web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

17 Shtator 2020, 20:52, Kronika CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qenas të Fierit. Një mjet ka përplasur një 30-vjeçar me biçikletë dhe si pasojë, i riu ka ndërruar jetë.

?Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë?, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al





Lajmet e fundit nga