Fshehu qindra mijëra euro në tubimin e aspirimit/ Amnistia Penale nxjerr nga burgu pastruesen “famoze”
Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume të konsider...
Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume të konsider...
Gazetari Qamil Xhani ka reaguar për herë të parë pas shoqërimit nga policia për protestën që u zhvillua nën moton ?Drejtësi për Klodianin?.
Xhani bën me dije se është mirë dhe ka dalë nga komisariati, por thekson se shenjat që lanë prangat në duart e një gazetari të arrestuar para redaksisë nuk kanë për të ikur kurrë.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook ai tregon gjendjen në komisariat ndërsa nënvizon se qelitë nuk kishin më vende. Në përfundim të shënimit të tij, Xhani thekson se tani është qartë se shoqërimi i tij me dhunë nga policia nuk ishte rastësi dhe as ngatërresë.
Postimi i plotë:
Miq, faleminderit për mbështetjen!
Ju kërkoj ndjesë që nuk kam pasur mundësi tu ktheja përgjigje të gjithëve!
Jam mirë, por shenjat që lanë prangat në duart e një gazetari të arrestuar para redaksisë nuk kanë për të më ikur kurrë.
Kur dola nga komisariati isha i dërrmuar, jo thjesht nga efekti i goditjeve dhe duart që më dhembnin nga shtrëngimi i fort i prangave, por sepse pashë me sytë e mi atë që e merrja me pak rezerva kur ma thoshin të tjerët këto ditë. Qelitë nuk kishin më vende dhe mes të arrestuarve kishte minorenë. Më shumë se 55 qytetarë rrinin bashkë në një dhomë 4 me 4 m2 dhe të tjerë mbaheshin në korridor, sipas vlerësimit paraprak të sjelljes që u bënin ?shefat?. Disa oficere firmosnin në korridore procesverbale që kthehen në vite burg dhe miliona lekë gjobë për qytetarë që as vet efektivët nuk e dinin se përse i kishin sjellë në komisariat.
Unë që u prangosa para redaksisë kur po fotografoja arrestimin e dhunshëm të dy të miturve, po më firmoseshin letrat për ?Pjesëmarrje në tubim të paligjshëm!?. Nuk isha në protestë dhe as pjesë e ndonjë grupi protestuesish. Isha 5 metra larg hyrjes së redaksisë e gazetës dhe dola pas zhurmës së sirenave të policisë dhe ulërimave që vinin nga oborri.
Në 15 vite punë si gazetar s?më ka ndodhur kurrë të përballem më një brutalitet dhe arrogance të tillë nga policia; goditje, pranga dhe qelitë e paraburgimit.
E kuptoj, dhe pse sot e kam shumë të vështirë, agresivitetin e policëve të protestave që kthehen me urdhër në makina dhune dhe terrori për të çuar rrogën te familja. Ashtu siç kuptoj, pas përvojës së parë personale me përfaqësuesit e rendit, arsyen përse mes të rinjve ka kaq zemërim me policinë. Por nuk kuptoj heshtjen e atij shefit me kostum firmato poshtë pelerinës ushtarake të shiut, që shihte i qetë si dhunoheshin dy minorenë. Kur 10-15 policë me shkopinj hekuri dhe gome ndjekin si gjah në rrugicat e ish-Bllokut dy minorenë, çfarë vlere kanë mediat dhe gazetarët në këtë vend!
Ata që më shoqëruan rrugës për në komisariat punonin si ?urban linje? për të rinj që prangoseshin rrugëve dhe nuk e dinin së çfarë kishin bërë edhe pse u thashë disa herë se jam gazetar dhe nuk po më shoqëronin për protestën, por po më merrnin peng nga redaksia. Ndërsa shefat që ndiqnin operacionet rrugicave të Tiranës dhe ata më fytyrë të mbuluar që u kujdesën të fshihnin fotot dhe videot në telefon, ata po, ata e dinin se çfarë po bënin dhe mu krijua përshtypja se e shijonin çdo urdhër për reagim brutal që jepnin.
Pas daljes nga komisariati po prisja një sqarim apo dhe ndjesë për atë që ndodhi. Jo nga shefat që urdhëronin dhunën në terren apo ata me kapuçët e zinj që grushti u fliste para gojës, por nga ata që drejtojnë. Nuk e bënë dhe mirë bënë, tani jam i qartë se nuk ishte rastësi dhe as ngatërresë.
Dhuna ka emër.
Pas dorëheqjes të ministrit të punëve të brendshme SandërLle...
Reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) u shpall në kërkim p...
Dita e shtunë parashikohet me mot kryesisht të vranët dhe re...
Redon Meksi avokat dhe aktivist në një intervistë për Eurone...
Mbrëmjen e sotme ka plasur sërish sherri në Top Channel, kon...
Protesta e qytetarëve të revoltuar nga vrasja e Klodjan Rash...
Avokati i Popullit ka bërë një raport paraprak inspektimesh ...
Tensionohet situata në protestën e zhvilluar sot për vrasjen...
Kanë filluar përplasjet në protestën që po zhvillohet pasdit...
Kanë filluar protestat e qytetarëve në shumë qytete të vendi...
Unë vetë jetoj në një apartament të zakonshëm dhe të thjesht...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me vrasjen e Klo...
Komiteti teknik i ekspertëve po diskuton mundësinë e aplikim...
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka njoftuar se ka firmo...
Shoqata PEA, me anë të një letre dërguar Ministrisë së Finan...
Amabasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reguar ...
Ashtu sic ishte paralajmëruar, sot në orën 18:00 pritet të n...
Prof. Dr Selim Luku, një prej pedagogëve më afatgjatë në Uni...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet q...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj teksa ka analizuar sit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...