web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pacienti u hodh nga ballkoni i Infektivit/ Policia: Ndodhet nën kujdesin e mjekëve

10 Nëntor 2020, 12:02, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me tentativën e vetëvrasjes së një pacienti në spitalin Infektiv në Tiranë. Sipas Policisë pacienti është 69-vjeç dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht në media u raportua se pacienti kishte ndërruar jetë, ndërkohë që sipas Policisë, pacienti është nën kujdesin e mjekëve, por nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

?Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes?, njofton Policia lidhur me rastin. CNA.al





Lajmet e fundit nga