Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Zbardhet dëshmia e Luftar Reçit, i penduari i drejtësisë që çoi në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të 2 ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë ku në dy atentate mafioze u ekzekutuan Klodian Saliu si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij të fëmijërisë, Artan Arsi.
Ai tregon detaje mbi planin dhe dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, njërit prej drejtuesve të bandës së Durrësit, mikut të tij Osman Truma dhe vrasjen Vajdin Lamaj e Dritan Arti në Tiranë.
Marrëveshja që bëra me Lul Berishën, për të vrarë hasmit tanë!
??në fillim të muajit Shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e qujatur pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. Vend ku është kisha një kazino timen. Kazinoja ndodhej në një bodrum të një pallati të ndërtuar nga një ndërtues Kosovar me emrin E.A. Ky pallat është pranë stacionit të Trenit.Ishte ora 01:00 dhe erdhi Luli së bashku me Lentin dhe Indritin. Gjatë takimit Luli me ofroi një marëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim të kësaj do vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishin kundërshtar dhe kishin frikë së bashkë me grupin e tij, mos i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe për kontrabandën dhe trafiqet e drogës që bënin në portin e Durrësit, pasi e shihnin si rival.
Sipas Plarent Dervishaj, një polic i portit i kishte thënë Lentit që një natë Klodi me dy persona të tjerë, i kanë pritur tek shtëpia e Lulit për tju vrarë. Sipas Lentit, polici ishte i pirë tapë në momentin që I kishte thënë këtë muhabet. Pasi ramë dakord që të shkëmbenim hasmit, unë pothuajse gjithë muajin shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja dhe qëndroja në Durrës me qëllim që ta njihja si fytyrë kush ishte Klodian Saliu si dhe të mësoja lëvizjet e tij, Kur shkoja në Durrës, çdo ditë fillimist takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studjoja lëvizjet dhe vendet kur rrinte Klodi, ata më jepnin një djalë të ri, të moshës 19 vjeç, i cili e njihte Klodin si fytyrë.
Nëpër Durrës, lëviznin me një makinë tip Benz 250, tip i vjetër me ngjyrë hiri, me targa nga Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaut. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodian Saliu. Mbaj mend për shembull se shkonim diku tek Vollga pasi dyshonim se aty kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, kun a tha një natë Indriti në telefon se më duket se ishte atje. U futëm në lokal, u ulëm në një tavolinë dhe ai djali që ishte me mua pa se nuk ndodhej aty. Kemi kontrolluar në disa lagje të Durrësit ku dyshohej se rrinte Klodiani?
?Bëmë prova se si do qëllonim Saliun, një person afër Klodit na informoi për lëvizjet?
?unë, Lenti dhe Indriti filluam që të bëjmë prova për mënyrën se si do të realizonim vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej gjatë kohës që Klodi të shkonte të takonte një person në Tiranë.Një javë rresht kemi pritur që të kalojë dhe në vendoseshim tek një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Ndërsa personi që e thërisnim ?Çeçoja?, e linim tek kryqëzimi i rrugës.Detyra e Çeços ishte që të mbante në vëzhgim automjetin e Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do futej në autostradë për në Tiranë. Luli sapo mori vesh se X person, do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit dhe u sigurua që do të bëhej vrasja, iku në Turqi, me qëllim që të mos dyshohej. Një natë para se të vritej Klodi, unë kam fjetur në Durrës tek shtëpia e J.. dhe morëm një makinë tip BMË x5, me ngjyrë të zezë të cilës i ishte vendosur një targë italiane.
Me vete kishim armë zjarri dhe më konkretisht unë kisha një pistoletë të markës Bereta marinsash të vitit 2002 me 15 fishekë. Lenti kishte një automatik të tipit Skorpions dhe dy karikatorë rezervë, kurse Indriti kishte një pistoletë me 15 fishekë e kromuar që ishte e Lulit dhe një pistoletë tjetër me mulli me 6 fishekë. Në momentin që u errësua ne jemi parkuar tek i njëjti karburant siç e përshkrova pak mësipër. Kurse ?Çeçoja? tek kryqëzimi. Gjithashtu Lenti dhe Indriti kishin me ngjyrë gri, kur Lenti dhe Indriti kishin siguruar informacionin nga X person, njeri pranë grupit të Klodit se ai lëvizte me një automjet tip Mercedes 300 me ngjyrë të vjetër, me targat e Durrësit. Nuk e mbaj mend orën e saktë por pasi kishim rreth 40 deri në 50 minuta që prisnim ?Çeçoja? telefonoi Indritin dhe i tha se Klodi, ishte futur në autostradë dhe se në makinë ishin future dy veta. Çeçoja, i tha Indritit se Klodi po drejtonte makinën.
Indriti i tha pasagjerit: Nëse do të shpëtosh mbyll gojën!
Ne u bëmë menjëherë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë. Unë isha shofer, Indriti ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit, kurse Lenti ishte ulur në sediljen e pasme mbrapa Indritit, Pasi kaloi Benzi në fjalë, unë ndeza makinën dhe u nisëm në ndjekje të makinës ku ishte Klodi. E arritëm shpejt por nuk e parakalonim dot për shkak të makinave të tjera.Diku mes Vorës dhe Durrësit, I jemi afruar dhe jemi vendosur parallel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMË, kanë qëlluar më armë në drejtim të Klodit, Indrit me pistoletë dhe Lenti me Skorpions. Dua të theksoj se që në momentin që u vumë në ndjekje të makinës së Klodit, kemi mbajtur xhamat e makinës të hapura.
Kemi ecur parallel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës Lenti dhe Indriti gjuanin me armë në drejtim të makinës së Klodit. Më pas automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Pasi makina e Klodit përfundoi në kanal, Indriti bërtiti me të madhe ?…O Lal mbaje, mbaje??. Hapa krahun dhe nga BMË që drejtoja unë ka zbritur Indriti dhe I është afruar Benzit të Klodit dhe e ka goditur, Klodin tre herë me pistoletë me mulli. Unë isha shumë afër dhe këtë moment e kam fiksuar shumë mirë. Indriti i ka thënë pasagjerit që nëse donte të shpëtonte ta mbyllte gojën?/Shqiptarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Spit...
Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një 29-vje...
Pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë, kanë ...
Babai i 25 vjeçarit, Klodian Rasha që u ekzekutua nga efekti...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Ko...
Një zjarr i madh ka shkrumbuar dy lokale në Shkodër, gjatë n...
Babai i 25-vjeçarit Klodjan Rasha, Qazim Rasha, ka folur pas...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ...
Gazetari Artan Hoxha është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opin...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga vrasj...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjën e sotë në qyt...
Shqipëria është tronditur mbrëmjen e sotme nga vrasja e 25-v...
Ish-shefi i sektorit të antidrogës në Fier, Dritan Zagani ka...
Gazetarja Klodiana Lala është e ftuar mbrëmjen e sotme në S...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim të ashpër për vr...
Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Asgjë n...
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar urdhër arreste për Lu...
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që humbi jetën sot si pa...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Lezhë-...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...