halimi.

Në datën 17 tetor 2019, ne raportuam se Eduart Halimi iku për tu rikthyer dhe se ai hapi një studio ligjore dhe u rehatua, por shpesh mbante qëndrime politike që më shumë se parimore ishin servilizma dhe mbështetje ndaj korrupsionit. Mbështetse Gaz Bardhin në PD, apo kërkonte amnisti për gjyqtarët e prokurorët hajdutë që i shmangeshin Vettingut.

Në të njëjtin shkrim, CNA.al raportoi se Eduard Halimi nuk e ka problem parimor, ai e ka politik, kërkon të kthehet nga penxherja edhe pse doli nga dera e PD dhe politikës.

Në datën 18 tetor 2019, CNA.al në një publikim redaksional analizoi aktivitetin politik të Halimit, ku edhe i ka vënë në dispozicion materialet që ai kërkoi mbi shkrimin që redaksia bëri më herët.

Në datën 20 janar 2020, CNA.al, Halimi, i cili do të bënte netëorke ballkanike dhe çështje private, u katandis avokat i Lulzim Bashës, për t?i mbyllur një dosje me proçedurë.

Shpesh i akuzuar për lidhje të forta me gjyqtarë dhe njerëz të sistemit të drejtësisë, gjë të cilën, CNA.al e ka paralajmëruar dhe e ka thënë se kush është ky personazh./CNA.al

Si doli nga dera dhe po futet nga penxherja në politikë, Eduard Halimi

Për ty Halim, që di këndim

Si u katandis Eduard Halimi

Eduard Halimi: Nuk kthehem më në politikë

A do të kandidojë për deputet?/ Eduart Halimi tregon pse e pranoi ftesën e Bashës për rikthimin në PD

Dha dorëheqjen për të ndjekur ëndrrat/ Eduart Halimi rikthehet në PD, ky është posti që ka marrë





Lajmet e fundit nga