Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Ish deputeti i PD, Florion Mima prezantoi sot një pjesë nga programi qeverisës i Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Mima u shpreh se PD-ja do të jetë gjithmonë në mbështetje të biznesit.
Ai theksoi se sistemi tatimor po shkon në prag të kolapsit dhe PD ka një plan të qartë sesi dilet nga kjo gropë e zezë. Mes të therash Mima deklaroi se i gjithë organizimi funksional dhe territorial i Administratës Tatimore, Administratës Doganore dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të rishikohet me fokus:
?Gjatë 8 viteve u imponuan politika fiskale të korruptuara, amatore, çfilitëse për masën e tatimpaguesve të ndershëm, dhe, puthadorëse, për klientët e qeverisë. Sistemi tatimor po shkon në prag të kolapsit për shkak të këtyre politikave dhe të një administrimi skandaloz që lidhje nuk ka me administrimin fiskal perëndimor. PD ka një plan të qartë sesi dilet nga kjo gropë e zezë. Sipas këtij plani, qysh në ditën e parë në zyrë, puna kryesore e Lulzim Bashës dhe ekipit të tij do të fokusohet në bërjen realitet sa më parë të zotimeve të mëposhtme:
? Thjeshtimi i bazës ligjore duke e bëre atë të qartë, të thjeshtë e të kuptueshme nga cilido tatimpagues. Mijëra faqe ligje, akte nënligjore, udhëzime, forma, deklarata, totalisht të panevojshme, do të zëvendësohen me një kuadër ligjor të thjeshtë, të shkurtër, të qartë, të kuptueshëm për t?u zbatuar. Ky kuadër i thjeshtuar do të jetë premisë kryesore në ndihmë të tatimpaguesit për të kuptuar legjislacionin dhe të drejtat që burojnë prej tij si edhe për të përmbushur në mënyrë vullnetare të gjitha detyrimet respektive.
? Kuadri ligjor i premtuar dhe i miratuar nuk do të ndryshojë përgjatë gjithë mandatit qeverisës, përveccse kur ndryshimi shkon në të mirë të tatimpaguesit shqiptar. Në 8 vite kemi me qindra amendime, ndryshime, korrigjime etj, që vetëm kanë kontribuar në shtimin e paqartësisë dhe në konfuzionin e përgjithshëm që ekziston në rregullat e të bërit biznes. PD zotohet që kuadri ligjor i miratuar qe ne fillim te mandatit do te ngelet ne fuqi per gjate gjithe kohezgjatjes se mandatit duke rikthyer parashikueshmërinë dhe duke ndihmur në marrjen e vendimeve të duhura nga ana e tatimpaguesve, por edhe e investitorëve të huaj të cilët me tjetër kuadër ligjor bëjne studimet për të ardhur e investuar në Shqipëri dhe me tjetër kuadër ndeshen kur vijnë këtu.
? Ulja e shkallëve tatimore duke lënë gjithnjë e më shumë fonde në duart e tatimpaguesve, të provuar tashmë si menaxhere më të mirë se burokratët publikë; Ne kemi një trashëgimi që na kujton se përmbushja vullnetare e detyrimeve nga ana e tatimpaguesve rritet sa herë shkallët tatimore ulen. Njëkohësisht,më shumë para në duar të biznesit do të thotë më shumë punësim, më shumë investime, më shumë eksporte dhe rrjedhimisht edhe më shumë të hyra për arkën e përbashkët.
? Shfuqëzimi i shumicës së taksave vendore e kombëtare dhe konsolidimin e një liste të shkurtër të aplikueshme sipas praktikës më të mire botërore. Ku është e mundur, do të synohet bashkimi i dy a me shumë tatimeve e taksave në një të vetme për të ulur kostot e përmbushjes vullnetare nga tatimpaguesit.
Pushteti vendor do të vjelë tatimet dhe taksat e mëposhtme:
? Tatimi i Biznesit të Vogël, Tatimi mbi Pasurinë, Rentën e Republikës. Pushteti Vendor nuk do të ketë të drejtën e prezantimit të taksave të përkohshme a për një qëllim të caktuar. Ai do te ketë të drejtë të kërkojë aplikimin e tarifave për shërbimet që ofron, pasi të ketë kostuar më parë të gjitha kostot që kryhen për ofrimin e shërbimit.
Pushteti qëndor do të vjelë tatimet dhe taksat e mëposhtme:
? Tatimi mbi Vlerën e Shtuar; Tatimi mbi të ardhurat do të përfshijë taksimin e të ardhurave të individit dhe të organizatave biznesore me një shkallë tatimore prej 9%; Akcizat, do të jenë të aplikueshme vetëm për nënproduktet e naftës, alkoolit dhe duhaneve në shkallë tatimore që shkojnë në linjë me praktikën më të mirë evropiane; Kontributi i sigurimit pensional do të jetë në masën 9% të të ardhurave nga paga për punëmarrësin dhe 9% për punëdhëneësin.
PD do të punojë fort që ditën e parë në pushtet për të vendosur tatimpaguesin shqiptar në piedestal të sistemit dhe kthimin e inspektorëve dhe trupave të tjera që merren me administrimin e të hyrave publike, në shërbëtorë, në ndihmës, në mbështetës të tatimpaguesit shqiptar. Pas 30 vitesh të një historiku me ulje e ngritje, tatimpaguesi shqiptar meriton mirënjohje, respekt dhe trajtim me dinjitet për tërë kontributin me miliarda euro për ta bere Shqiperinë një vend më të mirë e më të begatë. PD është e zotuar për ta bërë këtë.
I gjithë organizimi funksional dhe territorial i Administratës Tatimore, Administratës Doganore dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të rishikohet me fokus:
? Ofrimin e shërbimit atje ku, dhe atëherë kur e kërkon tatimpaguesi.
? Deklarimi dhe pagesa online e detyrimeve tatimore do të forcohet për të shmangur dhe ku është e mundur, për të ndaluar fare, kontaktet fizike mes inspektorëve dhe tatimpaguesve.
? Funksione të përbashkëta si IT, Edukimi i Tatimpaguesve, Investigimi Kriminal, Apelimi, Mbledhja me Forcë e detyrimeve të papaguara etj, do të bashkohen duke i paraprirë krijimit në një fazë të dytë të Administratës së të Hyrave Publike.
? Kontrolli Fiskal do të merret vetëm me verifikimin e masës së tatimit të deklaruar dhe atij që duhej deklaruar dhe përzgjedhja e deklaratave për kontroll do të bëhet vetëm nga sistemi kompjuterik dhe vetëm kur ka indicie nga metoda indirekte a informacione nga palë të treta..
? I gjithë sistemi i gjobave e ndëshkimeve do të rishikohet duke e thjeshtësuar e lehtësuar atë duke ndjekur me fanatizëm parimin e ndëshkimit proporcional dhe shkurajimin e tatimpaguesve që me vullnet vendosin të fusin dorën në arkën e popullit.
? I gjithë sistemi i lëshimit të kuponëve, faturave, librave e regjistrimeve kontabël, deklaratat, formularet etj, do të thjeshtohen me të vetmin synim: reduktimin e kostove burokratike të përmbushjes vullnetare, uljen e kohës së përgatitjes së secilit dokument dhe çlirimin e vëmendjes së tatimpaguesit nga mbajtja e librave e regjistrimeve pa vlerë, në arritjen dhe realizimin e sa më shumë fitimi.
? Gangrenë e stërgjatur e rimbursimeve të TVSH do të marrë fund duke prezantuar rimbursimin automatik në momentin e kërkesës dhe shpërnguljen e verifikimeve nga para në pas kryerjes së rimbursimit;
? Kasat fiskale do të përdoren vetëm për qëllimin e mirëmenaxhimit të biznesit dhe vetëm neëse lind nevoja, shteti të konsultohet me të dhënat e ruajtura në memorien e kasës. Të gjitha transferimet periodike të të dhënave, shpesh të panevojshme dhe që pengojnë biznesin, drejt databazave të shtetit do të marrin fund. Vetëdeklarata do të jetë i vetmi dokument digital sintetik me anë te të cilit biznesi do të komunikojë nën betim me entet publike.
? Të gjitha ligjet tatimore dhe aktet respektive nënligjore do të përmblidhen në një Kod Tatimor dhe Dispozita Zbatuese, të ngjashëm me Kodin Doganor. Të dy këto kode, ne një fazë të dytë do të përmblidhen në Kodin e të Hyrave Publike të Shqipërisë. Gjithçka do të arrihet nëpërmjet një bashkëpunimi me opozitën për t?i dhënë besueshmeri dhe qëndrueshmëri sistemit tatimor shqiptar dhe për të shmangur futjet e duarve të politikës.
? Në bashkëpunim me organizatat e tatimpaguesve do të reformohet thelbësisht sistemi ankimor duke ngritur Tribunalin Tatimor, një trupë paragjyqësore, e cila do të bashkëkryesohet edhe nga përfaqesues që vijnë nga radhët e tatimpaguesve shqiptarë. Po ashtu të gjithë trupat konsultative qeveritaro-biznesorë, do të bashkëkryesohen nga përfaqësues që vijnë nga radhët e biznesit?, u shpreh Mima gjatë prezantimit./CNA.al
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Me...
Ditën e sotme, Partia Demokratike ka prezantuar progarmin ek...
Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi ka inspektuar sot nga afër...
Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik në kuad...
Kuvendi ka rrëzuar sot zgjedhjen e Besnik Mustafajt si anëta...
Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik në kuadë...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar që do të rrisë pensio...
Në prezantimin e programit të Partisë Demokratike, kryedemok...
Analistët e Lulzim Bashës, pra jo të opozitës, por persona t...
Partia Demokratike prezanton sot programin politik.Fjalën e ...
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për me...
Deputjetja Rudina Hajdari ka ngritur tonet gjatë fjalës së s...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pak minuta më parë se zgje...
Deputetja Reme Lala ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të q...
Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku i pari e ka marrë fjal...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet i...
Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri historik i PD duket se...
Nëse shqiptarët do të thirreshin sot për të votuar Partia So...
Dy forcat më të mëdha opozitare, PD dhe LSI do të humbin mbë...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...