web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkia Shkodër bën bilancin e përmbytjeve/ 2065 hektarë tokë nën ujë, disa zona pa energji elektrike

26 Janar 2021, 09:58, Sociale CNA

Situata në Shkodër ende nuk është e qëndrueshme. Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në zona të ndryshme të vendit.

Bashkia Shkodër ka bërë bilancin e përmbytjeve sipasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas bilancit raportohet  se 2065 sipërfaqe toke ndodhen ?nën pushtetin e ujit?.

Në fshatin Obot në të cili më herët u raportua për problematika për shkak të reshjeve të dendura, ende mund të kalohet vetëm me varkë lundruese dhe se kjo zonë është pa energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 26.01.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 26.01.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.59m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.80 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2065 Ha

Tokë e pakultivuar 508 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1430 Ha

Grurë 60 Ha

Bimë Dekorative 37 Ha

Pemtore 27 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Fshati Obot është pa energji elektrike

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1150 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 870 Ha

Grurë 25 Ha

Pemtore 25 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në zonën e quajtur ?Këneta e Dajçit? (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 260 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 485 Ha

Grurë 35 Ha

Bimë dekorative 30 Ha

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha,

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 25 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Pemtore 2 Ha

-Kërkohet varkë ushtrie për të kaluar në rrugen e Obotit.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e ?Përroit të kufirit? Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

 





Lajmet e fundit nga