Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Ish deputetja demokrate, Grida Duma ka paraqitur programin e PD për mirëqenien sociale.
Gjatë fjalës së saj, Duma i ka ?thurrur? laved kreut të PD, Lulzim Basha teksa u shpreh se ai është një njeri që i çon gjërat deri në fund. Sipas Dumës, Basha si kryeministër do të ndryshojë tërësisht nga Edi Rama që nuk ka bërë asgjë për pensionistët dhe shtresat në nevojë.
Ajo deklaroi se 650 mijë pensionistët do të përfitojnë rritje pensioni jo më pak se 5 përqind në vit, dhe do të ketë dyfishim të ndihmës ekonomike.
?Shqiptarët kanë ndjekur këto ditë planet tona ekonomike, të shëndetësisë, të arsimit; entuziazmi dhe mbështetja masive është parë dhe ndjerë kudo.
Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.
SEPSE VIJMË NGA Tetë vjet dështime!
Nuk janë pak, është koha që e çon një të porsalindur drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Tetë vite dështim.
Pas 8 vitesh edhe sot shqiptarët durojnë atoparlantët e gërvishtur të PUSHTETIT falsitet që ja shurdhojnë të vërtetën; e prandaj askush nuk beson asnjë fjalë, asnjë vendim asnjë premtim. Shqiptarët besojnë e presin të bjerë gongu i kohës që Rama largohet.
Largojmë të keqen e nisim zgjidhjen. ?
Është Lulzim Basha, i cili në këtë foltore e do vijojë t?ju paraqesë planin e tij , se si Shqipëria Fiton, kapërcen errësirën sociale; se si Shqipëria Fiton, e triumfon njerëzorja; jo vetëm me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, por me qeverisjen njerëzore që ka kujdes për njerëzit e pamundur, për ata që sëmundjet, mosha, aftësitë ndryshe, aksidentet e jetës, mungesa e një pune të çfarëdoshme me qeverisjen e keqe, i la të zhytur në mjerimin pa dritë në fund të tunelit.
Ky është një plan gjithëpërfshirës.
Është një plan serioz.
Është një plan i realizueshëm.
Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25.Prill.
Miqtë e mi,
Se ç?bëri Rama dhe qeveria e tij për tetë vite të gjata me problemet e mëdha sociale, këtë e pasqyron realiteti ynë i trishtë, gri sot.
Familjet që e kanë të vështirë edhe të mbijetojnë, përçmohen në dyert e bashkive për të marrë ndihmë ekonomike mjerane, që edhe atë janë heqin pa i thënë pse. Të lodhur ata larg qoftë të kenë një frigorifer të falur a një larëse të vjetër se i nxjerrin nga skema e ndihmës.
Kriteret që përdorin për ti nxjerrë a përfshirë në skemën e ndihmës nuk di kush, janë të fshehta në defteret e pushtetit që i mban peng me koston e mjerimit. 70 mijë familje shqiptare apo rreth 210 mijë shqiptarë mbeten varur në këtë skemë.
Pensionistët , shtresa më e sakrifikuar, me pak e respektuar për pensionin e vogël, sot përballojnë të vetmuar kostot e një pandemie, kur janë të parët e rrezikuar.
Personat me aftësi të ndryshe përballen jo vetëm me kufizimet e natyrës por me poshtërimin e shtetit nga neglizhenca fyese e Ramës.
SEPSE KU SKA FINANCIM SKA MIREQENIE
E PRA I gjithë buxheti vjetor i ndihmës ekonomike është sa vetëm 2 km të vjedhura të rrugëve të unazës;
I gjithë fondi i pensionit në vit për 645 mijë pensionistë është sa vetëm një km i vjedhur i rrugëve.
Raportet ndërkombëtare tregojnë që mbi 900 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 5 euro në ditë. Statistikat provojnë që 31% e fëmijëve nuk hanë një vakt të mirë në ditë.
Shqipëri e vjedhur, e varfëruar!
Por koha e zgjidhjes erdhi!
? Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
PO KY PLAN DO JETË REALITET, FAKT SEPSE:
Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.
Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha,
për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore,
? drejt një të ardhme më të mirë,- drejt një ekonomie më të fortë, ? drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet?, u shpreh Duma./CNA.al
Presidenti Ilir Meta është pyetur sot lidhur me akuzat që ho...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka publikuar një foto të shkrep...
Partia Demokratike ka prezantuar sot programin e mirëqenies ...
Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reag...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur ditën e sotme grupin parl...
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Monika Kryemadhi, ka mbaj...
Deputetja Rudina Hajdari vizitoi sot qytetin e Përrenjasit k...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka bublikuar një foto në rrjetet...
Jurgen Drrasati, bashkëthemelues i Lëvizjes për Ndryshim, ka...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar pu...
Ish-deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, ka sulmuar kryetare...
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në selinë e PD-së për...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
Gazment Bardhi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në E...
Demokratët vijojnë të besojnë se deklaratat e Ramës për prog...
Në programin e Partisë Demokratike për arsimin, përveç refor...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një video të shkurtër bashkëbi...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka treguar një transformim drasti...
Kryeministri Edi Rama nga Saranda ka ironizuar programin e k...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...