Bushi ul me këmbë në tokë talentët e kombëtares: T'i vënë gishtin kokës, për disa prej tyre nuk ka vend
Alban Bushi në fund të miqësores me Tiranën foli për lojën e...
Emanuel Egbo i hap derën Majkëll Ngosë. Në intervistën pas ndeshjes me Shpresat, Egbo pranoi se shpresonte të kishte më shumë futbollistë në skuadër. Analizon gjendjen e grupit dhe thotë se bojkoti i kampionatit po kthehet në një ?COVID? të dytë për të gjithë.
Përshtypjet tuaja për ndeshjen kundër Shpresës?
Ishte thjesht një ndeshje miqësore që e kemi përdorur për të parë lojtarët që kemi në ekip, si dhe të rinjtë që kemi marrë nga akademia. Kemi shumë lojtarë mangët dhe po shohim ndonjë element që mund të na bëjë punë për ekipin e parë. Gjithashtu, kemi edhe disa lojtarë të dëmtuar.
Ju bindën të rinjtë që keni aktivizuar?
Prandaj i kemi përdorur këta djem. I kemi parë edhe në ndeshjet e akademisë dhe i kemi piketuar përpara. I kemi kërkuar të jenë afër ekipit të parë. Gjatë gjithë kohës kanë bërë stërvitje me ne, që të ambientohen me pjesën tjetër të ekipit. Jam i kënaqur me shumicën e atyre që kam futur në lojë, ata që e nisën nga fillimi dhe ata që u futën si zëvendësues.
Cila është gjendja e lojtarëve të dëmtuar?
Po pres rikuperimin e tyre. Kale do të operohet dhe do të qëndrojë jashtë minimumi katër muaj. Ndoshta në janar fillon e stërvitet. Kobina ka një shqetësim në këmbë dhe e kemi lënë jashtë që të mos rrezikojmë. Batha gjithashtu nuk është ende në 100 për qind të tij, kështu që shpresoj që deri kur të fillojë kampionati të rikuperohen gjysma e tyre dhe të jenë gati për skuadrën.
Shaqir Tafën nuk e pamë në ekip dhe në fushë?
Tafa akoma nuk e ka dokumentacionin e plotë. Ka shkuar në Itali që të zgjidhë pjesën e letrave. Neve na nevojiten sa më shumë lojtarë në repartin mbrojtës. Kemi shumë lojtarë mangët aty, sikurse edhe në mesfushë. Kemi vetëm Bathën për momentin, Isaku, lojtari tjetër nga Gana është i dëmtuar, kështu që duhet të rikuperohet shumica e lojtarëve në momentin që nis kampionati.
Riçard Danso do të vijë apo jo?
Me informacionet që kam, sot (dje) duhet të jetë në Shqipëri. Kjo është një pyetje për klubin në fakt, pasi unë stërvis vetëm lojtarët që kam në dispozicion. Unë kam punë me ata që janë në stërvitje, me pjesën tjetër merret klubi.
E mirëprisni një rikthim të Majkëll Ngosë në ekip?
Normalisht, pasi ka qenë pjesë e ekipit. Nëse do të rikthehet, është një lojtar që e ka ndihmuar ekipin, një lojtar që ka pasur një meritë të madhe në golat e shënuar edhe me asistet e dhëna, kështu që sa më shumë lojtarë të kem përpara në dispozicion, aq më mirë do të jetë për ekipin.
Ju ka munguar një lojtar si Ngo dhe sa ka ndryshuar Tirana pa të?
Normale. Edhe Derrik ka karakteristika si të Ngosë, janë një tip lojtari. Siç e thashë, kemi vetëm Sasrakun dhe Muçin që janë gati për lojë tani. Avdijaj është i dëmtuar. Edhe me një sulmues tjetër, të bëhen katër, është plus për ekipin.
Ju shqetëson bojkoti, që po zgjat si tepër?
Normalisht që ndikon negativisht te lojtarët. Duket sikur po përjetojmë një ?COVID? të dytë tani. Sa më shumë zgjatet bojkoti, aq më e dëmshme është për lojtarët. E humbin ritmin e lojës dhe duhet shumë kohë për ta kapur. Pastaj do të ketë ngjeshje të ndeshjeve, që sjell shumë dëmtime. Kjo ndodhi edhe pas ?COVID?-it.
Merkatoja e Tiranës ishte e duhura?
Nuk mund të flas tani, këta lojtarë kemi dhe me ata do të punoj. Të shohim çfarë do të bëjmë me ta. Nuk ka kthim mbrapa për të thënë çfarë mendoj e çfarë nuk më pëlqen. Do të ishte mirë të kishim edhe ndonjë lojtar tjetër, për të pasur sa më shumë opsione në ekip, por nuk kemi çfarë të bëjmë.
Alban Bushi në fund të miqësores me Tiranën foli për lojën e...
U luajtën në orën 20:45, dhjetë sfidat e mbrëmjes të vlefshm...
Pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e Lig...
Sfida Estoni-Maqedoni e Veriut prodhoi 6 gola brenda 90 minu...
Kombëtarja shqiptare duket se ka rënë në grupin e çudirave. ...
Kristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë të fortë së fundmi....
U luajtën në orën 18:00, tetë sfidat e vlefshme për Ligën e ...
Futbollisti i ri i Napolit Viktor Osimhen tregoi për herë të...
Rezultati 0-0 ndaj Kazakistanit ka zhgënjyer futbollistët e ...
Mikal Bilek ka qenë i kënaqur pjesërisht me barazimin e përf...
Rafael Nadal është sërish për të 13-tën herë “mbreti” i turn...
Kampioni më i ri i botës në WBA dhe IBO për kategorinë “ligh...
Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas barazimit në trans...
Ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata kritikoi trajnerin e Shq...
Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas barazimi m...
Sherif Kallaku debutoi si titullar me fanellën e Kombëtares....
Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur më shumë sesa një bar...
Shqipëria po luan ndaj Kazakistanit ndeshjen e tretë të vle...
Robinjo do të rikthehet të veshë fanellën e Santos për herë ...
“Për mua të investosh te Reja, te një 74-vjeçar, është një i...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...