web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi nuk ndalet, prezanton goditjen e radhës në merkato

1 Tetor 2020, 14:20, Sport CNA

Klubi i Kukësit nuk ka humbur kohë për të gjetur partnerin e Horiç në qendër të mbrojtjes pas largimit të Erhun Obanor. Verilindorët kanë zyrtarizuar ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi në faqenz zyrtare në rrjetet sociale, marrëveshjen me futbollistin shqiptar, Mehdi Hetemaj.

23-vjeçari ka lindur në Austri dhe madje është aktivizuar edhe me Austrinë U18, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Viner Nojshtad. Ndërkohë, mbrojtësi është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega duke nisur përgatitjet për sezonin e ri, në mënyrë që të ingranohet plotësisht në skuadrën e re.

Njoftimi i Kukësit:





Lajmet e fundit nga