web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga suksesi në Superligë te borxhet dhe abuzimet pafund, klubi i njohur drejt shkrirjes

15 Tetor 2020, 18:59, Sport CNA

Një ekip që prej një muaji nuk ekziston, madje as skuadra U-19, e cila mund të ishte edhe shpresa e vetme në Gjirokastër, të paktën që Luftëtari të prezantohej me një ekip sa për të qenë në garën e këtij sezoni. Por, nuk ka as ekip të parë e as U-19?

Por, në Gjirokastër ka gjyqe të humbura pa fund në dëm të klubit dhe janë fatura të kripura që sot po i vuan emri i Luftëtarit, të gjitha nga ish-drejteus dhe ish-zyrtarë që kanë abuzuar, madje duke paguar trajnerë, zv.trajnerë e trajnerë portierësh të huaj, apo dhe ish-lojtarë më shuma marramendëse, por që u kanë mbetur muaj pa ua dhënë sipas premtimeve dhe duket se FIFA- nuk ka kursyer bluiznjtë!

Pra, borxhe pa fund dhe duket se Luftëtari në të tilla kushte duket i falimentuar. Askush nuk po i jep zgjidhje situatës, qoftë afatshkurtër, apo dhe afatgjatë, ndërsa flitet se janë duke u zhvilluar procese gjqyësore?.

Me shumë gjasa, Luftëtari mund të mos nga Kategoria e Parë, çka do të ishte fatale për një nga klubet me histori shumë të madhe në futbollin shqiptar dhe me kontribut lojtarësh në Kombëtare deri pak vite më parë, me Xhumbën, Haxhin e Bellain?





Lajmet e fundit nga