Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Përfshirja e të miturve dhe adoleshentëve në krime të ndryshme, përfshirë këtu edhe vjedhjen është kthyer në një shqetësim serioz jo vetëm për komunitetin ku jetojnë, por për të gjithë shoqërinë.
Vjedhja e dyqaneve, marketeve, ATM-ve apo edhe kuletave dhe të florinjëve në rrugë nga të miturit ka vendosur në udhëkryq edhe autoritetet përgjegjëse, për shkak të moshës që ata kanë, pasi nuk i kap ligji.
CNA.al kontaktoi me sociologen e njohur Entela Binjaku, e cila ka hedhur më shumë dritë ndaj këtyre fenomeneve. Sipas sociologes, faktorët që ndikojnë në përfshirjen e të miturve në krime janë të shumta, duke shtuar se vështirësitë ekonomike janë faktorët kryesorë që i shtyjnë drejt kësaj rruge.
Por Binjaku nuk përjashton as abuzimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve nga të rriturit, duke qenë se ata janë të përjashtuar nga dënimi me ligj.
?Faktorët që ndikojnë tek përfshirja e të miturve në krime janë ngushtësisht shoqërorë dhe ndaj vëmendja duhet përqëndruar tek agjencitë shoqërizuese: tek familja, shkolla, media, grupet e bashkëmoshatarëve, grupimet vullnetare etj.
Faktorëve të mësipërm shpesh ju bashkohen edhe faktorët thellësisht ekonomikë, pra të mitur që për shkak të kushteve të vështira ekonomike ndërsa detyrohen të punojnë çdo lloj pune, bien pre e abuzimit dhe shfrytëzimit prej më të rriturve duke u orientuar drejt sjelljeve kriminale.
Nga statistikat të rinjtë që shfaqin çrregullime të sjelljes dhe janë në konflikt të vazhdueshëm me ligjin vijnë nga familje kryesisht me një nivel nën mesatar nga gjendja social-ekonomike, që kanë braktisur shkollën, që vijnë nga familje me prindër të divorcuar dhe që janë në vështirësi ekonomike.
Zakonisht janë të rinj që jetojnë në zonat periferike të qyteteve, që kanë një historic familjar migrimi ku integrimi dhe përshtatja ka pasur jo pak vështirësi etj?, shprehet sociologia.
Binjaku ka listuar edhe një sërë veprash penale ku janë përfshirë të miturit, që nisin që nga vjedhjet, plagosje të lehta, zënka, e deri në vrasje.
Sociliologia nga ana profesionale shprehet se familja është qeliza e rëndësishme e shoqërisë brenda së cilës rritet dhe edukohet një individ.
?Ndër veprat që kryejnë të miturit kryesojnë veprat penale të vjedhjes, plagosje e rende me dashje, plagosje e lehte, zënka, vepra të turpshme apo edhe në vrasje.
Pjesa më e madhe e të miturve që janë në konflikt me ligjin kryesisht janë të moshës 14-18 vjeç, moshë e cila kanë edhe përgjegjësinë penale. Të miturit nën 14-vjeç nuk kanë përgjegjësi penale për veprimet që ata kryejnë.
Familja është ajo qelizë e shoqërisë brenda së cilës njeriu rritet dhe edukohet në fazat e para të jetës. Sociologjia e njeh ?anën e errët të familjes? pas së cilës qëndrojnë prindër që komunikojnë ashpër, të mitur që jetojnë dhe rriten mes konfliktesh, ku ushtrohet dhunë emocionale, psikologjike apo fizike etj?, tha ajo për CNA.al.
Për sociologen e nevojshme është themelimi i institucioneve rehabilituese për të mbajtur nën kontroll veprimet e të miturve, për t?i integruar dhe për t?i bërë pjesë të projekteve të ndryshme.
?Lidhur me nevojën për hapjen apo jo të shkollave të riedukimit, mendoj se hapja e tyre në kontekstin që i kemi pas njohur më parë nuk është më nevojë e kësaj kohe.
Më shumë se sa qëndra riedukimi ndoshta do të nevojitej themelimi i institucioneve rehabilituese që do të mbanin në kontroll veprimtarinë e këtyre të miturve, duke i integruar dhe bërë pjesë e e programeve të ndryshme, gjë e cila do të shmangte përfshirjen e tyre në vepra penale ose përfshirjen në situatë rruge.
Kjo sepse Kodi i ri që hyri në fuqi më 1 janar të viti 2018 i ka parashikuar mjaft mirë të gjitha situatat për të mbrojtur të drejtat e të mituriturve të cilët kryejnë vepra penale, apo që janë të viktima ose dëshmitarë të veprave penale. Ky Kod ka si qëllim kryesor të drejtat e të miturit dhe parashikon rehabilitimin dhe jo dënimin e tij në rast të kryerjes së një vepre penale nga ana e tyre?, tha Binjaku për CNA.al.
Sa i takon trajtimit të këtyre fenomeneve, sociologia shprehet se duhet të zbatohet Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, në të cilin sipas saj janë parashikuar mjaf mirë programet edukuese.
?Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur i ka parashikuar mjaft mirë programet edukuese dhe rehabilituese. Ajo që nevojitet është zbatimi i tyre.
Po ndërsa policia e shtetit forcon seksionet e shërbimeve për të mitur, prokuroria kërkon respektimin e Kodit penal, aktorët e tjerë të lidhur me këtë dukuri kanë nevojë të ndërgjegjësohen për rolin e madh që kanë në drejtim të një shoqërie me sa më pak kriminelë?, shprehte sociologia Entela Binjaku për CNA.al.
Nga sot vendi do të përballet me temperature të ulëta dhe mo...
Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje të dëborës në zonën ...
Gjatë ditës së sotme parashikohet mot me alternime kthjellim...
Gjatë ditës së nesërme parashikohet mot me alternime kthjell...
Dhimbje muskujsh, lodhje, probleme psikike: Sipas një studim...
Vaksinimi anti-Covid po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme në...
Nëse ke mbaruar shkollën e lartë, ke më shumë mundësi që të ...
Ditën e sotme moti për vendin tonë parashikohet me vranësira...
Një defekt në linjën e tensionit të lartë 220 KV të OST-së, ...
Ditën e nesërme moti për vendin tonë parashikohet me vranësi...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se p...
Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjet...
Akademia e Shkencave e Shqipërisë i është përgjigjur disa pi...
Aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu ka treguar eksperien...
Aktorja e njohur Lisa Kujofsa prej disa kohësh jeton në Ital...
Vijon për të dytën ditë radhazi vaksinimi kundër Covid-19 në...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka folur lidhur me ...
Amerika është ëndrra e shumë shqiptarëve që çdo vit nxitojnë...
Ditën e sotme dhe të mërkurën, reshjet e shiu do të jenë me ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...