Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas “Reporterëve pa kufij” janë vrarë këtë vit të paktën 50 gazetarë në botë, vrasje që lidhen drejtpërdrejt me punën e tyre. Gjithnjë e më shpesh njerëzit e mediave vihen qëllimisht në shënjestër, sipas organizatës.
Ishte një telefonatë e shkurtër përmes Zoom. Najib Sharifi, drejtues i “Komitetit të Sigurisë të Gazetarëve Afganë”, një organizatë joqeveritare dukej i lodhur, javët e shkuara kanë qenë të vështira. “Më duket, se asnjëherë nuk ka qenë kaq frikësuese, si këtë moment. Sepse duket, sikur të gjithë gazetarët janë në rrezik”, thotë Sharif. “Brenda gjashtë javësh kemi humbur katër gazetarë.”
Najib Sharifi nuk është i vetmi që e ka këtë frikë. Viti 2020 ka qenë një vit vrastar për gazetarët në të gjithë botën, siç bën të ditur organizata “Reporterët pa kufij” në bilancin e saj vjetor. Në mesin e dhjetorit kjo organizatë publikoi pjesën e parë të raportit vjetor mbi gazetarët e burgosur, të rrëmbyer apo të zhdukur. Në pjesën e dytë bëhet fjalë për gazetarët e vrarë. Vërtet që numri i gazetarëve të vrarë këtë vit, me 50 viktima, është pak më i ulët se vitin e kaluar, por “Reporterët pa kufij” janë të shqetësuar shumë, sepse vrasjet kanë qenë të qëllimshme.
Në nëntor u vra në Afganistan gazetari Mohamad Alijas Daji nga Radio Asadi, programit afgan të radios amerikane Radio Free Europe nga një bombë, që ishte vendosur nën automjetin e tij. Para afër dy javësh po në Afganistan u vra po ashtu me qëllim gazetarja Malala Maivand, që ishte angazhuar për mbrojtjen më të mirë të gazetarëve. Maivand ishte një nga dy gazetaret femra që u vranë këtë vit për shkak të punës së tyre. Me ekzekutimin e Ruhollah Samit në Iran më 12 dhjetor u vu në zbatim për herë të parë pas 30 vjetësh dënimi me vdekje ndaj një njeriu të medias. Numri i gazetarëve të vrarë me qëllim është në mënyrë të frikshme i lartë. Në vitin 2020, 42 gazetarë u vranë me qëllim, 20% më shumë se vitin e kaluar.
Paqe e gënjeshtërt
Nuk janë më zonat e luftës apo krizave, ku gazetarët lenë jetën. Në vitin 2020 mjaft gazetarë janë vrarë në vende, ku zyrtarisht sundon paqja. Këtu renditen Meksika dhe India, dy nga vendet më të rrezikshme për gazetarët. Në të dyja këto vende janë kryer vrasje të tmerrshme ndaj gazetarëve. Ata janë djegur të gjallë, janë prerë në copa apo iu është prerë koka.
Një aspekt tjetër që përmendet është se shumë nga gazetarët e vrarë kanë qenë duke kryer punë investiguese për tema të ndjeshme si korrupsioni apo kriminaliteti i organizuar. Por edhe raportimi mbi tema mjedisore, si gërmimet ilegale në miniera e ka vënë në rrezik jetën e tyre. Shpesh vrasjet mbesin të pazbardhura. Në Honduras për shembull u vranë tre gazetarë. Në asnjë nga rastet nuk janë ndërmarrë hetime serioze.
Zëdhënësi i bordit të organizatës “Reporterë pa kufij”, Michael Rediske thotë se “të raportosh në mënyrë kritike për korrupsionin, mafian apo shkatërrimin e mjedisit është në shumë vende një punë me rrezik jete për gazetarët.” Sipas Rediske “në vende si Meksika, Iraku, apo Pakistani, kriminelë të fuqishëm, grupe ekstremiste apo pjesërisht edhe politikane apo politikanë të korruptuar akoma mund të presin që të shpëtojnë pa u ndëshkuar për krime të tilla. Këto vrasje nuk godasin asnjëherë vetëm viktimat e drejtpërdrejta. Çdo vrasje e një gazetareje apo gazetari është sulm ndaj të drejtës të të gjithë njerëzve për t’u informuar të lirë dhe të pavarur.”
Për Najib Sharifi dhe kolegët e tij nga organizata “Komiteti i Sigurisë së Gazetarëve Afganë” është problem i madh që shpesh nuk mund t’u venë emrin autorëve të vrasjeve. Në të shkuarën ishin talibanët apo i ashtuquajturi Shteti Islamik që fshiheshin pas atentateve, por që nga fillimi i negociatave të paqes, talibanët shpesh po distancohen nga sulmet. “IS-i disa herë ka pranuar disa sulme, por kjo e gjitha është e paqartë”, thotë Sharifi.
Corona si rrezik shtesë
Këtë vit për gazetarët është shtuar një rrezik i ri: virusi Corona. Që në pjesën e parë të bilancit vjetor, “Reporterët pa kufij” kanë raportuar për burgosje të gazetarëve për shkak të raportimit kritik për masat e Corinës. Disa gazetarëve burgu u kushtoi jetën.
Nga ana tjetër në të gjithë botën, qindra gazetarë ndërruan jetë pas infektimit nga virusi, por megjithatë nuk mund të provohet qartë, nëse ata janë infektuar me virusin në ambientin privat apo gjatë punës. Në tre raste kjo organizatë është “gati e sigurtë”, që gazetarët ndërruan jetë, sepse u burgosën për shkak të punës së tyre, dhe me shumë gjasë u infektuan me virusin në burg. Këtu bën pjesë Mohamed Monir, që ishte i burgosur në Egjipt dhe Saleh al-Shehi, që në Arabinë Saudite punonte për gazetën ditore Al-Vatan. Të dy këta gazetarë, shkruan organizata, pak para vdekjes u liruan papritur dhe me nxitim nga burgu. Monih që para lirimit ishte testuar pozitivisht me virusin, kurse gjendja e Al-Shehis u përkeqësua dhe ai u trajtua disa ditë në repartin intensiv. Nuk dihet, nëse ai vdiq vërtet nga Covid-19. Mediat lokale mendojnë kështu, por sipas organizatës nuk mund të konfirmohet plotësisht, “për shkak se autoritetet saudite bllokojnë.”
Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka dhënë një ...
Publikohen për herë të parë katër foto të rralla nga ceremon...
Në një kohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga viti i ri 2021, ...
Vitet e fundit, filmat dedikuar krishtlindjeve, janë rikthye...
Koronavirusi i ka marrë jetën një mësuesi në Kukës. Lajmi ës...
Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri (ONM) Genove...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha nga studio...
Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar në emisionin ...
Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ka lajmëruar pak çaste më p...
Ish-deputeti socialist dhe drejtori aktual i Top Channel, Be...
Pas emërimit nga presidenti Ilir Meta të anëtares së shtatë ...
Reagimi i parë nga ndërkombëtaret për emërimin e Sonila Bejt...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të hënë ka dekretuar...
Artan Shkreli emërohet drejtori i ri i Institutit të Ndërtim...
Institucioni më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë Inspe...
Mjeku i njohur Blenard Nonaj, ka nderuar përmes një postimi ...
Moska është e gatshme për të sjellë vaksinën “Sputnik-V” edh...
Trupi i njeriut është një “makinë” e pabesueshme biologjike ...
Qytetërimet nëpër botë kanë festuar fillimin e çdo viti të r...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim bën me dije se ka zhvilluar një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...