Katër maternitete në ndërtim/ Manastirliu inspekton punimet në Berat: Gati brenda vitit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e katërt të 2020-n, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si rrjedhojë e rindërtimit pas tërmetit dhe banesave të reja rezidenciale e hoteliere, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës dhe në Vlorë, ku po investohet në hoteleri.
Sipas INSTAT, Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2020, është 554.325 m2, nga 241.708 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje me rreth 2,3 herë. Në tremujorin e fundit 2019, niveli i lejeve të ndërtimit kishte qenë minimal, për shkak të tërmetit të 26 nëntori, që frenoi përkohësisht këtë sektor.
Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt 2020, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 28,9 miliardë lekë, nga 11,7 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje me rreth 2,5 herë.
Megjithatë, me bazë vjetore, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka rënë, pas rekordit të 2019-s, kryesisht për shkak të situatës së krijuar me pandeminë në 6 mujorin e parë të 2020-s. INSTAT raporton se Gjatë vitit 2020, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 1.608.211 m2, nga 2.021.749 m2 miratuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 20,5 %. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 76,6 miliardë lekë në vitin 2020, nga 80,8 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2019, duke shënuar një rënie prej 5,2 %.
Në tremujorin e katërt 2020 janë miratuar gjithsej 306 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 202 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2019, duke shënuar një rritje prej 51,5 % . Gjatë vitit 2020, janë miratuar gjithsej 961 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.094 leje të miratuara në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 12,2 %.
Kryesojnë Tirana dhe Durrësi
Sipërfaqja e dhënë për lejet e ndërtimit në Tiranë u rrit me 145% në tremujorin e katërt në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në kryeqytet për këtë periudhë u akordua 65% e të gjithë sipërfaqes së lejeve të dhënë në vend.
Për gjithë vitin 2020, në kryeqytet sipërfaqja totale e dhënë për leje ndërtimi arriti në 1.12 milionë metra katror, duke rënë me 23% në raport me 2019-n, kur u arrit rekordi që nga 2005.
Ndonëse në rënie, sipërfaqja e lejeve është më e larta e dekadës së fundit, me përjashtim të 2019-s. Në nivelin e lartë në 2020-n ndikoi she procesi i rindërtimit të një zone në Kombinat.
Në Durrës, sipërfaqja e dhënë në tremujorin e katërt u trefishua në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s, kur dhe ndodhi tërmeti me pasoja shkatërruese i 26 nëntorit. Qarku i Durrësit përfshin zonat më të prekura nga tërmeti (përfshirë Thumanën), por ndërkohë janë dhënë edhe leje për disa godina e hotele në qytetin bregdetar.
Qarku tjetër me rritje të ndjeshme të lejeve është Vlora, me rritje 153% me bazë vjetore në tremujorin e katërt, si rrjedhojë e interesit të lartë për të ndërtuar hotele në zonat bregdetare.
Me rritje 153% ishte sipërfaqja e dhënë për leje në Fier, ndërsa Shkodra kishte thuaje katërfishim./Monitor
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Përfundon shqyrtimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një njof...
Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e Covid 19.Mjeku i...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa p...
Një trajnim online u zhvillua me stafin e ILD-së, Inspektorë...
Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson Behar Sofinë, 65-vje...
Koronavirusi ka hyrë edhe në presidencë.Mësohet se këshillta...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë sërish vendimin për gjyq...
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot që të mos ketë ndry...
300 punonjës të një fasonerie në Lezhë kanë protestuar mëngj...
Biznesmeni Muhammad Obaidul Karim, është dënuar me burgim të...
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të...
Në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u zhvi...
Gjergj Luca nëpërmjet një video shumë therëse ironike, deri ...
Ardian Dvorani u vlerësua ditën e djeshme nga DASH me motiva...
Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me faktin se Departamen...
Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Drejtësia vazhdon akoma të shfaqë paaftësi dhe më e keqja tr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...