Përballë Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së/ Korreshi: Ja kur e mora vendimin për të garuar
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Deputeti Saimir Korreshi është vendosur përballë Flamur No...
Opozita Basha-Kryemadhi vendosën të regjistrohen me dy koalicione, me justifikimin për të maksimalizuar votën, por kjo duket të jetë e pavërtetë.
Mos gjetja e gjuhës dhe mënyrës së përfaqësimit bëri që palët të marrin një rrugë pa krye dhe ndoshta të firmosin me dorën e tyre humbjen në 25 prill.
Dy lista të ndara mund të prodhojnë më shumë vota, por sjellin më pak mandate në çdo rast, dhe kjo është e qartë edhe për ekspertët e opozitës, të cilët theksojnë se, nuk kishte zgjidhje tjetër dhe ndoshta pa dashje PD-LSI ranë në grackën e ngritur nga kryeministri Rama.
Llogaritja e mandateve
Le të shohim disa shembuj, kjo edhe në bazë të votave të marra në 3 zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar me sistem proporcional rajonal.
Në qarkun e Korçës votat tregojnë se opozita e humbet shansin të bëjë përmbysjen me dy lista. Socialistët në zgjedhjet e vitit 2017, kanë saktësisht 62.787 vota, dhe PD 42.177 e pasuar nga LSI me 19.465 vota, dhe PDIU me 2003 vota. Në total ky koalicion sipas shifrave të 2017 do prodhonte 63.535 vota, pra më shumë se socialistët, me shansin për të përmbysur rezultatin në 6 me 5 në favor të opozitës.
Po të shohësh edhe rezultatet e vitit 2013, rezultatet tregojnë të njëjtën gjë. Sipas tabelës së mëposhtme, rezulton se PD me LSI dhe aleatët opozitarë në një koalicion do merrnin 67.278 vota ndërsa PS 63.584 vota. Nga këto të dhëna rëzulton se PS në dy zgjedhjet e fundit ka ruajtur zgjedhësit e saj, ajo që ka humbur është PD dhe rritje ka vetëm LSI.
Më dy lista të ndara ky maksimalizim i votës në qarkun e Korçës nuk siguron fitoren 6 me 5 në favor të opozitës siç duket qartë se mund të ishte me një listë.
Kuptohet opozita ka edhe favorin e 8 vite qeverisje të socialistëve dhe një rritje e opozitës në një listë të bashkuar mund të ishte shumë domethënëse.
Por, opozita ka zgjedhur dy lista, ç?ka mund të rezultojë fatale dhe kjo për shkak të dy koalicioneve.
PD të shkojë drejt votave të 2013 me aleatët e saj mund të sigurojë mandatin e 4, por që të marrë të pestin mund t?i duhen 3 apo 4 mijë vota dhe këtu ngelet. LSI nga ana e saj pretendon një mandat. Ai shkon diku tek 11 mijë vota. LSI ka 14 mijë dhe 19 mijë vota në dy zgjedhjet e fundit. Çdo votë mbi mandatin që merr LSI digjet dhe favorizon socialistët, pa folur që mund të shkojë afër pragut dhe mund të mos kapë mandatin duke djegur një thes me vota.
Si qarku i Korçës janë thuajse të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashto Kuksin ku LSI s?do ketë kandidat.
Dalja me dy lista të ndara edhe duke ndërtuar skema me emra brenda një listë apo duke bërë thirrje votoni këtë numër në koalicionin e PD jo listën e LSI në filan qark, thjesht do sjellë humbje votash. Analizat e shifrave tregojnë qartazi se opozita ka zgjedhur rrugën e gabuar me dy lista me pretendimin se LSi do marrë vota të majta, kur në fakt palët nuk gjetën dot gjuhën për numrin e mandatëve që duhet të merrnin secila në listat fituese./CNA.al
Monika Kryemadhi dje është përpjekur për të disatën herë të ...
Drejtuesja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka pre...
Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e Partisë Repub...
Opozita e segmentit Basha-Kryemadhi, e cila po garon e përça...
Pas largimit të Bamir Topit, shkrihet dega e Frymës së Re De...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha dje ka bërë një dalje...
Kreu i PD, Lulzim Basha u takua sot me disa qytetarë në Tira...
Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin me akuza nd...
Këngëtarja Çiljeta Çilaga ka komentuar përballjen Rama-Basha...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar marrëveshj...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtues...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një vid...
Ish-kryeministri Berisha, ka komentuar deklaratat e presiden...
Ish-kryeministri Berisha ka kritikuar kreun e qeverisë, Edi ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar 1 marsin si ...
Analisti Andi Bushati ka folur për marrëveshjen PD-LSI për n...
Kryeministri Edi Rama prezantoi mëngjesin e sotëm projektin ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi marrëveshjen ...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmo...
Ndonëse u tha që dozat e reja të vaksinave të Pfizer nuk do ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...