46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Ata thanë se modeli që kanë propozuar për lista të hapura me koalicione parazgjedhore është i njëjtë me atë që ka Italia.
Gjiknuri ironizon Bylykbashin dhe Vasilin, teksa thotë se pas tre muajsh paskan bërë një ?zbulim?. Socialisti pretendon se ata e kanë ditur këtë por kanë tentuar të pengojnë e zvarrisin reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe të lajnë duart si Ponc Pilati.
Ai deklaron se opozitarët duhet të lexojnë legjislacionin e vendit fqinj për të kuptuar se atje ka raste që u lejohen kandidatëve të garojnë edhe deri në 5 zona.
?Tre muaj rresht, në çdo komunikim zyrtar, në çdo deklarim publik, në çdo mbledhje të grupit negociator të Këshillit Politik i kërkuam opozitës jashtëparlamentare të na sillte në tryezë qoftë edhe vetëm një shembull të një vendi evropian, anëtar të OSBE-së, që zbaton sistemin proporcional rajonal me lista të hapura dhe me koalicione të përbëra siç ata i dëshironin. Pas 3 muaj kërkimesh të dështuara, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pak orë përpara seancës parlamentare kur do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor tentojnë të hedhin hi syve të publikut.
Deklarojnë se në fund të tunelit kanë ?zbuluar? modelin italian. A ka njeri ta besojë se këtyre u kishte shpëtuar padashje e jashtë vëmendjes një model i një vendi mik e fqinj dhe e zbuluan ditën e fundit? Natyrisht që jo! Ata e dinë shumë mirë por thjesht duan të kryejnë tentativën e fundit të dëshpëruar për të penguar e zvarritur reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe të lajnë duart si Ponc Pilati. Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, modeli italian është me dy dhoma e miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proporcional me lista të mbyllura 2/3 e vendeve. Dukshëm nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria, proporcionalin rajonal me lista të hapura.
Edhe diçka e fundit, për të mos i besdisur qytetarët këtë mbrëmje të dielë me debate politike. Meqenëse kërkesa e opozitës parlamentare, e pranuar nga mazhoranca, për lejimin e vendosjes së kryetarit të partisë apo kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit në listë njëkohësisht në 4 zona zgjedhore u cilësua antidemokratike dhe duke qenë se opozita jashtëparlamentare ka ?zbuluar? pas 3 muajsh modelin italian, i ftoj të lexojnë legjislacionin e vendit fqinj mik për të kuptuar se atje ka raste që u lejohen kandidatëve të garojnë edhe deri në 5 zona?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjik...
Prej disa ditësh, Partia Demokratike po voton në qarqe emrat...
Kryeministri Edi Rama është përgjigjur pak më parë nga makin...
Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar pasditen e sotme në Fax n...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të disa qy...
Ditën e djeshme Partia Demokratike Durrës votoi kandidatët p...
Kryeministri Edi Rama, ka treguar pak minuta më parë nëse do...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka folur n...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka braktisur përfundimis...
Aktivistja e Shoqërisë Civile Brizida Gjikondi ka reaguar pa...
Lulzim Basha ka shpallur një komision i cili e ka emrin “Rul...
Ish-deputeti Dashamir Tahiri, ka reaguar publikisht pasi u l...
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, njëkohësisht përfaqësuesi i...
Një ditë para votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, dy p...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar presidenti...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish kryeministrit...
Vijojnë replikat në distancë mes presdientit Ilir Meta dhe k...
Vijojnë ende replikat ne distancë mes kryeministrit Edi Rama...
Pak kohë më parë CNA.al ka publikuar skandalin e blerjes së ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...