Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prej një jave tashmë, Partia Demokratike akuzon Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se për takimet e fushatës elektorale në Dibër ka përdorur helikopterin e ushtrisë. Një video u publikua fillimisht nga ish shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ish deputet i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi në datën 22 Nëntor, ku duket helikopteri i Forcave të Armatosura gati për fluturim në një zonë, ku duken dy godina të rrënuara.
Kamera filmon helikopterin që është gati të ngrihet në fluturim. Më pas afrohet një makinë nga ku zbret Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e shoqëruar nga stafi i saj. Ministrja hipën në helikopter për të nisur udhëtimin, që sipas Gjunkshit ka si qëllim transportin nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas të Olta Xhaçkës për aktivitetet elektorale.
Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes që nga viti 2017 e ka mohuar këtë version të opozitës. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se ?as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët?.
Ministria sqaron se ?helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem?. (Njoftimi i plotë KëTU)
Njoftimi shoqërohet nga një varg epitetesh ndaj Xhemal Gjunkshit të cilit i përmendet ?karakteri? dhe ?bëmat? si ?një ish-ushtarak i diskretituar?. Gjuha e përdorur i jep ministrisë nuancat vjollcë të selisë së PS-së, kur vazhdon: Në kohën e të cilit (Xhemal Gjunkshit) vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e Wikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.
Opozita nuk e la me kaq, por vazhdoi të kërkojë shpjegime për përdorimin e helikopterëve të ushtrisë. Sipas deputetëve të PD-së, Ministrja e Mbrojtjes ka qenë edhe në këtë takim për punimet e kanalizimeve nga Bashkia në Burrel, ditën kur është filmuar duke udhëtuar me helikopterin e ushtrisë. Fotot më poshtë janë publikuar në profilin e Ministres Xhaçka në 16 Nëntor.
Një përgjigje e dytë erdhi përmes Petro Koçit, që mban detyrën e zv.Ministrit të Mbrojtjes. Edhe ky siguron se: Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë!Petro Koçi kujtoi se nuk është hera e parë që opozita lëshon akuza të paqena dhe duke kujtuar rastin e dy pilotëve që ranë dëshmorë në Shkodër.
?Kjo është partia që s?ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë? u shpreh ai.
Por megjithëse gjen kohë të gërmojë në të shkuarën në dokumentat e ëikileaks, pastaj të rikthejë dëshminë e Babales dhe të kalojë nga video-klipet e këngëtarëve tek kërkimet e thesarit, Olta Xhaçka nuk jep shpjegime dot një detaj thelbësor: Nëse nuk ishte në Dibër për fushatë, siç thotë Xhemal Gjunkshi, përse ka udhëtuar me helikopter në momentin që tregohet në video? Nëse është e vërtetë që çdo fluturim i helikopterëve është i dokumentuar në mënyrë të pakopromentueshme, atëherë përse nuk sqarohet po kaq me detaje udhëtimi në fjalë, i filmuar në videon që publikoi opozita? Nëse, qëllimet e fluturimeve janë të përcaktuara në ligj, cili ka qenë qëllimi i përdorimit të helikopterit, në momentin që shihet në video?
Përdorimi i burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore nga partia në pushtet është një fenomen i rëndomtë. Kryeministri, ministrat dhe zyrtarët e institucioneve kryesore përdorin stafin, makinat, karburantin, mjetet e zyrave të marrëdhënieve me publikun etj, duke e shndërruar administratën në një makinë elektorale në shërbim të partisë.
Të zakonshme gjatë fushatave janë aktivitetet ku shpërndahen lejet e legalizimit, ku qytetarët në nevojë shndërrohen në figurantë falenderues para kryeministrit dhe ministrave. Gjithsesi, përdorimi i helikopterit si taksi, vendos një standard tjetër të keqpërdorimit të administratës, kur jemi vetëm 5 muaj para zgjedhjeve. Dhe fushata ende nuk ka nisur me të gjithë vrullin e saj./ Lapsi.al
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shkoi sot në fa...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas dekl...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur një sërë...
Deputeti dhe kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ...
Ura Vajgurore, e quajtur ndryshe Dimal, është tronditur mbrë...
Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t’u shprehur publikisht ç...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka publik...
“Famozi Mirel Mërtiri i djegësave të Ramës pushon 20 vetë ng...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar homazhe t...
Të shumtë janë qytetarët që janë skeptikë për situatat në sp...
Këshilltarët e fushatave dhe kompanitë e strategjive elektor...
Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipër...
Gafa e shkaktuar nga kryeministri Edi Rama i cili ngëtërroi ...
Megjithëse Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se nuk ka debat...
Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka publikuar një video ...
Partia Demokratike, përmes ish deputetes Orjola Pampuri deno...
Endri Shabani, kryetar i Nismës Thurje tregoi se ata vazhdoj...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar Dashamir Shehi tha s...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka ‘shpërthyer’ në ironi nd...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka ironizuar p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...