web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset me thikë biznesmenia italiane në Kavajë/ I dyshuar bashkëshorti shqiptar

28 Janar 2021, 07:03, Kronika CNA

Një shtetase italiane ka mbetur e plagosur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Kavajë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vilë Bashtovë, ku pronarja e një restoranti, shtetase italiane është plagosur me thikë. Paraprakisht dyshohet si autor bashkëshorti shqiptar, i cili është në arrest shtëpie për dhunë në familje. Policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit.

Ndërkohë në dëshminë dhënë policisë, burri pretendon se ajo i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin./CNA.al





Lajmet e fundit nga