Protestuesit te selia e PD/ Reagon Berisha: Janë mjerim i politikës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditë...
Zbardhen detaje nga marrëveshja për koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kjo marrëveshje mes tyre vjen pak ditë pas asaj Basha firmosi me aleatët për të shkuar në zgjedhje bashkë duke formuar koalicionin ?Aleanca për ndryshim?.
Marrëveshja e plotë:
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim,
Me angazhimin solemn për të zgjidhur problemet kritike kushtetuese, institucionale, politike, ekonomike, sociale si dhe ato të shëndetit publik, me të cilat përballet vendi dhe që e kanë çuar situatën në Shqipëri në një udhëkryq tepër të rrezikshëm;
Mbështetur dhe në vijim të marrëveshjes së krijimit të Opozitës së Bashkuar, të datës 23/04/2019;
Në përgjigje të ndryshimeve arbitrare, antikushtetuese të Kodit Zgjedhor dhe të Kushtetutës së Shqipërisë të datës 30 Korrik, 2020;
Me synimin për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje të re, ‘nga njerëzit – për njerëzit’, e cila do t’i japë fund polarizimit të tejskajshëm, politik, ekonomik dhe social, që ka vendi, t’i kthejë atyre besimin për ndërtimin e Shqipërisë si gjithë Europa, duke krijuar mundësi për punësim të mirëpaguar, duke çliruar ekonominë dhe duke i ofruar çdo qytetari, të rinjve dhe grave, sipërmarrësve dhe pensionistëve, mundësi reale për mirëqenie dhe prosperitet.
Vendosin:
Përballimi dhe zgjidhja e problemeve kritike të vendit do të jenë objektivi themelor i programeve elektorale në zgjedhjet e 25 prillit dhe shtyllat e Programit Qeverisës të përbashkët pas fitores së zgjedhjeve.
Si Opozitë e Bashkuar, PD dhe LSI do të konkurojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI), për të realizuar një përfaqësim të plotë dhe sa më gjithëpërfshirës politiko-elektoral dhe kurorëzimin e fitores së Opozitës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Të respektojnë shtyllat themelore programore të të dy partive respektive në qeverisjen e ardhshme.
Përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.
Opozita e Bashkuar do të jetë unanime në angazhimin e tyre në qeverisje për t’i dhënë përgjigje dhe zgjidhje të mënjëhershme për sa më poshtë vijon:
Nxjerrjen e vendit nga kriza shumë e rëndë ekonomike e shkaktuar nga qeverisja klienteliste dhe bashkëpunëtore e oligarkisë dhe e krimit. Rikthimi i ekonomisë në funksion të punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve, duke i dhënë fund grabitjes më të madhe të ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë, përmes konçesioneve, oligarkëve, korrupsionit me paratë publike, që ka pushtuar çdo nivel të qeverisjes. Ky transformim ekonomik do të realizohet me një program të qartë dhe të diskutuar gjerësisht me qytetarët dhe grupet e interesit.
Përmbushjen e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe dhënien fund të çdo pengese të krijuar nga qeverisja aktuale për këtë proces jetik për të gjithë shqiptarët si dhe për mobilizimin e të gjithë faktorëve politikë dhe të shoqërisë civile për realizimin e këtij objektivi.
Rivendosja e shtetit të së drejtës dhe e sundimit të ligjit, çlirimin e shtetit nga kapja, rikthimin e llogaridhënies, duke i dhënë fund abuzimit dhe shkeljes flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve, pandëshkueshmërisë së zyrtarëve publikë dhe fenomeneve shkatërruese si korrupsioni dhe uzurpimi i pushtetit për përfitime dhe interesa vetjake.
Ndërtimin e një aksioni qeveritar intensiv për të frenuar shpopullimin masiv.
Prioritarizimin e krijimit të punësimit të mirëpaguar, si rruga kryesore për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.
Realizimin e një programi qeverisës me prioritet rininë, për një arsimim cilësor dhe mundësi të gjera punësimi të saj, për të eleminuar tragjedinë e shpopullimit dhe largimit masiv të të rinjve dhe për integrimin e mëtejshëm në drejtim, në politikëbërje dhe në shoqëri.
Për të garantuar mundësi të barabarta për përfaqësimin e gruas në vendimmarrje, për emancipimin dhe fuqizimin e saj në shoqëri dhe politikëbërje.
Për të realizuar një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar, trafiqeve të çdo lloji dhe pastrimit të parave të pista, si shkaqe penguese kryesore për zhvillimin e vendit dhe sigurinë publike të qytetarëve.
Për të zgjidhur në mënyrë prioritare problemin e rindërtimit të banesave të dëmtuara dhe të shkatërruara nga tërmetet. Për një proçes shumë të shpejtë, jokorruptiv e selektiv dhe me garanci juridike për pronën e tyre, që u mundëson qytetarëve të kenë në kohën më të shpejtë të mundshme njësitë e banimit apo të shërbimit.
Për t’i dhënë fund problemit kritik të pandemisë COVID-19, duke zbatuar një plan shëndetësor-social, i cili i jep përgjigje kufizimit të përhapjes, realizimin e testimeve, gjurmimeve dhe trajtimeve mjekësore, rimbursimin e shpenzimeve për pacientët, që trajtohen në banesë, vaksinimin e gjerë të popullatës larg trajtimit diskriminues. Për të realizuar planin e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe mbështetjes së qytetarëve dhe biznesit të prekur nga pandemia.
Për zhvillimin real dhe të qenësishëm të kulturës dhe sportit.
Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për t’i dhënë fund dëmtimit, tjetërsimit dhe asgjësimit të saj.
Për garantimin e rikthimit të pronave për komunitetet fetare në vendin tonë.
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se...
Para disa ditësh Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 7 t...
Kryedemokrati, Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me një tjet...
Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në Bruksel. M...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin...
Zbulohen 3 emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë sociali...
Artisti lezhjan Gjovalin Dushaj, është bashkuar me Bindjen D...
Deputetja Rudina Hajdari vijon fushatën në qarkun e Elbasani...
Fotoja e e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashan, teks...
Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur sërish këtë të diel në se...
Drejtuesi politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar n...
Pasi bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Ba...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha si çdo fundjavë tjet...
Partia Demokratike dorëzoi në datën 24 shkurt listat e koali...
Ish kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar nënkryetari...
Albana Hana, një prej kandidateve të prezantuara nga kryemin...
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj ka zhv...
Në cilësinë e drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion V...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjal...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidaten për deputete ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...