Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shtruar në spital pak orë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Ndërkohë në SHBA kanë mbetur katër javë e gjysmë deri në zgjedhjet presidenciale, kështu ngriten pyetje mbi skenare të ndryshme: çfarë ndodh nëse një kandidat presidencial ose fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit vdes ose është i paaftë për të kryer detyrën? Në vijim, rregulloret partiake dhe interpretimet ligjore në përgjigje të këtyre skenareve:
? A mund të shtyhen zgjedhjet e 3 nëntorit?
Po, por nuk ka të ngjarë që të ndodhë diçka e tillë. Kushtetuta i jep Kongresit autoritetin për të caktuar datën e zgjedhjeve. Sipas ligjit amerikan, zgjedhjet zhvillohen të martën, pas të hënës së parë të nëntorit, çdo katër vjet. Është thuajse e garantuar që Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët do të kundërshtonte shtyrjen e zgjedhjeve, edhe nëse Senati i kontrolluar nga republikanët e miraton një ndryshim të tillë. Zgjedhjet presidenciale nuk janë shtyrë ndonjëherë.
? Çfarë ndodh nëse një nga kandidatët vdes para zgjedhjeve?
Komiteti Kombëtar Demokrat dhe Komiteti Kombëtar Republikan kanë rregullore në bazë të të cilave anëtarësia voton për një kandidat zëvendësues. Por në këto momente mund të jetë pak vonë për zëvendësimin e një kandidati katër javë e gjysmë para zgjedhjeve, ndërkohë që ka filluar votimi i hershëm. Më shumë se 2.2 milionë amerikanë kanë votuar, sipas Projektit për Zgjedhjet pranë Universitetit të Floridës. Në shumë shtete ka skaduar afati për ndryshimin e fletë-votimeve; votat me postë që pritet të përdoren në masë këtë radhë, janë dërguar në dhjetëra shtete. Nëse Kongresi nuk voton për shtyrjen e zgjedhjeve, votuesit do të duhet të zgjedhin ose republikanin Donald Trump ose demokratin Joe Biden, edhe nëse njëri prej tyre nuk është gjallë në ditën e zgjedhjeve. Ky skenar hap dilema të tjera:
? Çfarë ndodh nëse njëri nga kandidatët vdes para se të votojë Kolegji Elektoral?
Në bazë të sistemit zgjedhor përmes Kolegjit Elektoral, zgjedhjet i fiton ai që merr shumicën e votave elektorale që ndahen mes shteteve dhe kryeqytetit Uashington në përpjesëtim të drejtë me numrin e popullatës së tyre. Kolegji Elektoral do të mblidhet më 14 dhjetor për të votuar. Për të fituar, një kandidat duhet të ketë marrë të paktën 270 nga 538 votat elektorale. Zakonisht votat elektorale të çdo shteti i merr ai që ka siguruar shumicën e votës popullore në atë shtet. Por disa shtete lejojnë delegatët në Kolegjin Elektoral të votojnë për kë të duan dhe jo detyrimisht për kandidatin që siguroi shumicën në atë shtet.
Por ligjet në shumicën e shteteve nuk specifikojnë si do të votojnë delegatët nëse vdes kandidati. Ligji në shtetin Indiana specifikon se delegatët duhet të votojnë për këdo që emëron partia si zëvendësues për kandidatin që vdiq. Në këtë rast, partia opozitare mund të ngrejë padi gjyqësore për të mos lejuar që delegatët të votojnë për zëvendësuesin, shpjegon Lara Brown, drejtoreshë e Departamentit të Studimeve Pasuniversitare mbi Menaxhimin Politik në Universitetin George Washington. ?Më me interes do të jetë si do të reagojë Gjykata e Lartë në një skenar të tillë,? thotë ajo. Por Justin Levitt, profesor në Departamentin e Juridikut të Universitetit Loyola, thotë se nuk beson që ndonjëra prej partive do të sfidojë vullnetin e votuesve nëse bëhet e qartë që një kandidat i caktuar i fitoi zgjedhjet.
? Çfarë ndodh nëse fituesi vdes pasi Kolegji Elektoral ka votuar, por para se Kongresi ta certifikojë votën?
Pasi voton Kolegji Elektoral, Kongresi mblidhet më 6 janar për të certifikuar rezultatin. Nëse një kandidat vdes pasi Kolegji Elektoral e voton fitues, nuk është e qartë se si Kongresi mund ta zgjidhë këtë situatë. Amendamenti i 20-të i Kushtetutës thotë se nënpresidenti i zgjedhur bëhet president, nëse presidenti i zgjedhur vdes para Ditës së Inaugurimit. Por ka interpretime të ndryshme për skenarin kur kandidati vdes ende pa u certifikuar vota e Kolegjit Elektoral nga Kongresi.
Nëse Kongresi nuk e certifikon rezultatin për një kandidat pasi ai ka vdekur, i takon Dhomës së Përfaqësuesve të zgjedhë presidentin e ardhshëm. Të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve janë në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit, pra përbërja e Kongresit të ardhshëm është ende e panjohur. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një kandidat fitues të vdesë pas zgjedhjeve por para inaugurimit.
? Çfarë ndodh nëse presidenti i zgjedhur vdes apo nuk është në gjendje fizike të përmbushë detyrën pasi Kongresi certifikon rezultatin?
Në bazë të Kushtetutës, presidenti i zgjedhur bën betimin më 20 janar, në Ditën e Inaugurimit, dy javë pasi Kongresi certifikon rezultatin. Nëse presidenti i zgjedhur vdes, nënpresidenti i zgjedhur do të bënte betimin si president i ri më 20 janar.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 54...
Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Tr...
Gjermania feston. Më 3 tetor 1990 mori fund ndarja e saj në ...
Mbrëmjen e kaluar presidenti i SHBA Donald Trump është drejt...
Ditën e djeshme presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e ...
Pasditen e djeshme mediat e huaja raportuan se presidenti i ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkuar sot në sptal pasi...
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson thotë se ësh...
Greqia ka regjistruar sërish një numër të lartë të rasteve t...
Del përgjigjia e tamponit për rivalin e presidentit amerikan...
Këtë të premte Kosova nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga ko...
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trum...
Organizata e njohur Gallup ka bërë një sondazh lidhur me zgj...
Shefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Ba...
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të enjten m...
Maqedonia e Veriut ka regjistruar 162 të infektuar këtë të m...
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny i tha një reviste ...
Bie bilanci i shifrave të rasteve të reja me Covid në Kosovë...
Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia do të bë...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...