“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka kujtuar tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit në të cilin humbën jetën 51 persona.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se bilanci ishte tragjik dhe shton se një frymë e jashtëzakonshme solidariteti nga bota përqafoi Shqipërinë.
Më tej kreu i FRPD-së në postimin e tij i ka kushtuar nëj vëmendje të veçantë ndihmës që erdhi nga Kosova.
Këlliçi vë në pah faktin se 1 vit pas tërmetit të pastrehët qëndrojnë ende në çadra, me shpresën se do u bjerë radha të jenë në Facebook-un e kryeministrit dhe të Erionit të tij, duke marrë çelësat që u tunden me një mburravecëri të pashoqe.
Banorët do durojnë deri në zgjedhjet e 25 prillit shkruan Këlliçi dhe shton se shqiptarët presin presin prillin, kur do të shpërthejnë inagurimet e shkollave, pallateve dhe shtëpive.
“Si sot 1 vit më parë, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi vendin tonë. Bilanci ishte tragjik dhe vijon të mbetet. 51 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. 5200 banorë mbetën të pastrehë, 5497 shtëpi dhe 558 pallate u dëmtuan rëndë, mijëra shtëpi të tjera u dëmtuan lehtë. 28 shkolla dhe 15 kabina elektrike gjithashtu patën dëmtime.
Një frymë e jashtëzakonshme solidariteti nga e gjithë bota përqafoi Shqipërinë. Shqiptarët kudo që ndodheshin u bashkuan për t’i bërë ballë fatkeqësisë natyrore.
Dëshiroj të sjell në vëmendje e të falenderoj veçanërisht Kosovën që nuk e la Shqipërinë të rrëzohej. Ato ditë të errëta treguan se kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka forcë që i ndal. Falenderime e përulje për ushtarakët dhe zjarrfikësit që me vetëmohim të pashembullt dhe pa mjete e pajime rrezikuan jetët e tyre për të mbrojtur jetë të tjera.
Nëse Rikardi III i Anglisë jepte mbretërinë e tij për një kalë beteje, ngjashmërisht atëherë kur lipsej, Shqipëria e vjedhur babëzisht nuk kishte një qen.
Teksa specialistët e huaj e kosovarë kërkonin shqiptarët nën rrënoja, tanët me duar në xhepa jepnin deklarata heroizmi nga panelet komode të ekraneve.
Miliona euro u dhuruan për të rimëkëmbur Shqipërinë. Të pastrehët presin ende shtëpitë e premtuara nga kryeministri i tyre. Premtimi se brenda gushtit 2020 të gjithë do të kishin një çati mbi kokë, iku si vapa me gushtin.
1 vit pas tërmetit, të pastrehët qëndrojnë ende në çadra, me shpresën se do u bjerë radha të jenë në Facebook-un e kryeministrit dhe të Erionit të tij, duke marrë çelësat që u tunden me një mburravecëri të pashoqe.
Do durojnë banorët deri në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk kanë me se të mbushen ditët e fundit të pushtetit.
Një shtëpi sot, një shtëpi nesër.
Propaganda kërkon të ushqehet çdo ditë me kronika.
Shqiptarët presin prillin, kur do të shpërthejnë inagurimet e shkollave, pallateve dhe shtëpive. Tani me kursim. Nga pak. Se ashtu është puna.
Jap mbretërinë për një kalë. Jap Shqipërinë për një mandat”, shkruan Këlliçi në Facebook./CNA.al
Çlirim Gjata një nga sekretarët e Republikës së Re të Lulzi...
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka dhënë nj...
Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka folur në Kuvend për pr...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyen e vizitës së tij në ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizu...
Deputetja Rudina Hajdari ka dënuar ngjarjet e para disa ditë...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Pas video-mesazhit të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama n...
Një vit pas tërmetit tragjik, kreu i grupit parlamentar të P...
Ministrja Manastirliu ka folur nga foltorja e Kuvendit dhe k...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike Leonard Oll...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancë parlamentare me 1 minut...
Sot, në një vjetorin e tërmetit tragjik, kryeministri Edi Ra...
Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqipta...
Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha k...
Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është k...
Vincent van Gerven Oei shpjegoi planin e qeverisë për të pri...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është i ftuar mbrëmjen e sot...
Ditët e fundit, kryetari i PAA-së, Agron Duka, i ka dhënë me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...