Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, një nga mjekët më të mirë përsa i përket interpretimit dhe analizimit të të dhënave të Covid-19 ka publikuar studimin e fundit të Kanadasë, lidhur me disa indikatorë të rëndësishëm.
Në vendin tonë, por jo vetëm, por trumbetohet fakti se të rinjtë janë grupmosha e cila është më pak e përgjegjshme dhe më e rrezikshme për të transmetuar virusin tek të tjerët, sidomos në familje.
Mirëpo duke analizuar të dhënat dhe përfundimet e studimit kanadez, dilet në përfundimin se grupmosha 20-30 vjeç janë më asimptomatikët. Sakaq, kjo kategori, pra asimptomatikët janë kategoria më pak e rrezikshme në përçimin e virusit.
Pyetjes ?A janë të rinjtë risku më i madh për familjen??, studimi i përgjigjet me ?JO?.
Statusi i plotë:
Në situatën tonë epidemiologjike miqtë e mi, 71.7%* e vatrave janë vatra familjare (*Ministria e Shëndetësisë, 11.02.2021).
Shqetësimi është i ndryshëm sipas moshës dhe, me të drejtë, më të rinjtë shqetësohen më shumë të mos e fusin në shtëpi virusin, ndërsa më të moshuarit shqetësohen të mos i vijë fare virusi në shtëpi.
Por çfarë ndodh realisht brenda shtëpive me të infektuar nuk kemi informacion të saktë, përveç atij të referuar me gojë në bazë eksperiencash personale apo profesionale.
Shpjegim i disa termave teknikë:
Rasti indeks (index case) është rasti i parë që ndodh në familje, pra kush e fut virusin në shtëpi.
Rastet sekondare (secondary case) janë rastet që ndodhin si rrjedhojë e infektimit nga rasti indeks.
SAR (secondary attack rate ? raporti i infektimit sekondar) është mundësia që një infeksion të ndodhë ndër persona brenda një grupi specifik (në këtë rast brenda familjes).
SAR ka aftësinë të ofrojë një indikator për të vlerësuar se si ndërveprimet sociale lidhen me riskun e transmetimit. (Liu et al. The Lancet 2020)
Këta indikatorë i ka studiuar siç duhet Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada), dega e Mbrojtjes së Shëndetit, dhe mund të na ndihmojë të kuptojmë disa pika kyçe shumë aktuale edhe në Shqipëri.
A janë të rinjtë risku më i madh për familjen?
A transmetojnë më pak personat pa simptoma?
A luan rol vonesa e testimit të rastit të parë në familje?
Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios (Kanada) studioi:
29.352 familje, me 84.125 kontakte familjare dhe 16.404 raste sekondare.
Le t?i marrim me rradhë pyetjet më lart!
A janë të rinjtë risku më i madh për familjen? (Tabela 1)
Mosha më pak e rrezikshme për transmetimin sekondar është grupmosha 20-30 vjeç.
Në detaj, SAR sipas grupmoshës së rastit të parë në familje:
0-10 vjeç: SAR = 18.9%
10-20 vjeç: SAR = 17.7%
20-30 vjeç: SAR = 16.5%
30-40 vjeç: SAR = 18.0%
40-50 vjeç: SAR = 19.9%
50-60 vjeç: SAR = 23.3%
60-70 vjeç: SAR = 24.2%
70-80 vjeç: SAR = 25.9%
>80 vjeç: SAR = 34.6%
A transmetojnë më pak personat pa simptoma?
Asimptomatikët: SAR = 6.2%
Përpara simptomave: SAR = 8.2%
Simptomatikë: SAR = 22.1%
A luan rol vonesa e testimit të rastit të parë në familje?
Shpjegim:
Vonesa e testimit është vonesa (në ditë) ndërmjet shfaqjes së simptomave të rastit të parë në familje dhe marrjes së kampionit për testim nga profesionistët shëndetësorë.
Në detaj:
Pa simptoma (referencë): SAR 6.2%
<0 ditë (para shfaqjes së shenjave): SAR 8.2%
0 ditë vonesë (dita e shfaqjes së shenjave): SAR 13.0%
1 ditë vonesë: SAR 18.5%
2 ditë vonesë: SAR 21.8%
3 ditë vonesë: SAR 21.5%
4 ditë vonesë: SAR 23.8%
?5 ditë vonesë: SAR 28.9%
Këto të dhëna flasin për faktin se të rinjtë janë relativisht më asimptomatikë ose të sëmurë më lehtë e, si rrjedhojë, edhe risku për të infektuar të tjerë është më i ulët.
Autorët dalin në përfundimin se:
Risku më i lartë për infektime sekondare është më i lartë në familjet ku: rasti i parë ka vonesën më të lartë ndërmjet shfaqjes së simptomave dhe testimit, rasti i parë ka moshën më të lartë, rasti i parë është simptomatik, dhe familjet që janë më të mëdha në numër.
GJETJET TONA PROPOZOJNË KRYERJEN E TESTIMEVE TË MENJËHERSHME SI METODË PËR TË REDUKTUAR TRANSMETIMIN FAMILJAR DHE INCIDENCËN E COVID-19.
Pra, miqtë e mi, çfarë përfundimesh nxjerrim, duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është Kanada?
Së pari, mos t?i anatemizojmë të rinjtë tanë pasi risku prej tyre është i njëjtë (ndoshta edhe më i ulët) në krahasim me moshat e tjera.
Së dyti, vonesa/mungesa e testimeve është shtysa më e lartë e rritjes së transmetueshmërisë!
Pra, le të pranojmë që kemi një problem testimesh dhe jo një problem rinie!
Ndërkohë vazhdojmë të zbatojmë të gjitha masat minimale që na kërkohen, të ruajmë veten dhe të tjerët./CNA.al
Julian Lala është një nga konkurrentët më të dashur dhe të ...
Modelja Aurela Hoxha ditën e sotme feston ditëlindjen. Edhe ...
Moderatorja Rudina Magjistari është një personazhet më të pë...
Kreshnik Husaj ka qenë në qendër të vëmendjes pas skandlait ...
Ish banorja e Big Brother, Gerta Shino është një nga blogere...
Françeska Jaçe është një nga modelet më seksi të Instagramit...
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka kaluar një periudhë shumë të vës...
Kim Kardashian dhe reperi Kaney West i kanë dhënë fund marte...
Ejlyl është e konfuzuar për situatën me Aliun. Vajzat merren...
Këngëtarja Aurela Gaçe është një nga artistet më të dashura ...
Allena është një nga modelet më të bukura të Instagramit. Aj...
Rosemaria Jane është një nga modelet e njohura, aktore dhe a...
Nicole Kotos është një nga modelet më seksi të Instagramit. ...
Ish-zv.ministri i Arsimit dhe studiuesi Taulant Muka, ka rea...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë mbrëm...
Mjeku Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme për situatë...
Alk Shehu, mjek shqiptar që jeton dhe punon në Hamburg të Gj...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës së Covi...
Kjo javë ka qenë plot me ngjarje në emisionin Pëpruthen. Të ...
Pak ditë më parë në mediat e huaja qarkulloi lajmi se bashkë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...