web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Gjykata jep vendimin për katër të arrestuarit

23 Tetor 2020, 12:07, Kronika CNA

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ?arrest në burg? për katër të arestuarit, Grid Leno, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti dhe Enea Hoxha, të akuzuar për atentatin e mbetur në tentative ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Kujtojmë këtu se sulmi ndaj biznesmenit Dhima, ndodhi mbrëmjen e se enjtes në hyrje të pallatit ku banon, në qender të Tiranës.

Nga ana tjetër disa ditë më parë, gazetari Artan Hoxha nga studio e Abcnews, u shpreh se biznesmeni Dhima, në deklaratën e tij ka theksuar se i vetmi person me të cilin ka pasur konflikt është Ben Blushi.

Biznesmeni A.DH. prej disa muajsh është në një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

Një letër e gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrit të Ben Blushit./CNA.al

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët





Lajmet e fundit nga