Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar shqiptarët.
Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD Jorida Tabaku tha se rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5% dhe të gjithë institucionet ndërkombëtare flasin qartë dhe thonë që Rama ka qenë i paaftë, ka dështuar për ta menaxhuar krizën e pandemisë por njëkohësisht edhe tërmetin.
Sipas Tabakut, në 8 vite të rilindjes vendi ka pasur një rënie të të gjithë treguesve që kanë lidhje me demokracinë dhe lirinë e individëve.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU
Rama ka dështuar dhe deklarata e tij e sotme mbi rritjen ekonomike imagjinare të Shqipërisë, por njëkohësisht renditjen në lidhje me demokracinë, janë thjesht një shaka e hidhur. Shqiptarët e vuajnë përditë nën lëkurë diktatin e tij dhe mungesën e demokracisë.
Rënia ekonomike e Shqipërisë është 7.5% dhe të gjithë institucionet ndërkombëtare flasin qartë dhe thonë që Rama ka qenë i paaftë, ka dështuar për ta menaxhuar krizën e pandemisë por njëkohësisht edhe tërmetin.
Ai nuk diti që të përballet me krizat e njëpasnjëshme që kaloi vendi, ka dështuar dhe po dështon çdo ditë e më shumë. Ndaj nuk i ka mbetur vetëm se të gënjejë publikisht edhe për fakte që janë publike.
Kryeministri në ikje i Shqipërisë, në mungesë të një oferte reale për shqiptarët por njëkohësisht si pengesa e vetme për demokracinë në vend, u krenua sot për një raport të ?The Economist? mbi lirinë dhe demokracinë në vendin tonë.
Ai do të na shesë ne sikur në Shqipëri jemi më demokratikë megjithëse në 8 vite të rilindjes së tij vendi ka pasur një rënie të të gjithë treguesve që kanë lidhje me demokracinë dhe lirinë e individëve.
Shqipëria ka pasur një përparim qesharak në 7 vitet e fundit në këtë raport. Dhe ky përparim që e kaloi Shqipërinë nga grupi i vendeve me demokraci hibride në grupin e vendeve me demokraci të lëkundur, është rezultat i vetëm një elementi dhe i një faktori, miratimi i Kodit Zgjedhor dhe marrëveshja e 5 qershorit.
Këtë marrëveshje përmend dhe raporti për Demokracinë i ?The Economist? ndërkohë që në të gjithë treguesit e tjerë vendi vazhdon të jetë po aq keq sa në 7 vitet e fundit.
Ndërkohë që këtë marrëveshje Rama e ka prishur, e ka shkelur me dy këmbë dhe sigurisht nuk i ka sjellë asnjë përmirësim në asnjë tregues të demokracisë.
Marrëveshja e 5 Qershorit u prish në kurriz të Demokracisë dhe Lirisë së qytetarëve për të zgjedhur një qeveri demokratike që punon për qytetarët dhe beson tek liria.
E vërteta është se janë 5 shtylla kryesore dhe 60 tregues që ka matur ?The Economist?, ndërkohë që në të gjithë treguesit ka pasur rënie, në të vetmen pikë, në miratimin e këtij ligji ka pasur përparim.
Por më lejoni që të ndaj me ju të gjithë raportet ndërkombëtare të fushës të cilët nënvizojnë rënien dhe kthimin e Shqipërisë nga një demokraci e brishtë në një regjim autoritar.
Çfarë thotë OSBE?
Në zgjedhjet e vitit 2019 pati hapa pas dhe qytetaret u privuan nga e drejta e votes.
Po kështu raporti i OSBE-OHDIR raporton se si qeveria ushtronte dhunshëm presion dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve përmes procesit të vettingut.
Ndërkohë që nga ana tjetër Raporti i Global Initiative Netëork raporton se në Shqipëri janë pastruar 1.6 mld euro në Shqipërinë e Ramës që është kthyer sot në një regjim.
Ndërkohë që pak javë më parë u njohëm edhe me raportet e antimafias dhe të Ndragetës që e tregojnë Shqipërinë si parajsë të pastrimit të parave.
Transparency International tregon që korrupsioni ne Shqiperi ka kaluar ne nivelin e kapjes se shtetit. Ne 3 vitet e fundit Shqiperia ka rene me 6 vende ne treguesit e korrupsionit.
Raporti tejet i rëndësishëm i ?Freedom House? në 2020 identifikon ?Procesin elektoral në rënie si pasojë e konfliktit politik dhe mungesës së një reforme elektorale. Po kështu nënvizohej se ?Demokracia ka pasur rënie nga 3.5 në 3.25 pikë si pasojë e një seri krizash që kanë prekur qeverinë dhe institucionet e saj?. Por mbi të gjitha nënvizohet ?një trend shqetësues në demokracinë e vendit, procesin eletkroal, lirinë e medias dhe korrupsionin?
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nënvizon se ?Shqipëria perceptohet tanimë si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor?
Raporti i antiokorrupsionit (GRECO). Niveli i korrupsionit mbetet i lartë në Shqipëri dhe mbizotëron në shumë fusha të jetës publike.
Greco thekson se përfshirja e politikanëve në korrupsion, trafikun e drogës, financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore, pastrimin e parave, falsifikimin e dokumenteve është tashmë problemi kryesor për demokracinë në Shqipëri.
Prandaj nuk kane asnje vlere, nuk ka asnjë rritje reale të demokracisë në qoftë se miraton një ligj të vetëm. Një ligj që akoma nuk e ke zbatuar, por që duhet ta zbatosh në zgjedhjet e 25 prillit.
Mburrjet e tij për një Shqipëri demokratike dhe të lirë janë një tjetër gënjeshtër 3D, njësoj si projektet që paraqet nëpër Shqipëri që duan të manipulojnë qeverisjen negative të vendit.
Askush nuk e beson këtë, askush nuk e beson se si përdhunshëm u prish Teatri në mbrëmjen e 17 majit, se si u rrahën qytetarët, se si u tërhoqën zvarrë gazetarët.
Askush nuk e beson pasi ka parë ligjin e medias që do të miratojë Edi Rama, askush nuk e beson këtë pasi ka parë vrasjen e një të riu vetëm pse nuk respektoi masat e Covid-it.
Kjo është Shqipëria reale jo ajo që tregoi sot Edi Rama.
Prandaj rikthimi i demokracise eshte beteja kryesore e Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes. Dhe do te bejme cdo gje, per të kthyer ekonominë dhe demokracinë në institucionet shqiptare për ta forcuar atë.
Do të ngremë çdo mekanizëm të mundshëm për të kthyer balancën në institucione, për të kthyer kontrollin në institucione për t?ia dhënë atë njerëzve, qytetarëve shqiptarë.
Në 25 Prill fiton demokracia dhe humb Edi Rama. Në 25 prill fiton beteja kundër korrupsionit dhe humbet Edi Rama. Në 25 Prill tregohet se sa demokratike është Shqipëria dhe më e rëndësishme është kthimi i lehtë i tranzicionit tek fituesi real i zgjedhjeve, tek Partia Demokratike.
Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, presidenti Ilir Met...
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ishte e ftuar pasditen e...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i ka shpallur n...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka shkuar sot në familjen e Ardi...
Kreu i PD, Lulzim Bash aka zhvilluar sot një takim me pedago...
Lulzim Basha ka shpallur listën e drejtuesve në 12 qarqe, po...
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim , ...
Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, më 4 Shkurt 2021, K...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar indeksin e demokracisë ng...
“Investim cilësor dhe të barabartë për çdo nxënës e student”...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë pë...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u bëri thi...
Ka nisur sot puna për zbatimin e projektit për transformimin...
Ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rahovica u largu...
Byrektorja e Partisë Demokratike ka filluar të demaskohet pa...
Kreu i PD, Lulzim Basha duket se ka marrë seriozisht fushatë...
Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë sot seancën e dytë, ...
Ditën e djeshme stërvitja ushtarake e NATO në Ballkan ka bër...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme më një video ...
Kreu i PD Lulzim Basha e ka nisur herët ditën e sotme duke s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...