web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr në mes të Bllokut/ Qëllohet me qytën e pistoletës një person. Në kërkim agresori

6 Mars 2021, 15:42, Kronika CNA

Një sherr ka ndodhur pasditën e sotme në zonën e ish-Bllokut, ku një 39 vjeçar është goditur me qytën e pistoletës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se me qytën e pistoletës ka goditur shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.

“Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim  kapjen e autorit“, thotë policia.

 





Lajmet e fundit nga