Wadephul apelon Shqipërinë/ Kërkon të përmbushen parakushtet e BE-së për negociata
Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen ...
Shifrat e infektimeve në Gjermani janë ende të larta, por të qëndrueshme. E megjithatë, Gjermania synon t’i shtrëngojë edhe më shumë masat e mbylljes së lehtë, me shpresën që në festat e Krishtilndjeve dhe fundvitit numri i infektimeve të mos rritet shumë.
Dhe që të mos ndodhte si dy javë më parë, kur masat e parashikuara nga kancelarja Merkel i befasuan shefat e landeve, të cilët nuk i pranuan ato, këtë radhë kryeministrat duket se kanë rënë dakord paraprakisht me kancelarinë.
Sipas propozimit të tyre, i cili u bë i njohur të martën nga disa agjenci lajmesh, masat ndahen në dy faza: në fazën para festave, nga 1 deri më 20 dhjetor dhe në fazën pas 20 dhjetorit e deri në fillim të janarit.
Faza para Krishtlindjeve
Mbyllja e pjesshme, në të cilën ndodhet Gjermania qysh prej më shumë se dy javësh, të vazhdojë të paktën deri më 20 dhjetor. Hotelet, restorantet dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke shmangur udhëtimet dhe kontaktet e panevojshme.
Maska dhe takime
Takimet private do të kufizohen në pesë veta gjithsej nga vetëm dy familje. Fëmijët nën 14 vjeç nuk llogariten. Maskat mbesin të detyrueshme në ndërtesa publike, dyqane dhe mjetet e transporti publikut. Maska të jetë e detyrueshme edhe jashtë, në zonat me shumë njerëz, çka në disa lande praktikohet qysh tani.
Përjashtimet e Krishtlindjeve
Për datat nga 23 dhjetori deri më 1 janar vlejnë masa të tjera për shkak të krishtlindjeve, të cilat në Gjermani janë festat ku mblidhen familjet. Prandaj edhe lejohen takimet me deri 10 njerëz nga më shumë se dy familje, megjithëse këtu nuk numërohen fëmijët që janë nën 14 vjeç. Që tubime të tilla të mos kthehen në vatra infektimi, njerëzve u bëhet thirrje që të vetëkarantinohen për disa ditë para dhe pas festave. Kishat të zhvillojnë ceremoni të vogla festive – duke synuar të shmangin shërbimet tipike, më të mëdha.
Festimet e Vitit të Ri
Hedhja e fishekzjarrëve të lejohet vetëm në vende të vogla. Shitja, blerja dhe lëshimi i fishekzjarrëve nuk do të ndalohen plotësisht. Por njerëzit këshillohen të mos i përdorin ato, për të mos rritur kështu rrezikun e lëndimeve dhe ngarkimin e urgjencës së spitaleve.
Pushimet fillojnë më 16 dhjetor
Maskat të vendosen në klasa (aktualisht ato vendosen vetëm nëpër shkollë, jo në banka) nga klasa e 7-të e sipër në zona me më shumë se 50 raste për 100,000 banorë. Sidoqoftë, shkollat ??që nuk kanë asnjë infeksion mund të përjashtohen.
Vendimi për vijimin e mësimit në shtëpi do t’i lihet në dorë çdo landi më vete. Por sipas informacioneve nga Berlini, thuhet se është rënë dakord që pushimet e festave të fillojnë qysh më 16 dhjetor.
Stimuli ekonomik
Landet kanë rënë dakord që programet ekzistuese në mbështetje të bizneseve, sipërmarrësve të pavarur dhe klubeve të zgjerohen dhe të zgjaten. Landet do të inkurajojnë qeverinë federale që të shikojë mundësinë e zgjatjes së ndihmave për bizneset që janë në vështirësi, si për shembull kultura, udhëtimi dhe dëfrimi – deri nga mesi i vitit 2021.
Masat në varësi të infektimeve
Sidoqoftë, landet që nuk janë shumë të prekura lejohen t’i lirojnë kufizimet e tyre edhe nëse ato vlejnë për landet e tjera. “Landet që nuk janë zona rreziku, nëse janë nën 50 raste (për 100,000 banorë në javë), duhet të kenë mundësinë të lehtësojnë kufizimet,” i dha radios kombëtare gjermane Manuela Schëesig, kryeministre socialdemokrate e landit të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore.
Se sa nga këto propozime të shefave të landeve do të merren parasysh gjatë takimit të sotëm, i cili fillon në orën 14.00, kjo nuk dihet ende. Kancelarja gjermane e lëvdoi të martën propozimin, por shtoi se do të sillte edhe disa propozime të vetat. Kancelarja gjermane tha në një takim virtual me grupin e saj parlamentar se ajo do të sugjerojë masa më shtrënguese në ato zona që kanë infeksione të larta. Më 14 ose 15 dhjetor, do të ketë një mbledhje tjetër për të vlerësuar gjendjen.
Të martën, sipas Institutit Robert Koch, numri i infeksioneve të reja në Gjermani ishte 13.554, Që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka pasur gjithsej 942.687 të infektuar, prej të cilëve 14.361 kanë humbur jetën./DW.
Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen ...
Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për...
Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Min...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 651 tamponë të real...
Udhëheqësit e vendeve evropiane po përgatiten për festat e a...
Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedon të mërkurën me she...
Megjithëse pjesa më e madhe e shteteve në botë janë duke u p...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi ditën e sotme ...
Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar...
Duke filluar nga tani e deri në inaugurimin e tij më 20 jana...
Nga Philip StephensGatishmëria e Boris Johnson për të dëmtua...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1.590 tamponë të anal...
Donald Trump më në fund ka urdhëruar zyrtarisht kalimin e ko...
Miliona amerikanë po sfidojnë paralajmërimet për koronavirus...
I arrestuari i parë i Speciales, Salih Mustafës do të vazhdo...
Arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ka arritur në aeroportin ...
Greqia vijon të shënojë shifra të larta të infektuarishr me ...
Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy u paraqit të hënën pë...
Mal i Zi ka vendosur orën policore. Institucionet shtetërore...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...