web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Operacionet antikanabis nuk janë raportuar”/ Artan Hoxha zbulon se si po “përdoret” policia

5 Tetor 2020, 17:00, Kronika CNA

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi se operacionet e policisë në lidhje me kanabisin nuk janë raportuar saktësisht.

Sipas tij, kjo është bërë me qëllim që Shqipëria të mos dalë një vend problematik për kanabisin, pavarësisht se ky vit, sipas Hoxhës mund të jetë ndër vitet që policia ka kryer më shumë operacione të sukseshme dhe ka sekuestruar më shumë parcela.

?Sivjet po nxjerrim bazën fitimet dhe po lënë mënjanë ajo që u duhet për vitin tjetër. Në atë zonë më është dashur një ditë që të shkoj, pasi kemi pushuar dhe kemi marrë masa për të arë se ku janë rojet, pasi parcelat e kanabisit kur janë pranë korrjes janë të mbrojtura. Brenda parcelës kemi qëndruar 25-30 minuta.

Ajo që pash në terren dhe nga eksperienca që kam pash parcela kanabisi të disa periudhave, të muajit qershor, korrik dhe fillim maji e fund korriku. Policia e shtetit këtë vit ka kryer shumë operacione dhe ka sekuestruar shumë parcela dhe ka bërë operacione të suksesshme në disa zona por që nuk i kanë raportuar dhe duke e mbajtur të paraportuar nuk  është bërë i mundur zbulimi i personave zotërues.

Në fshatin Bolem të Vlorës policia e shtetit i është dashur dy ditë punë për korrjen e saj, dhe ne e morëm vesh këtë operacion vetëm pas pezullimit të inspektorëve të policisë. Për mua ajo mund të jetë sipërfaqja më e madhe me kanabis e shkatërruar gjatë këtij viti, një ka qenë në Berat dhe Permet.

Struktura brenda policisë që heton policinë ka qenë dhe struktura më e fuqishme në lidhje me zbulimin e këtyre parcelave. Sekuestrimin e parcelave të tilla e ka bërë vetë ajo pa e raportuar te policia lokale. Në momentin që vjen faza e korrjes nuk mund të sekuestrosh shumë kanabis pasi duhet ta godasësh në fillim, deri më tani nuk janë kapur personat që e zotërojnë por disa kryepleq dhe persona që janë gjetur atje.

Policia nuk i ika raportuar të gjithë operacionet dhe këtë e ka bërë me qëllim që Shqipëria të mos dalë një vend me kaq shumë fusha me kanabis dhe ka zgjedhur heshtjen dhe mosreklamimin e punës së saj?, tha Hoxha ne ABC news./CNA.al





Lajmet e fundit nga