Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Ditën e sotme, Partia Demokratike ka prezantuar progarmin ekonomik të PD me sloganin ?Shqipëria fiton?.
Gjatë prezantimit të programit qeverisës, Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike , Alfred Rrushaj deklaroi se Programi i PD-së është për buxhetin e familjes shqiptare. Ai theksoi se rreth 90 % e studentëve do të mbështeten financiarisht nga qeveria për të paguar tarifat e arsimit.
Më tej ai tha se një fokus të veçantë do ketë edhe shtresa e mesme pasi siipas Rrushajt, të punësuarit me pagë mbi 60 mijë lekë do të përfitojnë thuajse një gjysëm page shtesë nga ulja e tatimeve
“Programi i Partisë Demokratike ka në qendër të tij FAMILJEN dhe Ekonominë Familjare. Për herë të parë një parti politike i jep prioritet masave që kanë vetëm një qëllim; rritjen e mirëqënies së familjes. Investimi kryesor i një familje të re, është strehimi i cili është kthyer në pamundësi për shumë shqiptare që po largohen. Prandaj do të jemi në krah të familjeve të reja; do të financojmë 100% interesat e kredive që të rinjtë do të marrin për të blerë shtëpinë e tyre. Do të jenë së paku 20 mijë familje të reja që do të përfitojnë nga kjo masë. Jo vetëm kaq, por ne jemi largpamës e do marrim masa që Shqipëria të mos plaket. Për këtë arsye ne do mbështesim me të gjithë mënyrat familjet dhe prindërit që lindin fëmijë. Për çdo fëmijë të lindur, ne do të japim 3 mijë lekë në muaj për 5 vite. Rreth 30 mijë familjeve të reja do t?u gjendemi në krah me këtë masë.
Shqetësimi i çdo prindi, është arsimimi i fëmijëve dhe cilësia e këtij arsimimi. Familjet shqiptare sakrifikojnë çdo gjë për të arsimuar fëmijët e tyre.
Të rinj që shkëlqejmë nëpër botë nëse iu jepet mundësia të shpalosin talentin, këtu ua kanë bllokuar mundësitë. Këtë duhet ta ndryshojmë dhe e kemi vetë në dorë. Prandaj rreth 90 % e studentëve do të mbështeten financiarisht nga qeveria për të paguar tarifat e arsimit. Por ne nuk mund ta rrisim cilësinë e arsimit nëse nuk rrisim vlerësimin e punës së arsimtarëve. Prandaj pagat e tyre do t?i rrisim me 60%. Ky plan do të prekë familjet e së paku 36 mijë arsimtarë të cilët do të jenë më të motivuar në punën e tyre, si dhe çdo familje shqiptare që ka femijët në shkollë. Pas dështimeve të njëpasnjëshme të Ramës për 8 vjet me radhë, nuk ke ç?pret më prej tij. Rama ka shkatërruar ekonominë tonë, ka rritur papunësinë dhe koston e jetesës. Pjesën më të madhe të të ardhurave familjet shqiptare e shpenzojnë për mbijetese. Kostoja po rritet çdo ditë më shumë. Qeveria ka rritur kostot e ushqimeve, kostot e energjisë, kostot e karburanttit, I ka detyruar familjet shqiptare që të paguajnë më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, u ka rritur kostot për shëndetësinë.
Rama i ka harruar njerëzit Ministrat e tij trefishojnë pasuritë e tyre, ndërsa ekonomia e Shqipërisë shkatërrohet. Ata bëjnë pazare me mafien, në vend që të sjellin investues me vende pune për shqiptarët. Hanë vakte luksoze në Dubai, ndërsa vendi është nën ujë.
Gjatë muajve të fundit kemi punuar bashkë me Lulzim Bashën të krijonim një plan pune, që ta vëmë në zbatim për të ndryshuar jetën e secilit prej jush.
Ne kemi një plan të qartë, jo premtime boshe, as përralla para fushatës, por veprime konkrete që do kenë një ndikim të drejtpërdejtë në jetën e çdo familje shqiptare. Nga ulja e tatimit mbi të ardhurat nga paga, dhe ulja e sigurimeve shoqërore do të perfitojë çdo person i punësuar. Të gjithë do kenë mundësi të çojnë më shumë para në shtëpitë e tyre. Do ulim çmimin e energjisë për konsumin deri në 300 kËh dhe një familje e thjeshtë do kursejë rreth 8500 lekë në vit. Kjo masë do të lehtësojë ndjeshëm shpenzimet e së paku 710 mijë familjeve. Një fokus të veçante do ketë edhe shtresa e mesme. Të punësuarit me pagë mbi 60 mijë lekë do të përfitojnë thuajse një gjysëm page shtesë nga ulja e tatimeve. Në këtë mënyrë do i japim fund barrës së rëndë të taksimit që qeveria iu ka vënë njerëzve më të talentuar, të kualifikuar apo më të suksesshëm në vend.
Për NE me rëndësi të madhe është respekti për të moshuarit dhe nevoja për solidaritetin mes brezave. Prandaj do të rrisim çdo vit pensionet për rreth 650 mijë pensionistë, sa dyfishi i inflacionit vjetor, por në çdo rast jo me pak se 5% ne vit. Ne do bëjmë çmos që ata të trajtohen me sa më shumë dinjitet e konsideratë për kontributin e çmuar që kanë dhënë për Shqipërinë. Por njëherazi qeveria e Partisë Demokratike kurrsesi nuk nuk do të lere anash më nevojtarët. Sepse do te dyfishojmë ndihmën ekonomike për 60 ? 70 mijë familje.
Partia Demokratike vlerëson shume punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të punonjësve shëndetësor, te cilët jane lënë në kushte të vështira.
Prandaj ne do të bëjmë të pamundurën që mjekëve dhe infermiereve t?ju japim dinjitetin që meritojnë. Paga e një mjeku do të shkojë 1200 Euro dhe paga e infermierëve do të shkojë në 700 Euro. Janë 4500 mjekë dhe 14 mijë infermierë.
Këto janë vetëm disa prej përfitimeve të drejtpërdrejta që do të kenë qytetarët falë modelit të ri të qeverisjes që ne do të aplikojmë.
Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare dhe jo vetem per interesin e vet.
Prandaj eshte koha per te votuar Lulzim Bashën dhe PD, është koha që Shqipëria të fitojë”, u shpreh Rrushaj./CNA.al
Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi ka inspektuar sot nga afër...
Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik në kuad...
Kuvendi ka rrëzuar sot zgjedhjen e Besnik Mustafajt si anëta...
Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik në kuadë...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar që do të rrisë pensio...
Në prezantimin e programit të Partisë Demokratike, kryedemok...
Analistët e Lulzim Bashës, pra jo të opozitës, por persona t...
Partia Demokratike prezanton sot programin politik.Fjalën e ...
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për me...
Deputjetja Rudina Hajdari ka ngritur tonet gjatë fjalës së s...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pak minuta më parë se zgje...
Deputetja Reme Lala ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të q...
Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku i pari e ka marrë fjal...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet i...
Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri historik i PD duket se...
Nëse shqiptarët do të thirreshin sot për të votuar Partia So...
Dy forcat më të mëdha opozitare, PD dhe LSI do të humbin mbë...
Një sondazh në media e ka nxjerrë kryeministrin Edi Rama dhe...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka bërë një deklar...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...