Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën ?Fran Bardhi?, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., 24 vjeç, sepse në afërsi të fshatit Shupalë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të mitur me iniciale A. Th., 16 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, pasi në Kamzë, në lagjen Nr. 5, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në marketin e shtetasit S. K., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa cigaresh.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi në rrugën ?Sadik Stavaleci?, Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. C., 44 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmës, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. B., 32 vjeç dhe S. B., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
U referuan materialet dhe punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim J. C., 26 vjeç, sepse në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al
Një pedagog i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitet...
Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite bur...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha është i ftuar mbrëmjen e ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e e sotme në ...
Lirie Xhepa, nënë e katër fëmijëve, u gjet në 13 shkurt të 2...
Arrestohet 66 vjeçari që ka dhunuar 75 vjeçaren Pina Qato, d...
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme pen...
Policia ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kër...
Gjatë orëve të fundit polica ka vënë në pranga persona të ...
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ...
Preng Gjini, personi të cilit iu bë atentat disa ditë më par...
Një 14-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durësit, pasi...
Policia ka goditur një tjetër rast të tentativës për shpërn...
Policia e Matit ka finalizuar operacionin e koduar “BILETA”,...
Elbasani mbetet një vatër për përhapjen e Covid-19, pasi jan...
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të d...
Arrestohen dy persona në Tiranë në kuadër të operacionit pol...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaninë të Vlorës.Mësohet s...
Ndërron jetë në spital 38-vjeçari shqiptar Selvadi Shehaj, i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...