Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në të ardhmen të gjithë do të mund të përdorin një test të shpejtë për të përcaktuar vetë nëse janë infektuar me virusin Corona. Ministri i Shëndetësisë Spahn shpreson që përdorimi i testeve do të fillojë shpejt.
Në Gjermani është lejuar për herë të parë që personat të bëjnë teste vetë për të verifikuar nëse janë infektuar me virusin Corona apo jo. Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (BfArM) kumtoi, se janë dhënë miratimet speciale për tre produkte. Deri tani ekzistojnë vetëm teste të shpejta për zbulimin e një infeksioni me virusin Corona, të cilat kryhen nga stafi i trajnuar mjekësor. Ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn, deklaroi për televizionin gjerman ZDF se testet do të mund të blihen në të ardhmen edhe në dyqane. Spahn mendon se këto teste do të mund të futen në përdorim në javën e parë të marsit.
Tek tri llojet e testeve të deritanishme provat janë marrë nga goja apo nga hunda, deklaroi Instituti me seli në Bon. Sipas studimeve të publikuara nga prodhuesit, këto teste në të ardhmen do të mund të bëhen edhe nga personat që nuk janë ekspertë apo nuk janë stërvitur për testime.
Pothuajse 30 kërkesa për aprovim special të testeve
Para dhënies së një licence të veçantë për teste të tilla, Instituti Federal kontrollon jo vetëm funksionimin teknik të tyre. Por shtrohet edhe pyetja nëse testi mund të përdoret në mënyrë të sigurt nga personat që nuk janë trajnuar për këtë. Kjo përfshin edhe udhëzime dhe shpjegime të kuptueshme për secilin, se si funksionojnë këto teste, u tha paraprakisht. Prej datës 12 shkurt, në Institutin Federal kanë mbërritur rreth 30 kërkesa për licencimin dhe lejen e përdorimit të testeve të ndryshme.
Ndërsa mënyrën e rregullt të nxjerrjes së produkteve mjekësore në treg, e përcakton CE përmes organeve të veta të çertifikimit. Pavarësisht nga lejet e posaçme, Instituti Federal priste edhe teste të mëtejshme antigjene për përdorim të rregullt.
Testet e shpejta dhe vaksinat
Krahas vaksinave testet e shpejta janë një prej shtyllave më të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kjo çështje ka fituar në peshë kohët e fundit, pas përhapjes së shpejtë të variantit akoma edhe më ngjitës të Coronës, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, por edhe për shkak të hapjes së kopshteve dhe shkollave.
Testet e shpejta ndaj virusit Corona janë lejuar të përdoren edhe nga personeli jo-mjekësor pas një trajnimi, prej datës 2 shkurt. Ministri Spahn fillimisht kishte njoftuar se testet e shpejta pa pagesë do të lejohen prej datës 1 mars dhe se ato do të mund të bëhen në qendrat për testime, tek mjeku i shtëpisë apo në farmaci. Por tani është vendosur që çështja e testeve të shpejta të trajtohet në samitin e ardhshëm të kancelares Merkel me kryeministrat e landeve, i cili do të mbahet me 3 mars./DW
Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një d...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërku...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampin e refugjatëv...
Rastet globale me koronavirus kanë rënë me 11% në javën që s...
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministr...
Vendet perëndimore po përpiqen të vaksinojnë sa më shpejt po...
Ndërkohë që shtohet numri i amerikanëve të vaksinuar, Dr. An...
Gjermania është në valën e tretë të pandemisë së koronavirus...
Një mjek shqiptar është shpallur në kërkim për ngacmim seksu...
Mësuesit dhe personeli i kopshteve ditore do të vaksinohen k...
Autoritetet maqedonase thonë se janë në kërkim të ish-drejto...
Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive t...
Mësuesit dhe personeli i kopshteve ditore do të vaksinohen n...
Në Shtetet e Bashkuara dy ekspertë me përvojë të politikës s...
Qeveria italiane ka zgjatur ndalesën për udhëtimet jo të dom...
Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, kreu ekzekuti...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), njofton ...
Një ngjarje e rëndë raportohet ditën e sotme, ku ambasadori ...
Pas vendimit të disa landeve që të rihapin në fillim të javë...
Shqipëria dhe Bashkimi Europian prej gati një viti po zbatoj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...