“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Shqipëria shënon një rekord në Europë sa i përket angazhimeve jashtë bilancit të qeverisë, që ka marrë për koncesionet e formës së partneritetit publik privat (PPP), në 9.5% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB).
Kjo përqindje është të paktën tre herë më e lartë sesa shtetit që shpenzon më shumë për PPP-të në Europë, Sllovakia, sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e projektbuxhetit 2021 nga Ministria e Financave dhe të dhënave të Eurostat për shtetet e BE-së për angazhimet jashtë bilancit të PPP-ve.
Sipas relacionit të projektbuxhetit 2021, për 13 kontrata koncesionare, qeveria ka nënshkruar kontrata me një vlerë totale prej 195 miliardë lekë, ose gati 1.6 miliardë euro, të cilat do të shlyhen gradualisht për një periudhë 10 apo më shumë vjeçare.
Nga kjo shumë, deri në fund të vitit 2020 janë paguar dhe pritet të paguhen në total 36 miliardë lekë, ose rreth 18% e vlerës totale të kontratave. Në dekadat e ardhshme (maksimumi deri në 2046, kur përfundon dhe koncesioni i fundit i inceneratorit të Tiranës) do të duhet të paguhen edhe gati 160 miliardë lekë të tjera (1.3 miliardë euro). Kjo shumë është sa 9.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të pritshëm të vitit 2021.
Ministria e Financave, ka sqaruar se referuar kuadrit ligjor për koncesionet/PPP, dhënia me koncesion/PPP e një pune, shërbimi apo vepre nuk është një instrument borxhi, por një alternativë e njohur edhe ndërkombëtarisht, e cila përzgjidhet nëse ofron vlerën më të mirë për para, në përputhje me dispozitat e ligjit 125/2013 ?Për koncesionet/PPP?, të ndryshuar. Financat llogarisin në shpenzimet korente apo kapitale vetëm pagesat e vitit përkatës që kryhen për kontratat koncesionare.
Si rrjedhojë, ky detyrim i lidhur me PPP-të që duhet paguar në vitet në vijim, që është sa 9.5% e PBB-së (shiko tabelën) llogaritet si vlerë jashtë bilancit të qeverisë e partneriteteve publike private.
Nëse krahasojmë të njëjtën të dhënë për shtetet e Bashkimit Europian, Shqipëria ka një angazhim shumë të lartë me projektet PPP, në raport me madhësinë e ekonomisë së saj. Sipas Eurostat, për vitin 2018, Sllovakia ka nivelin më të lartë të detyrimeve të lidhura me PPP-të të regjistruara jashtë bilancit, prej 3.15% të PBB-së, e ndjekur nga Portugalia me 2.96%, Hungaria (1.65%), Mbretëria e Bashkuar (1.56), ndërsa Italia, Austria, Kroacia, Greqia, Spanja etj, e kanëkëtë tregues nën 1% të PBB-së.
Shumë shtete të BE-së si Bullgaria, Çekia, Gjermania, Franca, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovenia, Suedia kanë një ekspozim zero ndaj PPP-ve.
Rreziqet
Shqetësimet për PPP-të shihen nga ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare në tre këndvështrime:
-Së pari, projektet PPP nuk raportohen si borxh, por në buxhet shfaqen vetëm pagesat korrente të vitit, në formën e shpenzimeve operative dhe atyre kapitale. Nëse detyrimet potenciale të mbetura prej 1.3 miliardë eurosh do të llogariteshin si borxh, atëherë borxhi i përgjithshëm qeveritar do të rritej menjëherë me 9.5 pikë përqindje, duke e çuar atë në 93% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga rreth 83% që pritet të mbërrijë në fund të 2020-s, sipas FMN-së.
-Së dyti, nëse rrezikohet që pagesat e koncesioneve të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit të mëparshëm, qeveria do të detyrohej të korrektonte të ardhurat, ku veprimi që sjell më shpejt para në buxhet është rritja e taksave. Pasi i pezulloi dhe uli një pjesë të pagesave për 2020, pas krizës së Covid-19, për vitin e ardhshëm qeveria është detyruar t?i rikthehet normalitet, duke dyfishuar pagesat për koncesionet në 14.4 miliardë lekë, ose rreth 120 mln euro.
Edhe për 2021, financat presin që të ruhet rregulli fiskal, në nivelin e 3.7%, nëse kriza vazhdon dhe të ardhurat tatimore ulen, kryerja e pagesave të koncesioneve është e detyrueshme sipas kontratave, duke rrezikuar kalimin e kufirit prej 5%.
-Së treti, ka munguar një analizë e qartë kosto-përfitime dhe ndarje rreziku, nëse zgjedhja për t?i dhënë shumë shërbime me koncesion ka qenë alternativa më e mirë. Përvoja po tregon se në shumë raste, kostot kanë rezultuar të fryra dhe vazhdojnë e rriten pa kontroll, apo se kompanitë po i gëzohen një fitimi të sigurt pa marrë përsipër asnjë rrezik (si në rastin e koncesioneve në mjekësi). Vetë Financat kanë pranuar se për shumë projekte koncesionare, rreziku financiar është marrë përsipër nga shteti./O.Liperi-Monitor
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mb...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Debate të forta ka pasur sot mes dy deputetëve, Lefter Maliq...
Analisti Agron Gjekamarkaj dhe deputetet i Partisë Socialist...
Çështja e inceneratorëve ka hapur debate mes ministrit Arben...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka dhënë një intervist...
Deputeti Myslim Murrizi është i ftuar mbrëmjen e sotme në “R...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situatës polit...
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin për të shkua...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në intervistën e saj ...
Ambasadorja E SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka treguar vendet që ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri kim, ka folur mbrëmjen e s...
Në disa media është përfolur se ambasadat në Shqipëri dhe nd...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar se ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një intervistë pë...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë për...
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar procesin...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur sot për marrëveshjen...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka folur për ndryshi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...