Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Situata e krijuar nga pandemia globale Covid-19 në vendin tonë, por jo vetëm, ka ndikuar edhe në mënyrën e re të jetesës.
Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke analizuar edhe situatën ka vendosur shpesh herë masa parandaluese, ku së fundmi është marrë vendimi që qytetarët të mbajnë maska në ambientet e hapura dhe të mbyllura, si dhe kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Lidhur me këto masa, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho u shpreh se Komiteti i Ekspertëve nuk është bazuar në evidenca shkencore, duke shtuar se nuk janë marrë për bazë rekomandimet e OBSH testo-gjurmo-trajto.
Në një intervistë për CNA.al. Dasho tha se Shqipëria i ka kapacitetet për të përballuar këtë pandemi, duke i rekomanduar Komitetit të Ekspertëve që të ndjekin këshillat e OBSH dhe instituteve të shëndetit për të vënë nën kontroll pandeminë Covid.
-Zoti Dasho, prej gati një vit e gjithë bota është gjunjëzuar përballë virusit vdekjeprurës Covdi-19. Ju keni qenë një nga zërat më kritik sa i takon kësaj situate në Shqipëri. A mendoni se masat parandaluese që janë marrë nga Komiteti i Ekspertëve kanë qenë efektive, përfshirë këtu edhe masat e fudit, siç është ndalimi i lëvizjes nga ora 22:00-06:00?
Mendoj se masat që ka marrë Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri kanë qenë masa jo të koordinuara, jo të orientuara nga një përafrim strategjik dhe shpesh herë kanë qenë të pabazuara mbi evidenca. Masa që psh ndalon qarkullimin midis orës 22:00 dhe orës 06:00 apo masa e mbajtjes së maskës ne publik janë dy masa të cilat janë të përshtatshme si masa plotësuese, por jo si masa mbi të cilën bazohet e gjithë përgjigjia. Në përgjithësi nuk është arritur të zbatohet përafrimi testo-gjuro-trajto, i rekomanduar nga OBSH dhe para bara e gjithë përgjigjes është vënë mbi qytetarin duke filluar nga përgjegjësia për të mbajtur maskat, distancimin, rruajtjen e higjenës, por edhe për elementë të cilët duhet të ishin patjetër përgjegjësia e shtetit, siç është testimi, trajtimi ku qytetarët blejnë vetë medikamentet , ku madje edhe pajisjet e oksigjenit tashmë, ose paguajnë vetë kurimin jashtë shtetit, ose paguajnë vetë për testimet. Pra të gjitha këto tregojnë që përgjigjia ka qenë thellësish difektoze dhe jo e orientuar strategjikisht.
-Ndonëse u bë një kohë e gjatë që Covid po ?bashkëjeton? me ne, ka ende njerëz të cilët janë të painformuar apo edhe të frikësuar. Kohët e fundit shumë persona po refuzojnë edhe të drejtohen në spitale. Si mendoni, a ka kapacitetet e duhura Shqipëria për përballimin e plotë të kësaj situate?
Në qoftë se do të organizohet përgjigjia mbi bazën e sistemit, pra një përgjigje sistemike dhe jo një përgjigje e fragmentuar dhe jo e bazuar në evidenca, Shqipëria i ka kapacitetet. Kjo është një sëmundje infektive, e cila kërkon organizim të burimeve aktuale, qoftë njerëzore, qoftë teknologjike, qoftë infrastrukturore , mirëpo ky përafrim ka munguar deri tani sepse janë lënë jashtë loje faktorë shumë të rëndësishëm, siç janë përdorimi i të gjitha burimeve që ne kemi në fushën e shëndetit publik, përdorimi dhe shfrytëzimi optimal i mjekut të familjes, i spitaleve lokalë dhe rajonalë. Lëni jashtë loje ose mosshfrytëzimi siç duhet i këtyre burimeve kaq të rëndësishme ka bërë që ne të jemi tashmë deficitar dhe qytetari të ketë humbur besimin tek instiucionet tona publike.
-A mendoni se nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur transparencë sa i takon situatës që është në spitale, por edhe shifrave që bëhen pubike çdo ditë?
Problemi i mungesës së transparencës ka qenë një nga problemet që u shfaq që në omentet e para, kur refuzohej që të bëhej publik marka e testeve që përdorej , kur kishte të dhëna se kishte nënraportim të rasteve, sidomos të rasteve të shtruar në spital . Më vonë kan dalë edhe prova të cilat janë ërë publike se edhe numri i vdekjeve është i nënraportuar. Pra ka dy të dhëna, është e dhëna e INSTAT që tregon numri i vdekjeve nga Covid në tremujorin e tretë të vitit 2020 duhet të ketë qenë shumë herë ë i lartë se ai i raportuar dhe është edhe denoncimi i bërë nga opozita se vdekjet në spitale nuk janë raportuar. Pra të gjitha këto flasin për një mungesë transparence, flasin për një marrëdhënie jo të hapur midis atyre që e drejtojnë dhe menaxhojnë përgjigjen dhe publikut dhe pastaj pasoja kryesore e publikut është se nuk beson më dhe nuk arrin të zbatojë as ato masa që janë të vlefshme, masa që duhen zbatuar por që publiku për shkak se ka humbur besimin tek Ministri e Shëndetësisë, tek Komiteti i Ekspertëve nuk është më kompliant dhe nuk i zbaton ato.
-Ministria e Shëndetësisë deri tani ka bërë një parapagim për të siguruar vaksinën anti-Covid. A keni një koment për këtë dhe a mendoni se kjo vaksinë do të jetë së shpejti në vendin tonë?
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka varur shpresat tek mekanizmi Covax. Ky është një mekanizëm i vlefshëm, një mekanizëm që është ngritur për të mbështetur vendet në nevojë. Mendoj se, të paktën sipas të dhënave që kemi deri tani, ky mekanizëm do të filloj relativisht vonë të ofrojë vaksinën për vendet që janë pjesë e tij, por detajet natyrisht i dinë ata që kanë negociuar dhe ata që kanë më tepër informcion. Informacioni që ka qarkulluar në media është se vaksinat e Covax do të fillojnë të vinë vetëm në mesin e vitit 2021. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte shumë vonë dhe duhej të ishin marrë masa që të siguroheshin nga kompani të burimeve prodhuese më herët, qoftë edhe me çmime më të larta.
-Për përballimin e situtës, deri tani janë hapur 4 spitale Covid. Ndërkohë që pak kohë më parë, ju keni deklarur se hapja e këtyre spitaleve nuk është zgjidhje, duke parashtuar edhe disa hapa që duhet të ndiqen për menaxhimin e kësaj situate. Pse ky mendim?
Covid nuk është një problem i cili mund të trajtohet nëpërmjet spitaleve. Covid në rradhë të parë është një problem i shëndetit publik dhe duhet trajtuar nga masa të Shëndetit publik, duhet trajtuar nga mjeku i familjes, duhet trajtuar nga spitalet rajonale. Pra është një problem sistemi, nuk është një proble i cili mund të zgjidhet nëpërmjet shtretërve , qoftë këto edhe shtretër të specializuar në institucionet tercare apo universitare. Mendoj që përafrimi për ta thjeshtëzuar trajtimin e Covid vetëm nëpërmjet spitaleve terciale Covid 1,2,3,4 që mund të shkojë edhe shumë më tepër është i gabuar dhe sa më parë duhet të vihet në lëvizje sistei, nga Shëndeti Publik, tek mjeku i familjes, tek spitali lokal, tek spitali rajonal, sepse vetëm kështu mund të arrihet të kemi një përafrim të drejtë dhe sistemik ndaj problemit.
-Shumë pacientë të cilët kurohen për sëmundje të ndryshme, siç janë sëmundjet malinje apo ata që duhet të kryejnë dializën gjatë kësaj periudhe kanë ndërprerë mjekimin e tyre nga frika e infektimit me Covid. Sa rrezikshmëri ka kjo situatë tek këta pacientë?
Problemi i anashkalimit të sëmundjeve të tjera gjatë periudhës së Covid është një problem shumë akut, një problem shumë serioz. Kjo ka qenë një nga frikat më të mëdha në të gjitha vendet dhe pikërisht këtu është sfida që vendet europiane kanë. Të gjitha vendet europiane përpiqen që të ofrojnë kujdes për pacientët e prekur nga Covid pa komptomentuar cilësinë e kujdesit për pacientët e tjerë, sepse nuk është se erdhi Covid dhe të gjitha sëmundjet e tjera u zhdukën si me shkop magjik. Prandaj dhe mua më vjen shumë keq kur bëhet një krahasim semplicist midis përgjigjes shqiptare dhe Covid dhe përgjigjes të vendeve të tjera. Në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe kudo sistemet shëndetësore përpiqen të trajtojnë me cilësinë maksimale si pacientët e prekur nga Covid ashtu edhe pacientët e prekur nga sëmundjet e tjera . Këtë gjë unë nuk po e shoh në Shqipëri, sepse Shqipëria nuk po arrin të trajtojë siç duhet as pacientët e prekur nga Covid, të cilët kanë lënë të vetëm përballë sëmundjes. Ata paguajnë vetë për testin, vetë për jekimet, vetë për trajtimet e specializuara që duhet t?i merrnin në spital siç është oksigjenoterapia apo edhe për të shkuar dhe për tu trajtuar jashtë shtetit, ku situata klinike komplikohet edhe më tepër. Pra në këto kushte unë do të thoja që është një fatkeqësi që ne nuk kemi një përgjigje ashtu siç duhet për tu kujdesur për të gjithë pacientët dhe për të mos kompromentuar cilësinë e kujdesit.
-A keni diçka të fundit për të shtuar? Një mesazh për qytetarët?
Unë mesazhin e kam për ministrinë e Shëndetësisë dhe për Komitetin e Ekspertëve, pra urgjentisht duhet kaluar drejt një përgjigje strategjike, një përgjigje gjithëpërfshirëse të orintuar sipas evidencave, rekomandimeve të institucioneve prestigjoze , siç janë OBSH, institutet kombëtare të shëndetit pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet që përgjigjia të ketë efektivitet dhe të arrijë tek pacienti që ka nevojë./CNA.al.
Janelle Witten jeton në qytetin Gastonia të Karolinës së Ver...
Situata që është krijuar në vendin tonë dhe mosbesimi i shqi...
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka dek...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka treguar mbrëmjen e sot...
Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për vaksinën...
Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi për 20 raste...
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mbajë në fuqi, p...
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është zhvil...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHPNga filli...
Ditën e sotme, këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj feston 27 vj...
Cristina Buccino është një modele dhe showgirl e lindur në C...
Ajo është një nga modelet më seksi dhe bombastike të Instagr...
Bukuroshja tepër seksi, Jessica Cribbon, nuk di të ndalet me...
Ajo është modelja më e nxehtë e revistës së famshme Playboy....
Nuk është vetëm lëkura juaj që ka nevojë për mbrojtje nga rr...
Ka humbur jetën nga Covid-19 drejtori i Pallatit të Kulturës...
Jastëkët e parë që njohim datojnë që nga Mesopotamia Antike....
Bakteret janë të afta të shkatërrojnë trupin e një organizmi...
Aktorja Olta Gixhari ka publikuar disa foto në rrjetet socia...
Ka qenë një kohë kur ajo konsiderohej rreptësisht një simbol...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...