Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ishte përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik që u mor me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është shprehur se Komisioni i Venecias me vendimin e dhënë së fundmi rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës. Teksa numëroi të gjitha gjetjet e ‘Venecias’ ai tha se asgjë thelbësore nuk është bërë në ndryshime në Kod, duke shtuar se opozita dështoi edhe në këtë betejë.
Sa i takon çështjes së koalicioneve, si një nga çështjet më të debatuara, Gjiknuri tha se në vitin 2017 nga marrëveshja Rama-Basha është vendosur që koalicionet të hiqen.
“Ne ishim të bindur që Venecia nuk do të gjente asgjë thelbësore negative. Së pari konfirmoi atë që ne e kishim thënë, që nuk kishte cenim të stabilitetit ligjor elektoral. Të gjitha ndryshimet nuk ishin thelbësore. Së dyti ‘Venecia’ tha të gjitha ndryshimet janë në përputhje me standardet dhe asgjë nuk preku sistemi. Nuk krijoi avantazhe dhe disavantazhe për njërën apo tjetrën palë. Nuk cenoi asnjë standard ndërkombëtar. Edhe implementimi i hapjes së listave është një praktikë që e gjen në shumë vende dhe këtë e konfirmon edhe ‘Venecia’.
Konfirmoi se çështja e koalicioneve zgjedhore nuk krijon disavantazhe dhe është në përputhje me standardet. Kjo ishte një gjetje e rëndësishme sepse e gjithë kauza e opozitës për të anatemuar atë që bëri mazhoranca qëndronin në këto pika.
Natyrshëm patëm edhe kritika për disa çështje që ishte si pasojë e kompromisit me disa parti opozitare në parlament, siç ishte ndryshimi për kandidimin e kryetarëve në deri 4 zona zgjedhore. Tjetër e rëndësishme ishte që nuk duhet të ketë më ndryshime para zgjedhjeve dhe që të gjitha palët të bashkëpunojmë për implementimin e këtij kodi zgjedhor.
Gjithashtu u vlerësua mekanizmi i pragut brenda listave të hapura. U quajt si një model shumë i mirë për të mbrojtur kuotat zgjedhore. U quajt një hap shumë i mirë për të mbrojtur kuotat zgjedhore. Vetë palët e njohin këtë sistem pasi në vitin 2017 Basha dhe Rama pranuan me konsensus që të hyjnë pa koalicione zgjedhore.
Çështja e koalicionit është e tillë që të dyja palët duhet të luajnë me numër të barabartë lojtarësh. Lista duhet të jetë e njëjtë dhe kjo është barazia e palëve. Në unë kam 12 kandidatë në Vlorë edhe pala tjetër duhet të ketë numër të tillë kandidatësh. Çdo gjë tjetër ka qenë spekulim politik. Më vjen keq që opozita prapë dështoi në një betejë të kotë. Më mirë të organizohen dhe të fitojnë zgjedhjet në prill”, tha Gjiknuri për “Report TV”./ CNA.al
Presidenti lir Meta ka ngrtur alarmin për gjendjen e vështir...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ishte i ftuar n...
Ish-ministri i Jashtëm i vendit, Kastriot Islami ka reguar p...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi teksa foli...
Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi ka fituar betejën me Covi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për unif...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentu...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një konferencë se ësht...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot një pjesë të ndryshimeve...
Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka njoftuar se LSI ka ngr...
Partia Demokratike paditi Drejtorin e Përgjithshëm të Polici...
Mjeku i njohur Petrit Vargu, ka dalë me një reagim të fortë ...
Ministrja e Arsimit,Evis Kushi, ka paralajmërua r mbylljen e...
Deputetja e PS Milva Ekonomi, ishte e ftuar sot në “Abc e më...
Zv.kryeministri Erion Braçe, ka publikuar pamje nga protesta...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për...
Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi thotë se kërke...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...