Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Bota nuk po gjen paqe. Pandemia e COVID-19 është ende në fazën më aktive, duke detyruar shumë shtete që t?u kthehen masave kufizuese, edhe pse kjo nënkupton një shtyrje në kohë të rimëkëmbjes, që mesa duket, nuk do të jetë dhe kaq e shpejtë këtë vit. Fatalitetet kudo në botë po vijojnë të jenë të larta, me qeveritë e vendeve të zhvilluara që tashmë e kanë të zgjidhur dilemën: përpara ekonomisë, prioritet ka vijimi i masave shtrënguese, në mënyrë që të ulet ngarkesa në spitale, por dhe të shpëtohen sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
Në një garë me kohën, shumë shtete po nxitojnë të bëjnë vaksinimin e popullatës, që është kthyer në prioritet qeverisjeje, sidomos ato shtete që ekonominë e tyre e kanë të bazuar në turizëm.
Përballë kësaj qasjeje pothuajse globale, kemi qeverinë shqiptare, që duket se e ka lënë ?të lirë? pandeminë dhe popullsinë në mëshirën e fatit. Të dhënat e para zyrtare tregojnë se fatalitetet nga pandemia janë shumë më të larta sesa janë raportuar deri tani. Për vitin 2020, shtesa e vdekjeve, në raport me mesataren e pesë viteve më parë, që është një tregues direkt i pasojave të Covid-19 është rritur me 28%.
Në nëntor dhe në dhjetor, kur dhe pandemia kulmoi në vend dhe spitalet u mbingarkuan, të dhënat zyrtare tregojnë se fatalitetet janë dyfishuar (rritje 111% në nëntor dhe 98% në dhjetor). Nga të dhënat e disponueshme deri tani, nga Eurostat për shtetet e Bashkimit Europian, rezulton se në asnjë muaj gjatë 2020-s (pasi pandemia ka pasur faza të ndryshme në vende të ndryshme), asnjë shtet nuk ka parë një rritje kaq të lartë të fataliteteve. Të dhënat e para tregojnë që situata ka qenë e rënduar dhe në janar të këtij viti, me shtesën e fataliteteve me rreth 600 persona.
Do të duhet shumë kohë të bëhet një analizë e saktë e rasteve, për të parë se sa për qind ka qenë një humbje e parikuperueshme dhe sa për qind do të mund të shpëtoheshin, nëse do të kishte masa më të mira parandaluese dhe një kujdes më të mirë shëndetësor. Por, të dhënat e para po tregojnë se humbjet kanë qenë shumë më të larta në raport me vendet e tjera.
Indikatori më i rëndësishëm krahasues është ai i shtesës së vdekjeve për 1 milion banorë. Në Shqipëri, për vitin 2020, ai i kalon 2 mijë banorë, sipas të dhënave zyrtare, që është shumë më i lartë se në shtete të tilla si Italia, apo Britania e Madhe, ku ai nuk i kalon 1500 vdekje për 1 milion banorë. Një tjetër tregues është mosha mesatare e humbjeve, që në Shqipëri, sipas të dhënave deri në tetor (kur Ministria e Shëndetësisë i bënte publike) ishte 67 vjeç, nga rreth 80 vjeç që ishte në Itali.
Ajo që u pa hapur ishte mungesa e besimit e qytetarëve të këtij vendi ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor. Shumë zgjodhën të kuroheshin në shtëpi (e vërtetuar kjo nga përdorimi i lartë i oksigjenit dhe rritja e konsumit të barnave, që në dhjetor shënoi rekord historik sipas të dhënave zyrtare të INSTAT). Shumë të tjerë u paraqitën në spital kur ishte tepër vonë.
Shqipëria i kishte tashmë shpenzimet nga xhepi më të lartat në Europë edhe përpara pandemisë, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe pandemia ka qenë një barrë shtesë për vendin, që ka ndër të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë. Investimet e larta në klinikat shëndetësore private (kredia për shëndetin është dyfishuar) janë një tjetër konfirmim i mungesës së besimit te sistemi shtetëror dhe rendja drejt privatit.
Përtej Tires, e cila deri tani është e ?akuzuara? e vetme, përgjegjësia duket të shkojë shumë më lart. Dhe, nuk bëhet fjalë për mjekët, sepse ata janë heronjtë e kësaj pandemie. Bëhet fjalë për përgjegjësit në qeverisje, të cilët kanë dështuar të krijojnë një sistem që të funksionojë, që nuk arriti të kanalizojë fondet e nevojshme për përballimin e pandemisë, por vijuan të pashqetësuar me projektet elektorale, në rrugë e pagesat për koncesione, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
E kemi thënë shumë herë që Shqipërisë i ka munguar në dekada një qeverisje e mirë, ndaj vendi më i bekuar me pasuri i Europës, sot vijon të jetë më i varfëri. Sidomos në këtë periudhë të vështirë për gjithë botën, duhej më shumë se kurrë. Teksa vaksina në vend do të vonojë të vijë (sipas kontratës sasia më e madhe do të mbërrijë pas shtatorit), ajo që shpresojmë është të ketë sa më shpejt një vaksinë për qeverisjen, që ta sjellë atë në parametrat që njerëzit e këtij vendi e meritojnë./Monitor
Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) si një katal...
Aktori dhe artisti i mirënjohur Bujar Asqeriu ishte i ftuar ...
Kur ecën në Korçë te bulevard “Republika”, nga Valbona drejt...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pu...
Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësis...
Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mbi situatën e përmb...
Saranda sot është “zgjuar” ndryshe për shkak të vizitës së k...
Gjatë takimit më banorët e Gjirokastrës, kryeministri Edi Ra...
Të gjithëve na ndodh të shohim apo dëgjojmë për aksidente të...
Shefi i Sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Mitat Tol...
Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmetaj, ka fol...
Gëzim Beqaj, inxhinier ndërtimi, në një intervistë për Euron...
Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka dhënë një lajm të tr...
Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon fenom...
Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Opinion” në...
Prokurorët e SPAK janë takuar me homologet e tyre italiane, ...
Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ...
Në intervistën e dhënë mbrëmë pas 12 vitesh mungesë në ekran...
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i brendshëm, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...