Dita e 26 e protestës/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Protestuesit dhe në ditën e 26 të protestët kundër qeveris...
Presidenti Donald Trump nuk ka pranuar të konfirmojë nëse do të ishte i gatshëm për një kalim paqësor të pushtetit nëse do të humbiste betejën për t?u rizgjedhur më 3 nëntor përballë kandidatit demokrat për president Joe Biden.
“Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha presidenti në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë një konference për shtyp të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën në mbrëmje. “Unë jam ankuar me shumë forcë për fletëvotimet dhe ato janë një katastrofë”.
Pa paraqitur asnjë provë, Presidenti Trump ka folur vazhdimisht për manipulime masive falë dhjetëra miliona fletëvotimeve të dërguara nëpërmjet postës, sistem të cilin demokratët e kanë inkurajuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Ne duam të kemi ? t?i heqim fletët e votimit”, vazhdoi presidenti, duke shpjeguar se nëse do të krijohej një situatë e atillë “nuk do të ketë një transferim, sinqerisht; do të ketë një vazhdimësi”.
Zoti Biden u pyet t?u përgjigjej komenteve të Presidentit Trump, kur mbërriti në Delauerë të mërkurën në mbrëmje.
“Në cilin vend jemi? Po e them me humor”, tha ish-nënpresidenti. “Thashë, në cilin vend jemi? Shikoni, ai thotë gjërat më të palogjikshme. Nuk di çfarë të them”.
Të paktën një nga kolegët e tjerë republikanë të Presidentit Trump në Senat, u shpreh i alarmuar për komentet e presidentit.
?Thelbësore për demokracinë është kalimi paqësor i pushtetit; pa atë kemi Bjellorusi?, tha në Twitter Senatori Mitt Romney nga shteti Jutah. “Çdo sugjerim që një president mund të mos respektojë këtë garanci kushtetuese është i paimagjinueshëm dhe i papranueshëm”.
Zoti Romney ishte kandidati i partisë së tij për president në 2012-ën dhe ka qenë një nga republikanët e paktë në Senat që herë pas here nuk ka qenë dakort me retorikën dhe veprimet e Presidentit Trump.
“Nuk ka dyshim që ai nënkupton pikërisht atë që tha”, tha ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, në kanalin MSNBC rreth komentit të presidentit, duke shtuar se ishte koha që ata që shërbenin në administratën Trump “të jepnin dorëheqjen” në protestë.
Një nga grupet më të vjetra të të drejtave kushtetuese të vendit gjithashtu komentoi.
?Transferimi paqësor i pushtetit është thelbësor për një demokraci funksionale. Kjo deklaratë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të shqetësojë çdo amerikan?, tha David Cole, drejtori kombëtar ligjor i Unionit Amerikan të Lirive Civile.
Më herët të mërkurën, Presidenti Trump tha se ai mendon se zgjedhjet e nëntorit “do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë dhe unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi nëntë gjyqtarë”.
Presidenti planifikon të shpallë të emëruarën e tij për Gjykatën e Lartë të shtunën që nëse miratohet do të zëvendësonte gjykatësen liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq të premten e kaluar.
Nëse Senati konfirmon kandidaten e presidentit para zgjedhjeve, kjo do t’i jepte krahut konservator një shumicë 6-3 në gjykatë.
“Ky mashtrim që demokratët po bëjnë, është një mashtrim, mashtrimi do të jetë përpara Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara dhe unë mendoj se të kesh një situatë 4-4 nuk është një situatë e mirë”, tha Presidenti Trump.
Presidenti ka shprehur vazhdimisht shqetësimin në lidhje me planet nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetet Kaliforni, Kolorado, Hauai, Nevada, Nju Xhersi, Oregon, Jutah, Vermont dhe Uashington, për të dërguar automatikisht fletëvotime për zgjedhjet të gjithë banorëve të shtetit.
Benjamin Ginsberg, një avokat i njohur për çështjet zgjedhore i cili ka përfaqësuar katër kandidatë republikanë për president, është cituar këtë muaj duke thënë se parashikimi i Presidentit Trump për mashtrim me këto vota nuk ka prova.
“Fjalët e presidentit e bëjnë retorikën e tij dhe të Partisë Republikane të duket më pak si një shqetësim i sinqertë – dhe më shumë si hipokrizi për të siguruar një avantazh elektoral”, shkruajti zoti Ginsberg në një artikull në gazetën Washington Post. “Dhe ata dalin ndërsa republikanët që përpiqen të fitojnë çështjet e tyre në gjykata duhet të përballen me të vërtetën themelore se katër dekada hetimi të dedikuar kanë prodhuar vetëm incidente të izoluara të manipulimit të zgjedhjeve”./VOA
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga Co...
Komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, ka deklaru...
Presidenti Donald Trump ka kritikuar Meghan Markle pasi ajo ...
Që nga fillimi i pandemisë 32,104,110 njerëz në të gjithë bo...
Zyrtarët policorë kanë hedhur topa uji kundër protestuesve t...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është gjobitu...
Ndërsa kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet presidenc...
Më 9 shtator, Ragip Kajtazi nga fshati Syriganë në Komunën e...
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Vijnë duke rënë shifrat e rasteve të reja me koronavirus në ...
Kryevirologu amerikan Anthony Fauci ka bërë një deklaratë su...
Vullnetarët vunë 20 mijë flamuj të vegjël amerikanë përreth ...
Në një ese Viktor Orban ankohet për “çoroditjen” e perëndimi...
Kulla Eiffel në Paris u evakua dhe u rrethua nga policia pas...
SHBA qëndron në vend të parë si vendi më i prekur nga korona...
Kulla Eiffel në Francë është evakuar menjëherë pasi mori kër...
Pas disa javësh proteste për shkak të zgjedhjeve të diskutue...
Princ Harry dhe Megan Markle folën për zgjedhjet e ardhshme ...
Princesha Diana dhe kunata e saj, Sarah Ferguson krahasohesh...
Qeveria ka paralajmëruar “masa më të ashpra” nëse njerëzit n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...