web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pepe i surprizon të gjithë, rinovon kontratën deri në moshën... 40-vjeçare

4 Nëntor 2020, 19:35, Sport CNA

Ishte një nga pikat më të forta të Real Madrid, përderisa ishte pjesë e skuadrës, por shkëlqimi i tij nuk përfundoi aty. Pepe kaloi te Porto nga Beshiktash sezonin e shkuar dhe vazhdon të luajë në nivele të larta e të jetë një nga më të mirët e portugezëve.

Së fundmi drejtuesit janë bindur plotësisht nga mbrojtësi dhe kanë vendosur të rinovojnë kontratën e tij. Klubi luzitan njofton se Pepe do vazhdojë të jetë pjesë e Portos është për tre vitet e ardhshme.

Mbrojtësi është 37 vjeç dhe me kontratën aktuale do vazhdojë ta bëjë këtë deri në moshën 40-vjeçare. Nga niveli i treguar Pepe ka treguar se mund ta bëjë. Mbrojtësi luajti 25 ndeshje sezonin e shkuar, ku vetë njërën prej tyre e nisi nga stoli.





Lajmet e fundit nga