"Më intereson rezultati jo kush luan", prezantohet Orges Shehi: Kam qëndruar deri vonë me Halilin
Orges Shehi u shfaq para mediave ku foli për herë të parë si...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur për situatën me COVID-19 në Shqipër dhe procesin e vaksinimit.
Në një deklaratë për mediat, Vasili u shpreh se shifrat po rriten, ndërsa qeverisë i ka ikur kontrolli nga duart. Sa i përket vaksinimit, Vasili qartëson se ky proces nuk ekziston më në Shqipëri pasi nuk ka më doza vaksinash të reja.
?Në këto muaj tepër të vështirë të dimrit, ku dihej dhe pritej që situata me COVID-in do të rëndohej, pra pandemia do të merrte një rrugë edhe më të vështirë, konstatohet për fat të keq, e njëjta situatë kaosi dhe mungese kontrolli total nga ana e qeverisë, e cila ka zgjedhur që në ditët e para të kësaj pandemie, e deri më sot kur shkojmë afërsisht drejt 1 viti të përpalljes me të, që të bëjë propagandë në mënyrë të përditshme e të mos përballet seriozisht me problemin.
Shifrat janë kokëforta, vetëm dje ka pasur rreth 900 të infektuar, për saktësi 879. Kësaj situate, në vend që ti përgjigjen me analizë shumë të imët të saj, nxjerrjes së çdo shkaku, të çdo elementi që nuk funksionon dhe rindërtimit totalisht të punës në terren, ju e keni parë dhe vazhdoni ta shihni se si gënjen Kryeministri nga mëngjesi deri në darkë, se si shkojnë te muri i qendrës shëndetësore, që ka ekzistuar dhe ekziston prej kohësh, por këta i fusin një bojë dhe rrinë me shtatë kamerat e ERTV-së se si do ta shesin në publik dhe si do gënjejnë dynjanë.
Shifrat janë të vërteta, janë reale. Situata është shumë e vështirë në ekonomi. Procesi i ashtuquajtur i vaksinimit nuk ekziston. Pra, vaksinimi në Shqipëri nuk ekziston, nuk bëhet, ky është fakt. Trasta e vaksinave, me 900 e ca të tilla, e cila ka mbi dy javë që vjen vërdallë, siç e dini ka degraduar tërësisht si proces, pasi as nuk ka doza vaksinash të reja. Priteshin që sipas premtimeve zhurmëmëdha të Kryeministrit shqiptar se do të vinin në fillimin e javës së tretë, pra që më 15 janar, dhe asnjë lajm dhe asgjë tjetër nuk ka.
Qindra e mijëra të sëmurë, pasi shifra e të sëmurëve realë është shumë më e lartë se sa kjo që ekzaminohet, vetë trajtohen nëpër banesa, pa kujdes shëndetësor, pa mbështetje financiare dhe shqiptarët po robtohen e po shkatërrohen ekonomikisht e po futen në borxhe për të përballuar kurimin tepër të kushtueshëm nga COVID-19.
Asnjë analizë nuk bëhet për humbjet e jetëve, ndonëse shifrat kanë qenë kritike dhe po nga kjo foltore kam ngritur qartë dhe prerë çështjen, që bëhet fjalë për mijëra të sëmurë që kanë humbur jetën, të cilët nuk janë evidentuar apo analizuar për të marrë masa të menjëhershme, urgjente, serioze, efikase për të përballuar situatën siç duhet. Kjo heshtje e plotë dhe mbajtja e propagandës së një qeverie që ndërron vetëm modelet, format, ngjyrat dhe dizajnin e maskave, ky është një turp me pasoja shumë të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve?, u shpreh Vasili./CNA.al
Orges Shehi u shfaq para mediave ku foli për herë të parë si...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar paraditen e s...
Deputetja Rudina Hajdari, ka shpallur pak ditë më parë kandi...
Deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka humbur njeriun e saj...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar programin e LS...
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar n...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e so...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpjeguar programin nga...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të ce...
Dy vite më parë Aleanca e Atlantikut të Veriut miratoi vendi...
Ministria e mbrojtjes ka angazhuar në terren mbi 400 efektiv...
Prej disa ditësh, CNA.al ka paralajmëruar se LSI është drejt...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi 5 prioritetet...
Gazetarët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatua gjatë e...
Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi, ka reaguar përmes një po...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ishte i ftuar pas...
Astrit Patozi u shpreh se Bindja Demokratike do të ketë kand...
Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi komentoi si...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj is...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...