“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Çlirim Gjata dhe Endri Hasa depozituam sot një kallëzim në SPAK për inceneratorin e Elbasanit.
Hasa deklaron se ky incenerator është afera e madhe korruptive që i hapi edhe rrugën megaaferës së inceneratorëve, pavarësisht se është denoncuar prej vitesh akoma nuk ka patur asnjë lëvizje për të dhe asnjë hetim nga drejtësia.
Demokratët kërkuan që SPAK të tregojë pavarësi dhe të pezullojë nga detyra kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij.
?Sot kërkojmë nga SPAK të marrë përgjegjësi dhe të hetojë historinë se si një kompani e sapokrijuar në pronësi të Stela Gugalli papritur aplikon për një koncension për incenerimin dhe të nesërmen qeveria hap garën automatikisht për këtë koncesion.
Kompania e sapokrijuar me një kapital prej vetëm 1000 euro aplikoi pa patur asnjë eksperiencë dhe gjithë shteti u ngrit në këmbë për t?i dhënë koncesionin. Aq i rëndësishëm ishte ky person për qeverinë e Edi Ramës, saqë ajo vendosi që të anashkalojë çdolloj procedure dhe ligji dhe të kryejë gjithçka në vetëm 24 orë.
Më 16 dhjetor 2014 kompania ?Albtech Energy? u shpall fituese pavarësisht afateve ligjore prej 7 ditësh, u mbyll afati i ankesave po më 16 dhjetor. U dërgua për mendim në të gjithë ministritë e linjës kontrata dhe po në datën 16 dhjetor u mor përgjigjja nga të gjitha institucionet. Dhe po në datën 16 dhjetor u hartua, u negociua dhe u firmos një kontratë me plot 40 faqe po në datën 16 dhjetor.
24 orë më vonë, në mëngjesin e datës 17 dhjetor 2014 kjo kontratë e lidhur për inceneratorin e Elbasanit për t?i dhënë paratë firmës së Klodian Zotos u miratua në mbledhjen e datës 17 dhjetor.
Një eficiencë të tillë qeveritare nuk e kemi parë kurrë më parë. Një eficiencë të tillë për procedurat nuk e kemi parë as në rastin e tërmetit, as në rasti e pandemisë apo në asnjë rast tjetër kur me të vërtetë vendi ka patur emergjencë.
Emergjenca qeveritare dhe eficenca qeveritare ka qenë vetëm për një arsye sepse e gjithë qeveria u ngrit në këmbë për t?i dhënë 23 milionë euro nga taksat dhe nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit për t?i çuar në xhepat e qeveritarëve dhe në xhepat e Klodian Zotos.
Ky është një grup i strukturuar kriminal që i ka kushtuar buxhetit të shtetit deri më sot vetëm për rastin e Elbasanit 23 milionë euro të cilat janë vjedhur dhe janë çuar në drejtim të paditur. Të gjithë përgjegjësit për këtë aferë korruptive e kanë vendin në burg dhe duhet të shkojnë në burg?, u shpreh Endri Hasa.
Nga ana tjetër Çlirim Gjata theksoi se për të hetuar këto shkelje duhet vullnet ligjor dhe paanshmëri, pavarësi ligjore nga institucionet, prokuroritë dhe SPAK.
?Janë të njëjtat shkelje të bëra, si të thuash ?copy paste?, e njëjta dorë; nga njëra anë është qeveria, nga ana tjetër janë të njëjtët persona por diku fusin gruan bashkëjetuese, diku një kompani të sapokrijuar, e të tilla gjëra. Përse e fiton këtë lloj tenderi një kompani e cila regjistrohet 1-3 ditë para se të fitojë tenderin, nuk ka kapital vetëm 1000 euro, ndërkohë që merr nga qeveria 23 milionë euro, pa garë dhe pa eksperiencë.
Tani të dalë prokuroria dhe të thotë : ?Këto nuk janë në kundërshtim me ligjin?. Në qoftë se del një zyrtar, një prokuror dhe thotë: ?O zotëri këto fakte nuk janë në kundërshtim me ligjin?. Dakord, hajde ta diskutojmë, por ama nuk besoj se del kush dhe të thotë se: ?Ky tender i zhvilluar në këtë formë nuk është në kundërshtim me ligjin.? Momenti tjetër është se mirë që kanë bërë një binar aty, kanë bërë një gropë të zezë aty ku e trumbetojnë me të madhe inceneratorin e Elbasanit. Por çfarë ndodh?
Në bazë të kontratës, ajo godinë atje, ai investim duhet të prodhonte 313 ditë energji. S?po i hyj sa kilovat orë, etj. të gjithë janë këto të përcaktuara. Prandaj duhet një hetim. Hetimi nuk është i vështirë , është voluminoz, ka dokumenta por nuk është i vështirë, është i thjeshtë këtë rast, vetëm do vullnet ligjor. Ky incenerator duhej të prodhonte tash tre vite 313 ditë energji për 3 vjet bëjnë 939. Doni të dii sa ka prodhuar? Vetëm 22.
Dikush nuk e pranon këtë, jo janë më shumë, jo janë më pak, aq sa ka në kontratë nuk ka prodhuar, askush nuk del ta thotë që aq sa kemi vënë në kontratë, aq kemi prodhuar. Ne po themi 22 ditë, 7 ditë e 8 orë në vit. Kaq ka prodhuar energji. A duhet ta hetojmë? Koncesionin nuk është se e ka bërë privati me paratë e veta dhe t?i thotë shtetit, po prodhoj energjinë, benefitet i ndajmë dhe ti gradualisht për 7 vjet do të mi japësh prapë. Jo, ia ka dhënë buxheti i shtetit paratë.
Na këto para, bëje atë incenerator. Shteti ta bënte me prokurim të drejtpërdrejt vetë, ç?nevojë kishte ta jepte me koncesion kur privati nuk ka paguar asnjë lek, nuk ka nxjerrë asnjë lek nga xhepi, gjithçka është marrë nga buxheti i shtetit. Ku janë parë koncesione të tilla?
Pa folur për pafundësi shkeljesh, pa hyrë në Ligjin e Mjedisit, mungesa e studimit të fizibilitetit, kush e kërkoi këtë lloj koncesioni? Kush ra dakord? Ka një strategji që duhet t?i trajtojë mbetjet me incenerim. Ndërkohë që nga BE ka një direktivë të drejtuar posaçërisht Shqipërisë, jo me incenerim mbetetjet. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë sepse e kanë si përvojë të keqe. Ata mund të kenë me incenerim por kanë vite e vite, janë sipërfaqe dhe popullsi shumë të mëdha. Në Shqipëri thotë, nuk mundet sepse mund të sjellë dëm shumë më të madh se sa ajo që mund të kërkohet. Duhet vullnet ligjor dhe paanshmëri, pavarësi ligjore nga institucionet, prokuroritë, SPAK, për t?u hetuar?, deklaroi Gjata./ CNA.al
Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Mallatezi ka denoncuar...
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas shoqërimi...
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka bërë me dije se heq...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një conference të përbashkët pë...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përba...
Ka përfunduar para pak minutash, takimi te Ministria e Finan...
Policia e Tiranës ka proceduar kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi,...
Kreu i PD-së i është përgjigjur me shifra deklaratave të sot...
Republika e re, pas Lulit, paska edhe një tjetër “gjeni” në ...
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj ka komentuar...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka protestaur sot sëbashku me...
Pak më parë ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka mbërri...
Në prezantimin e task forcës për shëndetin, kryeministri Edi...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta sot në drejti...
Protesta e mbajtur përballë Ministrisë së Jashtme nga aktivi...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka hedhur akuza të for...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për aferën korru...
Prokuroria ka dërguar për gjykim dosjen për megagrabitjen në...
Presidenti Ilir Meta vijon të reagojë me tone të forta, në l...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...