web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdorte 4 emra të ndryshëm/ Arrestohet 44-vjeçari i kërkuar nga Interpoli

23 Shtator 2020, 07:34, Kronika CNA

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte dënuar 6 vite e 8 muaj burg.

44 vjeçari i cili përdorte  4 emra të ndryshëm  u arrestua në qytetin e Elbasanit.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale ?Organizatë kriminale? dhe ?Trafik i lëndëve narkotike?, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për të bërë të mundur  ekstradimin e këtij shtetasi në drejtim të Italisë.

 





Lajmet e fundit nga