Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazeta që theu hekurat dhe rrëzoi muret e diktaturës, fatkeqësisht dy ditë më parë mori formën e medias, nëse do të quhet e tillë, ajo e diktaturës ku shpalleshin armiqtë e klasës. Apo ngjante shumë me propagandën e Gëbelsit.
E famshmja Rilindja Demokratike, tashmë e falimentuar, në faqen e parë kishte dalë më fytyrat e katër eksponentëve të opozitës, të cilët kur Lulit i duhen i përdor në lista, iu lëpihet që ti shkojnë pranë, dhe kur ata marrin qëndrimet e tyre, nxjerr faqen e parë të RD-së, me foto dhe tituj si t?I kishte shkruar vetë Endri Fuga apo zyra e propagandës e Edi Ramës, e cila mban gjallë pafundësisht dashurinë me Lulzim Bashën, që edhe duke e parë mediatikisht sesa shumë e ?sulmojnë?.
Dje Endri Fuga ishte kryeradaktori i RD-së, por faqja e parë e gazetës ishte si ?Zëri i Popullit? në kohën e diktaturës, gjuha si ajo e Gëbelsit, fatkeqësisht.
Por, le ti shohim rast pas rasti.
Ishte Rilindja Demokratike, që Rudina Hajdarin e shpalli simbolin e zgjedhjeve të 2017-ës. Rikthimin e vlerave në PD. Njeriun që duhej me çdo kush në lista sepse ikën cat ë vjetër dhe erdhi vajza e Azem Hajdarit.
Por, çfarë nuk i thanë të ?zezës? Rudinë, ditën që dëgjoi amerikanët dhe nuk dogji mandatin e deputetit, por qëndroi në parlament.
Përveçse u trumbetua si një fitore e madhe dhe goditje në zgjedhje, dy vite më pas do ta shpallnin armike, fëlliqësirë, tradhëtare, e të tjera si këto. Ndërsa dje i dha edhe një ?shuplakë? tjetër vajzës së Azem Hajdarit. Pa iu dridhur dora.
Dhe këtë e bën çeta e njërëzve që kontrollojnë politikisht PD-në, sot Republika e re e Lulzim Basha. Një kastë e mjerë që përdor një gazetë të falimentuar, të mbytur në borxhe, që nuk printohet më, vetëm për të nxjerrë faqen e parë në rrjetet sociale, që hienat të ?shqyejnë? prenë e radhës.
Më tej, mund të flasim dhe për Murrizin, i cili është Myslimi i famshëm në zgjedhjet e 2017-ës, i cili në atë kohë nuk la person të lënë jashtë listave, që kundërshtonte Lulzim Bashën, pa e sulmuar.
Demokratët kanë memorje, gazetarët kanë memorje, shqiptarët kanë memorje. Myslim Murrizi është një nga njerëzit që së bashku me Rudina Hajdarin dhe disa të tjerë ishin më të ashpërit kundër kritikëve të Lulzim Bashës, në krah të këtij të fundit dhe për ta rizgjedhur kryetar partie.
Kujtojmë këtu mbledhjen e disa kryetarëve të degëve në Jug, të cilët ishin gati të merrnin ?pushkën? për të vrarë njerëz, në mbrojtje të Lulzim Bashës.
Sot Myslimi është kundër Ramës. Nuk është çudi. Luli në listat e 2017-ës vendosi ata që donte të kishte, për ta mbrojtur. Në të kundërt do t?I shpallte armiq.
?Kukulla? e Ramës në 2017-ën ishte vetë Lulzim Basha dhe bashkë me të shkuan edhe shumë të tjerë, me shpresën se do vinin në pushtet dhe Rama nuk do të merrte dot 75 mandate.
Por, ndodhi ajo që nuk e priste. Edhe Murrizi nuk e dogji mandatin. U përjashtua, ndoqi rrugën e vet politike së bashku me disa të tjerë, edhe këta të futur në listë nga Lulzim Basha. Dhe tani sulmohen dhe anatemohen në mënyrën më të neveritshme, nga Luli dhe disa kllouna që i vijnë vërdallë, me shpresën se do të kapin ndonjë mandat. Qofshin këta gazetarë, njerëz të jetës politike, apo pseudomilitantë, që PD-në e barazojnë me kryetarin dhe karrigen e tij.
Por, kjo kohë ka mbaruar. Iku, siç iku Sali Berisha.
Më tej, mund të shohim Astrit Patozin. Njeriu që për herë të parë artikuloi se Berisha ka gabuar. Ai mbështeti hapur Sokol Oldashin në garën për kreun e PD-së, dhe mbajti qëndrime të forta, jo vetëm në parlament, por çdo ditë, kundër koalicionit me LSI-në, kundër sjelljes së Lulzim Bashës me strukturat, kundër manipulimit të zgjedhjeve në PD, kundër mungesës së vullnetit të kreut të Republikës së re për të bërë zgjedhje të vërteta në PD, që vlerësohej gjithkush jo vetëm sipas kontributit, por edhe sipas votës së demokratëve.
Tentoi të kandidonte për kryetar, por nuk e la Lulzim Basha, pasi ky i fundit nuk donte garë. Dhe ditë pas dite pati qëndrime dhe artikulime publike. Dhe më shumë se një vit më parë, gati dy vite duke dalë hapur kundër Ramës, Metës, dhe Bashës.
Ish-kryeredaktori më jetëgjatë i RD-së. Njeriu që në AND-në e asaj që sot e kanë falimentuar sharlatanët e Lulit, ka mundur të përballojë ditët më të errëta të historisë së PD-së. Nga viti 1997 e në vazhdim. Dhe ata që ia mbathnin në atë kohë apo rrinin nën çadrën e Fatos Nanos dhe për shumë kohë u lëpinë tek Edi Rama, sot sulmojnë ish-kryeredaktorin e gazetës. Nesër do t?I kërkojnë të falur edhe Astritit. Por, kjo nuk ka më rëndësi. Tashmë faqja e parë e PD-së, na tregoi me çfarë palaçosh kemi të bëjmë dhe sesi propaganda Gëbelsiane do ta adhuronte atë që ka bërë RD-ja dje. A thua se ishte vetë zyra e Endri Fugës dhe ky i fundit ishte vetë kryeredaktori i kësaj gazete.
Personi i katërt është Jozefina Topalli. Njeriu që i ka drejtuar gishtin Ilir Metës, si bandit, si hajdut dhe i korruptuar. Është ?zonja e hekurt? e PD-së, që kur kjo parti po çmontohej, hyri mes bandave në Vlorë, në Shkodër, kudo në Shqipëri për ta ringritur këtë parti.
E më pas në opozitë, është njeriu që drejtoi gishtin ndaj Mark Frrokut në parlament, që ngriti kauzën e dekriminalizimit, dhe Lulzim Basha e hodhi në ?gojën? e krimit, duke i hequr mandatin në 2017-ën pa asnjë arsye. Megjithëse Topalli kishte bërë beteja të pandalshme parlamentare kundër qeverisë, kundër Edi Ramës, kundër Ilir Metës.
Luli në atë kohë nuk ishte në parlament.
Halli i tij ishte se pot ë ishte Jozefina, Astriti e shumë të tjerë nuk do ta mbushte dot parlamentin me ?kërpërat?, Salianjë, Ballinj & co. Me të paaftë, mediokër dhe servila të cilët duhet të ishin nën hijen e kryetarit.
E në rast se do të ishte Topalli, Patozi e të tjerë në atë parlament do ti bënin hije Lulit dhe nuk do ta linin në ?çmendurinë? e tij.
Ajo që ka bërë dy ditë më parë RD, është për tu mëshiruar, është për t?u neveritur, dhe këtë e shikon lehtësisht në media. Këtë ta thonë në konfidencë edhe njerëzit apo bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lulzim Bashës.
Nuk ishte vetëm e tepëruar, ishte e pështirë. Ajo që bëri RD me dy ish-nënkryetarët e saj dhe me dy personazhe të cilët Lulzim Basha i mori si mbështetësit e tij në 2017.
Pra, nuk janë thjeshtë dhe vetëm ?armiq? të pushtetit të Sali Berishës apo opozitës së vjetër. Por, edhe ?armiqtë e pushtetit? të Lulzim Bashës dhe Republikës së re.
E pra, problemi nuk janë palët. Problemi është Lulzim Basha.
Ajo që ka bërë RD është thjeshtë dhe vetëm vendosja e gazetës mbi tavolinën e Ednri Fugës. A thua se e ka përgatitur ai.
Endri Fuga si kryeredaktor i RD-së, tani nuk ka më asnjë dyshim. ?Dashuria? e Ramës dhe Bashës do ketë edhe një kryeredaktor dhe një gazetë që të mbrojë ?dashurinë? e tyre. Luli nuk mund të pranojë që ti sulmohet, ti akuzohet apo të ketë një opozitë tjetër ortaku i tij, Edi Rama.
Ai nuk e pranon këtë. Pazare do të bëjë ai me Ramën, sepse nuk do të ketë një opozitë të vërtetë, por një opozitë lëpirëse, sharlatanë, me media me tituj që të sjelin ndërmend ish-diktaturën dhe me fytyrën plot shkëlqim të Lulit, që bën sikur zihet me Ramën, por ka hall që ta mbajë në pushtet fort, se i duhet që ta pasurojë. Pasi Lulzim Basha është i vetmi lider opozite që pasurohet duke qënë ?kundërshtari? më i madh i qeverisë.
Ajo e RD-së dje ka kryeredaktor Endri Fugën. Ka botues Lulzim Bashën. E turpshme, por edhe e neveritshme. Thjeshtë për tiu treguar shqiptarëve se deri ku ka shkuar Republika e re dhe simbolet e saj. Por, të paktën RD-në nuk duhej ta ?vrisnin?, megjithëse e kanë falimentuar dhe tani e përdorin si fletushkë për të sulmuar ?armiqtë?.
Luli nuk e bëri kurrë as me Ramën , as me Veliajn e as me bandën kriminale të LSI, atë që po bën me disa nga personalitetet politike të PD. / CNA.al
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 97 vota pro rrëzimin e dekreti...
Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar me kryeministrin Edi R...
Profesori Ardian Ndreca, ka dalë publikisht në krah të ish-k...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament, tha ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi dekretin...
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë sërish sot një gafë në mbled...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur së...
Një ditë më parë, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli pre...
Kryeministri Edi Rama nuk ndal mesazhet drejtuar naftëtareve...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur grave naftëtare që ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka rea...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar skandalin me ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Deputetja Rudina Hajdari, ka folur mbrëmjen e sotme për prez...
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, deklar...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka dalë sot hapur kundër kry...
Deputeti i Bindjes Demoratike, Andi Përmeti, është i ftuar m...
Karikaturisti Bujar Kapexhiu është përplasur ashpër mbrëmjen...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për situatën shëndet...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...